Policia e Tiranës arreston 4 persona, të cilët dyshohen për të paktën 10 raste të vjedhjeve me dhunë të qytetarëve në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se, më datë 01.07.2014, ora 01.49 nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pas një pune intensive hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe më pas arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të dyshuar për një sërë vjedhjesh me dhunë të qytetarëve në Tiranë.
Sa sipër, strukturat e komisariateve të Tiranës arrestuan shtetasit, D.S, 17 vjeç, banues në Tiranë; Aleksandër Ukë Gjoni, 23 vjeç banues në Tiranë; Jupe Mehmet Braja, 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë; si dhe Xhuljan Zyhdi Gjoshi, 19 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u krye pasi dyshohet të jenë autorë të vjedhjes me dhunë, të shtetasit G.Xh, vjedhje e ndodhur më datë 29.06.2014, në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Nga kryerja e veprimeve hetimore të shtetasve iu gjetën dhe ju sekuestruan me cilësinë e provës materiale, disa telefona të vjedhur.
Po ashtu, është bërë u bë dokumentimi i disa vjedhjeve me dhunë, që këta shtetas kanë kryer në bashkëpunim me njëri– tjetrin në kohë e vende të ndryshme.
– Më datë 19.12.2013 në rrugën “Nikolla Lena”, vjedhje me dhunë ndaj shtetasve A.B ku kanë arritur të marrin disa telefona celularë.
– Më datë 26.04.2014, në rrugën “Medar Shtylla”, vjedhje dhe plagosje e lehtë me dashje ndaj shtetasve B.M dhe V.M.
– Më datë 28.04.2014, në ambientet e një qendre tregtare kanë vjedhur me dhunë çantën e një shtetaseje.
– Më datë 22.04.2014, në rrugën “Mine Peza”, kanë vjedhur nga qafa varësen e floririt shtetases M.D.
– Më datë 24.05.2014, në rrugën “Myslym Shyri”, kanë vjedhur telefonin tip “HTC” shtetasit Th.Q.
– Më datë 27.01.2014, në rrugën “Karl Gega”, kanë vjedhur portofolin shtetasit E.L.
ktheni sherbimin ushtarak te detyrueshem per 2 vjet se ngelen keta bijte e malokeve duke vjedhur rrugeve.
Bravo policise se shtetit
Maksimale puna dhe gadishmeria e policise se shtetit, nje super bravo
Aksion i papare ju lumte cunave te Tahirit, me te miret
Te papare jane, ju lumte
keta te rendomtit kapin keta te policise qe nuk i hyjne ne pune njeri, Santon gjeni kush e vrau…http://goo.gl/iExlRB
Dakord qe te gjejne edhe vrasesin e Santos por keta te katert qe u kapen sot vjedhin e vrasin perdite njerezit e thjeshte i dashur klidi,kane frike grate e te rinjte te ecin rruges se krimba si keta te rrjepin varesen nga qafa.do ta provosh njehere edhe ti ca do te thote??