Lazarat/ Arrestohen dy persona, iu gjetën në banesë lëndë narkotike, armë e municione

24 Qershor 2014, 11:31Kronika TEMA

Policia e Shtetit në vijim të operacionit të ndërmarrë në fshatin Lazarat, arrestoi në flagrancë 2 shtetas të akuzuar për veprat penale prodhim dhe shitje të narkotikëve, kultivim të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak. 

Nga strukturat e policisë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Maridion Dervish Selimi, vjeç 25, banues në Lazarat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij është gjetur një sasi prej rreth 720 kg lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe 1760 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar dhe 250 fishekë model 56. Materialet procedurale në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë për veprat penale “prodhim e shitje të narkotikëve”, “kultivim i narkotikëve”, dhe “mbajtje e armëve e municoneve luftarke”. 

Po ashtu është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Lutfi Dervish Trako, vjeç 46, banues në Lazarat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Lazarat u gjet një sasi prej rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Materialet procedurale në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë për veprat penale “prodhim e shitje të narkotikëve”. 

Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar e ndaluar 24 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. 

Policia e Shtetit vijon operacionin në fshatin Lazarat për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjesimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme. 

Deri në këto momente janë sekuestruar sasi të konsiderueshme kanabisi, ku në një banesë u gjetën mbi 1.5 ton, ndërkohë gjatë kontrolleve në një tunel janë gjetur sasi të mëdha boçe bimë narkotike.

1 komente në “Lazarat/ Arrestohen dy persona, iu gjetën në banesë lëndë narkotike, armë e municione”

  1. tafili says:

    ka cecua bixhak.bolle na cat kaptinen lazo lazo.iku ai qe ju krente bishtin fudrina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje