Gjykata pezullon nga detyra 11 inspektorë ndërtimi

21 Qershor 2014, 15:50Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës, pas kërkesës së Prokurorisë Tiranë, Njësia Task-Force, në dy procedime të veçanta, ka vendosur masën e pezullimit nga detyra për 11 inspektorë ndërtimi, nga të cilët 8 të Inspektoratit Ndertimor Urbanistik Kombëtar (INUK) dhe 3 të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV), Bashkia Tiranë. Të gjithë inspektorët, të cilët e janë në dy procedime të vecanta, akuzohen për “shperdorim detyre”.

Inspektorët e INUK akuzohen për shpërdorim detyre në bazë të fakteve dhe provave që janë hetuar dhe grumbulluar nga Prokuroria e Tiranës gjatë hetimeve për kryeinspektorin e INUK, Zyhdi Dajti. Ky i fundit do gjykohet në gjendje të lirë, pasi Gjykata e Tiranës mori vendim për të vijuar hetimin ndaj tij në gjendje të lirë

Inspektorët e INUK të pezulluar nga detyra:

1. Petrit Asllani
2.Dorjana Ferati
3. Ismail Kamberi
4.Ermal Kaçurri
5.Bledar Aliaj
6.Elvis Xhaxho
7.Vilson Dushku
8.Agim Kaloçi

Inspektoret e INUV akuzohen për shpërdorim detyre në bazë të fakteve dhe provave që janë hetuar dhe grumbulluar nga Prokuroria e Tiranë gjatë hetimeve për kryeinspektorin e INUV, Bashkia Tiranë, Florenc Hoxha.

Inspektorët e INUV te pezulluar nga detyra:

1.Artan Noka
2.Irlind Topi
3.Shkelzen Hoxha

3 komente në “Gjykata pezullon nga detyra 11 inspektorë ndërtimi”

  1. Rebeli says:

    Gjykata.Cila gjykate?Ka 25 vite qe Shqiperia ka paguar mender inspektore apo police ndertimore.Per çfare kane qene?Cfare ka bere kjo kategori nepunesish?O Zot.Te dhjefsha shtetin me nje mut.Si nuk mer nje vendim gjykata e tu thote te kthejne parate qe kane marre nje me nje ,per infomalitetin dhe katrahuren urbane qe kemi ngritur.

  2. Treviso says:

    Une mendoj qe gjykatat ta ndryshojne denimin, nga me burg ne gjoba te majme. Denimi me burk te jete per kriminelet, per grupet mafjoze dhe per te gjithe ato qe kan bere korrupsion ne grup, duke detyraperfituar nga detyra shteterore. Te gjithe nenpunsit e pamvarur nese gjenden fajtore duhen denuar dyfish me burg, duke i konfiskuar dhe pasurite.Fjala vjen per Gjin Gjonin.

  3. thegreatness says:

    O Petro kryeson listen eee, keni marre leke te madh ju, te hiqeni fare nga detyra dhe te ndiqen penalisht: http://goo.gl/EEBLGL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje