ILDKP padit në Prokurori 5 kryetarë komunash

17 Qershor 2014, 14:03Kronika TEMA

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim penal ndaj 5 (pesë) subjekteve deklarues pasi nga verifikimet e kryera rezultoi të jenë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal. Kallëzimet penale për shtetasit e mëposhtëm u dorëzuan pranë Prokurorisë së Përgjithshme;

Petro Doda, Kryetar Komune, Komuna Kaçinar, Qarku Lezhë, Ahmet Dede, Kryetar Komune, Komuna Ujmisht, Qarku Kukës Pajtim Gllava, Kryetar Komune, Komuna Ruzhdije, Qarku Fier, Agron Demushi, Kryetar Bashkie, Bashkia Bajram Curri, Gezim Meshaj, Kryetar Komune, Komuna Lekbibaj, Qarku Kukës.

Inspektori i Përgjithshëm, bazuar në nenin 5 të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve, dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, do të njoftojë institucionet eprore të këtyre zyrtarëve, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave përkatëse në përputhje me kërkesat e ligjit.

1 komente në “ILDKP padit në Prokurori 5 kryetarë komunash”

  1. Gezimi says:

    Po kryetaret e komunave ne afersi te Tiranes, qe kane bere namin, kur do i shohim para drejtesise?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje