Mazhoranca duket e vendosur që t’i heqë edhe një kompetencë tjetër Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Sipas Mapos, është propozuar që drejtori i Shkollës së Magjistraturës të emërohet nga Këshilli Drejtues i Shkollës, me konkurrim.
Më përpara në ligj përcaktohej se drejtori i Shkollës së Magjistraturës emërohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me propozimin e Këshillit Drejtues.
Kurse me ndryshimet e reja, është vetë Këshilli Drejtues, që me anë të konkurrimit, zgjedh drejtorin e shkollës.
Në rast se drejtori zgjidhet nga radhët e gjyqtarëve ose prokurorëve, atëherë emërimi i tyre bëhet pasi të jepet pëlqimi i KLD ose Prokurorisë së Përgjithshme.
Ky vendim vjen pasi KLD vendosi të emërojë në krye të Shkollës së Magjistraturës Neshat Fanën, ish- avokat i Sali Berishës.
Vendimi u mor pak ditë pasi Sali Berisha humbi zgjedhjet.
KLD rrëzoi një propozim të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës për të mbajtur në detyrë Mariana Seminin.
Pasi refuzoi Seminin, KLD ndryshoi një në anëtarët e Këshillit Drejtues, Sokol Binajn, për të ndryshuar balancat në votim në favor të Fanës.
Binaj u zëvendësua nga Gjin Gjoni.
Kini nje lapsus ketu:
Jo Nishanit,por Berishes!
Hajde Titi Mashallah, fluturo me krah, luj Titi luj, diten ta paguj
I keni verifikuar pasurite e keti debili – neshat? Do te habiteni!
shkurt fare do e bejne qe te dorhiqet vete…http://goo.gl/fWb0r8
Ore zoterinj keti Nishanit mos i hiqni te drejtat, por ndryshoni ligjin presidenti te zgjidhet nga populli ,si e ka gjithe bota se Nishanit ju dogj zemra per popullin,kur ai nuk u zgjoth nga populli,por nga Sali Berisha.