“Gangrena e sistemit të drejtësisë është Këshilli i Lartë i Drejtësisë”, u shpreh ministri i Drejtësisë Nasip Naço, një ditë pas debateve mes Ministrisë së Drejtësisë dhe KLD për emërimin e disa gjyqtarëve.
Naço e cilësoi zgjedhjen e gjyqtarëve për plotësimin e 4 vendeve vakante në Gjykatën e Tiranës jo të mbështetur në ligj, por bazuar në preferencat e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
“Ky është një turp tjetër i KLD, pasi kam kërkuar shumë herë që të bashkëpunojmë. Si ministër i kam propozuar të shpallen vendet vakantë. KLD ka pasur synim të emëroj gjyqtarët në Tiranë e jo në rrethe. Që nga muaj shtator kam kërkuar bashkëpunim. Por KLD ka emëruar ata gjyqtar që ka dashur vetë. Nuk mund të bëhemi pjesë e BE nëse nuk respektohet ligji. Nuk ka transparencë nga ana e KLD, këtë gjë e vërtetojnë dhe ankesat e qytetarëve. Mjafton tu them faktin e gjykatës së Lushnjes, e cila nuk merr pagën. Ndërkombëtarët tashmë e kanë kuptuar, dhe vetë qytetarët.”, theksoi Naço.
Në vijim ai tha se ky nuk është rasti i parë kur KLD vepron në bazë të agjendave personale.
“Nuk është rasti i parë që KLD e shkel ligjin, ndjek agjendë personale. Rasti djeshëm është flagrante, pasi kisha lajmëruar që nuk do isha. Dhe Seanca nuk e shtyhu mbledhjen deh presidenti nuk ishte. Muaj më parë në kabinete politike ishin përfshirë ata persona që janë prezantuar për vendet vakantë në gjykata. Prej disa muaj nuk marrin pagat gjyqtarët në Lushnje, të cilët po denigrohen. Në rastin e djeshëm, duket qartë axhenda personale e KLD dhe po emëron në mënyrë selektive”, tha Naço për News24.
Sipas tij, Parlamenti duhet të vazhdojë reformat në sistemin e drejtësisë, një sistem i përgojuar dhe i përfolur.
“Gangrena e sistemit të Drejtësisë është Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Mjafton të bëni një sondazh, dhe qytetarët e votojnë që KLD nuk respekton ligjin. KLD është një ishull i izoluar që nuk respekton”, theksoi Naço.
Ai shtoi se veprimet e KLD-së janë një rishkelje e ligjit.
Te drejte ke mor zoteri, po ku pyet Nishani, i ka marre direktivat me kohe dhe nuk ia mban te ndryshoje gje, se i hapen shume gropa dhe si kapercen dot. PRESIDENTI nga POPULLI kjo eshte zgjidhja.Ata qe nuk e perkrahin kete (politikanet) jane te korruptuar ose kane frike per ato qe bejne.
Cpresim ne nga KLD, KUR ATY JANE ANETARE ME 6 MUJORE.
Gangrena mbetet politika e dhjeramaneve qe edhe pas nje viti te fitores, akoma s’guxojne t’i qasen pushtetit. Vafshi ne djall pjella te qelbura banditesh!