Policia ka arrestuar një tjetër person nga Lazarati, i cili akuzohet për sulm me armë ndaj policisë por edhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit në Lazarat policia ka mundur të arrestojë shtetasin Belul Toto 26 vjeç, i shpallur në kërkim. Ky shtetas ka qenë i dënuar me 5 vite burg për trafik droge.
Numri total i të arrestuarve në Lazarat ka arritur në 35. Ndërkaq ditën e djeshme nga kontrollet e ushtruara në banesat e Lazaratit, janë zbuluar dhe asgjesuar rreth 4 ton e 415.7 kilogramë kanabis sativa. Po ashtu janë sekuestruar edhe 24 automatikë dhe pushkë, si dhe 11903 fishekë të ndryshëm e një granatë.
Nga kontrollet e ushtruara janë zbuluar dhe asgjësuar rreth 62.5 ton dhe rreth 134 mijë rrënjë kanabis sativa.
Gjithashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat, Dasho Aliko. Ndërkohë që operacioni i policisë për kontrollin e territorit me qëllim gjetjen dhe asgjesimin e lëndëve narkotike por edhe sekuestrimin e sendeve të paligjshme do të vazhdojë edhe në ditët në vijim nga Policia e Shtetit.
Bravo, duhet ti shkoni deri ne fund!
nje tjeter muslimon i ”ndershem” nen pranga………….
Kokat o miq, kokat. Ato na duhen.
Po perse nuk shkruan njeri se sa eshte vlera e Canabisit te azgjesuar.
Une nuk jam expert por kam pershtypjen qe nje kg kushton ne tregjet europiane diku tek 20.000 €. Po ta shumezosh me 60 ton i thone te pakten 1.2 miliarde €.
jo, jo, nuk besoj se eshte e vertete, Dashua thoshte qe ne Lazarat nuk ka hashash, tani nga na dolen tonelata droge dhe qindra arme, perfshire mitraloze