Këshilli i Lartë i Drejtësisë e konsideron si vlerësim real dhe objektiv të sistemit gjyqësor në Shqipëri konkluzionet e raportit të publikuar nga GRECO (Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit). Sipas KLD-së, megjithëse raporti evidenton se gjyqësori shqiptar është duke vuajtur nga niveli i ulët i besimit të publikut dhe pushteti i tij mbetet i dobët, në kapitullin për gjyqësorin, raporti ka pasqyruar realisht punën e bërë së fundmi nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Inspektorati i tij, në kontrollin, përmirësimin dhe forcimin e pavarësisë së gjyqësorit në Shqipëri.
“Në raport evidentohet fakti se në vitin 2013, KLD-ja i ka dorëzuar Ministrit të Drejtësisë shumë kërkesa për mundësinë e fillimit të procedurave disiplinore për gjyqtarët e gjetur me shkelje pas kontrolleve të ushtruara nga Inspektorati i KLD-së. Në raport konstatohet me sy kritik fakti që Gjyqësori nuk ka kontroll mbi zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe se e drejta për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve të gjykatës i takon ekskluzivisht të Ministrit të Drejtësisë.”, thuhet në reagimin e KLD
Këshilli i Lartë i Drejtësisë duke i konsideruar me vënd rekomandimet e GRECO që, me synimin për të siguruar mbrojtje kundër ndërhyrjes arbitrare në administrimin e drejtësisë :
i) duhet të përcaktohen në mënyrë të qartë shtrirja e së drejtës së Ministrit të Drejtësisë për të shqyrtuar funksionimin e shërbimeve gjyqësore e administrimin gjyqësor, siç parashikohet në nenin 31 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, dhe
ii) kryetarët e gjykatave përkatëse, duke përfshirë edhe atë të Gjykatës së Lartë, të kenë të drejtë për të filluar procedurat disiplinore ndaj gjyqtarëve.
i mbështet fuqishëm ato dhe njëherazi inkurajon institucionet përkatëse për marrjen e masave ligjore për implementimin e këtyre rekomandimeve në një kohë sa më të shpejtë në legjislacionin shqiptar.
KLD, i konsideron tepër të vlefshme sugjerimet e GRECO, në gjetjet e zgjidhjeve përkatëse për disa problematika që shqetësojnë sot sistemin gjyqësor, reformimi i të cilit është një ndër prioritetet kryesore të Këshillit. KLD falenderon GRECO dhe shtetet anëtare për ndihmën që ato i kanë dhënë Republikës së Shqipërisë që të identifikojë mangësitë në politikat kombëtare anti-korrupsion, duke nxitur reformat legjislative, institucionale dhe vënien e tyre në jetë. GRECO ofron një platformë reale për të shkëmbyer praktikat më të mira në parandalimin dhe zbulimin e korrupsionit.
duhet vene dore ne menyre urgjente ne kete sistem te deshtuar arsimor…http://goo.gl/lqE6n6
Po për Gjin Gjonin ç’thoshte raporti? KLD duhet të shkrihet urgjentisht dhe të riformatohet me elementë të rinj nga jurisprudenca të papërlyer me pisllëqet e njëzet e ca viteve demokraci.
ca thu o thankju beeee? po flet per gjyqesorin jo per arsimin. arsimin e ke nje kat me poshte dera e pare djathtas
Keta flasin vetem per te marre me shume kompetenca nga Ministria e Drejtesise dhe jo per problemet qe pse besimi ne sistemin gjygjesor eshte i ulet. Pse gjykatat nuk kane pushtet? Ky qenka i gjithe problemi i drejtesise shqiptare qe Ministria e Drejtesise paska me shume kompetenca per te filluar procudure disiplinore. Shume konkluzione te mjeruara. KLD eshte e kontrolluar e tera nga njerezit e emeruar nga Berisha permes Nishanit. Po per kete tha gje GRECO?
KLD-ja eshte organi me i MJERUAR i shtetit shqiptar!!!
KLD-ja eshte kthyer ne nje vend-strehim per militantet partiake te PD-se dhe vecanerisht te Sali Berishes dhe e kane kthyer GJYQSORIN ne ARMIKUN E DREJTESISE NE SHQIPERI!!!
ZJARR KUNDER GJYQSORIT!!!
Te shikojn pune e tyre edhe spanjolli i europes qe esht vedni me i korruptuar drog trafik korrupsin ekonomi ne OO.Jep lek europa per spanjen.
More po ckane me drejtsin a qeverise shqiperia apo europa.a esht shtet indipendet shqipreia askerkund gjygjsori nuk kontrollohet nga askushe.