Shqipëria, trupa ushtarake në Mali?

18 Qershor 2014, 16:30Kronika TEMA

Në kuadër të detyrimeve të Forcave të Armatosura për integrimin e Shqipërisë në BE, Tirana zyrtare po shqyrton mundësinë për të kontribuar në misionin e BE-së në shtetin afrikan të Malit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë një takimi me homologun e saj francez në Paris ditën e martë. Duke diskutuar për bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes, dy zyrtarët e vunë theksin tek nevoja e thellimit të tij, raporton TCH.

Aktualisht, Franca jep një kontribut të madh në modernizimin e FA-ve dhe në arsimimin e oficerëve shqiptarë në shkollat franceze. Ndërkohë që në një tjetër shtet afriakan, atë të Çadit, ka misione të përbashkëta franko-shqiptare.

Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian tha se, Franca ndjek me shumë vëmendje pjesëmarrjen e trupave shqiptare në Afganistan dhe se e mirëpret kontributin e tyre në të tjera misione të BE-së.

4 komente në “Shqipëria, trupa ushtarake në Mali?”

  1. loni says:

    po shume e drejte per bashkpunim,po kush fiton ne kete bashkpunim shqiperia apo franca?se kur vijne nja dhjete shqiptare per pune ne france te largohen thote gjykata dhe shteti frances dhe per ironine tone ndonje minister i shoqeron shqiptaret ne avjon drejt e ne shtetin e tyre sic ishte pershenbull ministri anglez,kurse per tu vrare per interesat e francen apo angline apo per ameriken jane te gatshem per bashkpunim,po per te na ndihmuar per zhvillim ekonomik nuk duan tja dine fare,cfar bote e korreptuar qe eshte dhe kjo europanlatike.

  2. Roland says:

    Degjeneruam ne nje shtet bashkepushtues te vendeve te tjere.

  3. alion says:

    i gjeten budallenjet francezet, se kur i kerkuan ndhim shteteve te tjera evropiane ato ia kthyen qe kur u futet ne mali nuk na pyetet kurse tani qe po e shikojn bythen keq po kerkojn mbeshtetjen e evropes. po ne kete emision ushtarak asnje shtet evropian nuk po i shkon mbrapa frances. do doja qe shteti jon mos te kerkoj mbeshtetetjen franceze per ne evrop me te tilla pazaresh, se vet gjeneralet francez deklaruan qe terroristet ne mali jan shum te pergatitur dhe nuk e kishin parashikuar nje gje te till

  4. zambi says:

    Franca po kerkon ndihme dhe mbeshtetje ne vendet afrikane ku ajo ka nderhyre. Kerkesa per mbeshtetje e saj ju ehste drejtuar te gjithe vendeve te BE dhe NATO. Eshte nje gje shume e mire qe Shqiperia te kontriboje me trupa per operacionet paqeruajtese.

    Ajo cfare nuk me pelqen eshte genjeshtra “ne kuader te detyrimeve te Forcave te Armatosura per Integrimin e Shqiperise ne BE”. Antaresimi ne BE nuk ka asnje detyrim per dergim trupash ne misione paqeruajtese.

    Keta po mundohen te marrin voten e Frances me te gjitha menyrat. Nqs dergimi i trupave ndihmon ne kete drejtim le te dergohen.

    Nuk e kuptoj pse duhet te na ofendojne duke bere genjeshtra te tilla idiote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje