Policia e Shtetit ka gjetur një arsenal armësh të hedhura në zonën e lumit Drino në Gjrokastër. Armët ishin fshehur pranë varrezave publike të qytetit dhe mendohet se një pjesë të jenë hedhur në lumë nga banorët e Lazaratit.
Armatimi i gjetur është i llojit të rëndë si mitrolozë të rëndë, murtaja, granatëhedhës, granata, fishekë, predha murtaje, etj. Aktualisht në vendngjarje 2 grupe hetimore po kryejnë veprimet procedurale dhe hetimore.
Në vijim të operacionit të ndërmarrë nga Policia e Shtetit në fshatin Lazarat, mbrëmë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Vangjel Hasim Tule, vjeç 29, banues në Lazarat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë në banesën e këtij shtetasi në lagjen Gjokaj, i janë gjetur 17 thasë me lëndë narkotike kanabis sativa me peshë 46 kg, 14 granata mbrojtëse, 4 ndezësa të unifikuar, si dhe një kuti tjetër me ndezësa të unifikuar. Materialet procedurale në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë për veprat penale “prodhim e shitje të narkotikëve” dhe “mbajtje e armëve e municoneve luftarke”.
Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar e ndaluar 27 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat.
Policia e Shtetit edhe gjatë ditës së sotme vijon operacionin në fshatin Lazarat për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjesimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme.
REZULTATE TË OPERACIONIT NË TOTAL
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 54 ton e 410.565 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
Janë gjetur 8 pako e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 1.3 kg lëndë narkotike çokollatë, si dhe 3 kg farë kanabis sativa.
Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.
Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:
– 293 armë zjarri automatikë e pushkë, 13 pistoleta, 2 snajper, 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 22 mitrolozë, 1 gulinov , 4 antitank, 1 murtajë dhe 4 granatëhedhës, 2 armë të vjetra, si dhe 15 armë gjahu.
– janë gjetur e sekuestruar 45 armë të djegura, si: 2 snajper, 6 mitrolozë, 1 granatëhedhës, 26 automatikë dhe 3 pushkë, 2 armë sharp gjermane, 3 pistoleta, 2 armë gjahu, po ashtu dhe pjesë armësh si 1 silenciator dhe 2 krëhra.
– janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 116.733 fishekë të llojeve të ndryshme, 315 kallëpë tritol dhe një arkë me tritol, 217 granata dhe një arkë me granata, 67 predha granatëhedhësi, 8 krëhra fishekësh, 1620 kapsolla detonatore dhe një sasi tjetër e konsiderueshme, 126.3 m fitil zjarrpërcjellës, 195 krëhra fishekësh, 9 mbushje predhash.
– janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, si dhe 23 automjete të tjera.
– janë bllokuar dhe 3 mjete të djegur (2 furgonë dhe 1 veturë) me kanabis.
– janë sekuestruar 32 targa automjetesh.
– janë sekuestruar 9 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 18 gërshërë për krasitje kanabisi, 2 pajisje për vakum ajri.
– është sekuestruar 1 aparat kërkues floriri dhe 4 kasaforta.
– është gjetur e sekuestruar 1 metalkërkues,
– dokumenta identitetesh të ndryshme, uniforma policie.
– 1 maskë, 1 jelek multifunksional policie, 1 dylbi termike.
– nga kontrolli i forcave të policisë në territoret përreth banesës së një shtetasi në fshatin Kordhocë, në një tunel u gjet një sasi prej 26 milion e 480 mijë lekë të vjetër, të cilët u bllokuan me cilësinë e provës materiale.
– si dhe një sasi e madhe gëzhojash.
Krahas sa më sipër në një kazino në qendër Lazarat janë gjetur e sekuestruar dhe:
– 19 makineta lojra fati
– 1 rulet lojëra fati
– 2 tavolina-fusha lojra fati
– 2 kasaforta
– 9 bateri për makinetat e lojrave të fatit
Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 614 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës. Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar e ndaluar 27 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. Po ashtu është proceduar penalisht dhe kreu i Komunës Lazarat.
Ky fshat te jep pershtypjen e nje GERDECI te dyte.
Nuk e kuptoj se si eshte gjalle akoma ai kremineli sali kur pretendon per demokraci dhe shtet ligjor.
Detyra e qeverise eshte ti gjeje vendin atij kremineli pastaj te vazhdoje punen me te tjeret
Kremineli,tradhtari,hajduti Sali ne burg,ne burg,ne burg bashke me dasho Alikon qe kane dirigjuare bashke nje fshat dhe e kane kthyere ne kreminele te rendomte.
Bravo qeveria,bravo Edi Rama,bravo policia e shtetit.
Te gjithe flasin per drogen. Asnjeri nuk po flet per arsenalin e armeve qe gjenden ne kete fshat. Siduket qeverria e me parshme e dinte situaten prandaj kishte frike te nderhynte. Shyqyr qe Dasho Alikos nuk i eshte mbushur mendja te sulmonte te merrte Tiranen se edhe ajo e shkret Brigad qe ka ushtria nuk e disponon ate poptenciaL USHTARAK QE ZOTERONTE DASHUA. Dikur Sala mburrej me Mamurrasin, por realiteti tregon se forca ushtarake e PD paska qene Lazarati. Sidoqofte urojme qe ti shkohet deri ne fund dhe kriminelet te shkojne para drejtesise.
do i verifikoni keto informacione apo do vazhdoni ti jepni pa filter, sic i degjoni nga berberi i fshatit. Nuk ka arme sovjetike Gulinov, ka vetem Goryunov SG-43/SGM. Dhe nuk ka arme gjermane sharp. Edhe e bukra eshte qe ngaqe nuk keni asnje informacion per to, i publikoni direkt bruto sikur te gjithe e dine se per cfare modelesh behet fjale.