Dy raste të dyshuara vetëvrasjesh u shënuan brenda pak orësh në Laç dhe Tiranë.
Fillimisht ishte një banor i Laçit, që vendosi t’i japë fund jetës pranë kryqit të madh tek Kisha e Laçit.
Dorjan Fezaj, 29 vjeç, qëlloi veten me pistoletë.
Ky është rasti i parë i vetëvrasjes në këtë vend të shenjtë.
Mendohet se Fezaj, që kishte pak muaj që ishte kthyer nga emigracioni, vuante nga depresioni.
Fezaj ishte emigrant në Spanjë dhe tani punonte në një biznes në Tiranë.
Megjithatë policia po heton edhe pistat e tjera përveç vetëvrasjes.
Ndërkohë, pasdite u gjet një trup i pajetë në liqenin e Farkës në Tiranë.
Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje ka mundur ta identifikojë atë si Napolon Myrtezaj, 46 vjeç, ndërkohë që nga të dhënat fillestare dyshohet se personi mund të jetë vetëmbytur.
Sipas policisë, viktima është gjetur me duar të lidhura.
Është dashur ndërhyrja e polumbarëve të RENEA-s për të nxjerrë trupin e tij nga liqeni.
Të njëjtat burime saktësojnë se kanë qënë problemet familjare ato që e kanë detyruar 46- vjeçarin të ndërmarrë aktin e rëndë. Napolon Myrtezaj ishte nga Elbasani.
po si mund te vetembytesh me duar te lidhura kjo eshte absurde dikush ja ka lidhur duart dhe e ka mbytur.
Njeri Vret vhten te Ktyqi .i Kishes!!!
Tjetri Lidh duart Vete ( se kuptoj se si mund ti lidhesh duart vete) dhe vetembytet ..jetojme ne Boten e Qudirave.!!Sidomos ne Shqiperi..!!!
eh sa keq…http://goo.gl/FDR3Bf