Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot masën e sigurisë arrest me burg për Razip Mahmutajn i njohur ndryshe si Gate Mahmutajn.
Mbi të pandehurin Mahmutaj rëndojnë dy akuza, ajo për tentativë vrasje të punonjësve të policisë dhe kultivim të lëndëve narkotike.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e arrestit me burg edhe për Matias Bocin e Emiliano Aliko, nën akuzën “Tentativë vrasje të efektivëve të policisë”.
Razip Mahmutaj, i njohur si Gate Mahmutaj, i cili u shpall në kërkim gjatë operacionit të zhvilluar nga policia në Lazarat, u vetëdorëzua në policia mbrëmjen e 18 qershorit.
Mahmutaj cilësohet nga policia si një prej emrave më problematikë në botën e krimit, pasi edhe më parë është përballur me drejtësinë për akuza të rënda.
Masat e sigurisë për të arrestuarit e tjerë janë parashikuar të merren nga Gjykata e Gjirokastrës, pasi edhe hetimet po zhvillohen atje.
=========================================
Kot njoftoni popullin neper televizione,
“Prokuroret” nuk ju degjone qeverine por
krye-kriminelin e tyre Ali Bab Berishen
qe leviz i lire.
==========================================