Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim drejtuesin e një automjeti furgon të mbushur me 500 kg lëndë narkotike.
Drejtuesi ka braktisur mjetin sapo ka vënë re postbllokun e policisë.
Operacioni antidrogë, i koduar “Gërhoti”, u zhvillua paraditen e sotme, duke sekuestruar 500 kg drogë, ndarë në pako të mëdha e të vogla.
Operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, për një furgon që lëvizte në rrugë dytësore në zonën e Gërhotit dhe transportonte një sasi të madhe lënde narkotike.
Gjatë ndjekjes, drejtuesi i furgonit “Sprint Benz” me targa AA 359 HN ka braktisur mjetin dhe ka mundur të largohet në kodrat e Parkut të Viroit, ku vijon ndjekia për kapjen e tij.
Ai është identifikuar tashmë nga ana e policisë. Në brendësi të furgonit u gjendën çanta të mbushura me marihuanë.
Dyshohet se lënda narkotike ishte transportuar me krahë gjatë natës nëpërmjet kodrave, nga Lazarati për në Gërhot.
Nuk arrij te kuptoj pse gjithmon drejtuesi i mjetit apo pronari i mallit arrin te largohet. Eshte e papranushme qe ne cdo raste trafikantet largohen dhe gjojas shpallen ne kerkim. Gjithashtu dhe pronaret e serave te kanabisit gjithmon po punohet per identifikimin dhe kapjen e tyre… Jeni polici apo ekip futbolli.