Raporti i DASH/Tahiri: Dëshmi për përpjekjet e Qeverisë në luftën kundër trafikut

20 Qershor 2014, 19:50Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e cilësoi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për trafikun njerëzor si një dëshmi e rëndësishme për përpjekjet e qeverisë në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore. Tahiri vlerësoi daljen e Shqipërisë nga lista e vendeve në vëzhgim për trafikun njerëzor, duke e konsideruar këtë një angazhim të përmbushur të qeverisë shqiptare për 300 ditët e para të saj. Tahiri tha se Qeveria që në fillim ka qënë e vendosur për ta nxjerrë Shqipërinë nga harta e vendeve me probleme në këtë drejtim.

 

“Qeveria e kaluar e renditi Shqipërinë në listën e vendeve në vëzhgim. Falë punës dhe rezultateve të këtyre muajve, DASH-i vëren se kemi punuar mirë. Ky raport është një vlerësim dhe nxitje për të ecur përpara me ritme më të shpejta në luftën kundër trafikut. Ky raport shënon një angazhim të përmbushur të qeverisë Rama që kurorëzohet me ngritjen e Shqipërisë në nivelin e dytë”, theksoi ministri.

Në vitin 2013, tha ai, Shqipëria renditej ndër vendet, jo vetëm me probleme të rënda sa i takon trafikimit të qenieve njerëzore, por dhe që nuk bënte përpjekje për t’u përmirësuar. Megjithatë, theksoi Tahiri, vendi ka ende probleme në trafikimin e qenieve njerëzore, por po ecën në drejtimin e duhur.

“Raporti është vlerësim për rezultatet e arritura, por dhe një nxitje e fortë për të ecur përpara duke forcuar bashkëpunimin institucional, si dhe për të çuar para drejtësisë njerëzit e akuzuar për trafikim. Ka vetëm dy raste të dënuara për këto vepra penale për të konstatuar se drejtësia ka shumë për të bërë në këtë drejtim, por dhe për riintegrimin e viktimave të trafikimit”, tha ministri i Brendshëm.

Nga ana e saj zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, njëkohësisht koordinatore e luftës kundër trafikut njerëzor vlerësoi mbështetjen e agjensive të zbatimit të ligjit dhe sidomos të partnerëve ndërkombëtarë për përkrahjen që i japin njësisë antitrafik

3 komente në “Raporti i DASH/Tahiri: Dëshmi për përpjekjet e Qeverisë në luftën kundër trafikut”

  1. Treviso says:

    Ministria e Breshme renditet e para ne klasifikim, per pune te lavderueshme. Shpresojme qe te marin shembull ministrite e tjera nga kjo ministri dhe nga Sjmir Tahiri.

  2. beni says:

    Duhet punuar me shume ne kete drejtim, kush kapet ne trafik njerezish te denohet me burgim te perjetshem,vetem keshtu nuk do ja mbaje njeriu te merret me keto gjera.

  3. shqipetaret e vertete says:

    Minister Tahiri.Ju dhe Didi jini HERNJTE KOMBETARE TE Shqipetareve.Ndaheni pergjithmone Shqiperine nga fashizmi i hajduterise te sali berishes ,Bashes,Nanos,Islamit,Meidanit,Nishanit,Topallit.Sot ne bote shqipetaret njihen si te tille por shqipetaret e vertete jane ndryshe .Shqipetaret jane simbol i vecante ne bote i miresise dhe bujarise te NENE TEREZES.Coheni ne vend kete simbol te vecante.Operacioni te vazhdoje kunder hajduterise dhe krimineleve te islamizmit te Saliut dhe PD.Shqipetaret po presin.Ju dhane nje milion plumba per te ndryshuar shqiperine dhe per tu bashkuar me Kosoven,Shkupin,Ulqinin dhe Camerine per brezat qe do vine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje