Skandali në Gjykatën e Pukës/ Prokuroria kërkon burg për sekserin, avokatët dhe sekretaret

30 Qershor 2014, 19:36Kronika TEMA

Prokuroria e Shkodrës ka paraqitur pretencën për pesë të pandehur në një nga skandalet më të mëdha të drejtësisë shqiptare.

Bëhet fjalë për atë që njihet si skandali i Gjykatës së Pukës dhe që u dokumentua nga emisioni investigativ “Fiks Fare”.

Skandali tregoi se sistemi i drejtësisë është kaq i kalbur dhe i korruptuar, duke nisur nga sekretaret, avokatët, prokurorët dhe gjyqtarët.

Prokuroria e Shkodrës, pas procesit me gjykim të shkurtuar, ka kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin me 20 muaj burg për sekserin Defrim Prençi; deklarimin fajtor për avokatët Fran Dashi dhe Fariz Xhurxhi dhe dënimin e tyre me 2 vite burg; si dhe deklarimin fajtor dhe dënimin me nga 6 vite burg për sekretaret Liljana Shkjau dhe Meliha Kukaj.

Ndërkohë po vazhdon gjykimi me procedurë normale për ish- kryetarin e Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi dhe ish- drejtuesin e Prokurorisë së Pukës, Pëllumb Prençi.

Gjithçka nisi pas arrestimit të gjashtë anëtarëve të një familje në Fushë Arrëz, që po protestonin kundër një firme.

Një familjar i tyre vendosi të dokumentojë kalvarin në shkallët e drejtësisë, duke regjistruar me kamera të fshehtë.

4 komente në “Skandali në Gjykatën e Pukës/ Prokuroria kërkon burg për sekserin, avokatët dhe sekretaret”

  1. in a says:

    a di njeri perse sekretaret denohen me shume se avokatet qe ne fund te fundit jane destinacioni kryesor i parave?

  2. HI says:

    sekretaret duhet te denohen me nga 2 vjet ndersa te tjeret sekser-avokat e gjykates me nga 6-10 vjet

  3. faleminderit BE says:

    ja nje deshmie e qarte e deshtimit te sistemit te drejtesise ne Shqiperi…http://goo.gl/wEgJxw

  4. AK-47 says:

    Pellumb Prenci eshte dhendri i ish kryetarit te gjykates shkoder dhe burri i prokurores ne prokurorine e shkodres qe jane femijet e nje te denuari per korrupsion qe ne 2008… Familje kampion kombetar per korrupsion!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje