Vetëvrasja e 22- vjeçares/ Shoqja: Divorci i prindërve e shkatërroi Irisin

12 Qershor 2014, 08:59Kronika TEMA

“Do të hidhem, e kam vendosur”.

Këto kanë qenë fjalët e fundit të 22- vjeçares Iris Belba para se të vetëvritej.

Edhe pse u përfol se mbetja në provime ishte shkak i hedhjes së saj nga tarraca e “Sky Tower”, miqtë e saj në Fakultetin Ekonomik thonë të kundërtën.

Ata kanë rrëfyer për gazetën Shekulli se Irisi ka qenë në një grup me ta gjatë vitit të dytë, por ngaqë nuk kishte marrë disa provime, po përsëriste vitin e dytë.

Ata pohojnë se performanca e Irisit në mësime nuk ka qenë aspak e mirë, pasi vajza nuk e frekuentonte rregullisht shkollën, dhe madje për shkak të mungesave, nuk ishte futur në disa provime.

Sipas mikes së saj të ngushtë, drama familjare e ka çuar 22- vjeçaren në vetëvrasje.

Ajo tregon se gjatë shkollës së mesme, Irisi ka qenë e shkëlqyer me mësime dhe ka dalë e para në disa olimpiada në rang kombëtar.

“Mirëpo pasi nisi universitetin, situata familjare ndryshoi duke i shkaktuar Irisit një tronditje të madhe psikologjike. Me zhvendosjen në Tiranë, prindërit e Irisit u divorcuan. Procesi i divorcit të prindërve të saj ka qenë i vështirë dhe kjo e ka shtyrë Irisin të bjerë në depresion. Për shkak të problemeve familjare, ajo ra nga mësimet dhe ngeli në disa provime, aq sa u detyrua të përsëristë vitin. Gjendja psikologjike e Irisit ka muaj që është rënduar dhe ajo ishte shprehur disa herë se do t’i jepte fund jetës”, tha shoqja e fëmijërisë.

Mikja e saj tregon se Irisi shoqërohej me një djalë, por marrëdhënia e saj nuk ka qenë problematike.

Iris Belba është përcjellë për në banesë të fundit në qytetin e saj të lindjes, në Fier, e veshur me fustan të bardhë.

35 komente në “Vetëvrasja e 22- vjeçares/ Shoqja: Divorci i prindërve e shkatërroi Irisin”

  1. Berlin says:

    Ky problem nuk eshte aq i thjeshte !
    Ajo nuk ka qene vetem ne lokal !

  2. ert says:

    Studentet kane rene dakort per e ngritur nje version te perbashket. Ben pershtypje qe jane te gjithe te nje mendimi ( si ka mundesi ? ) – qe Iris kishte probleme familiare. Ne kete menyre kundershtohet versioni i halles se Irisit qe pedagogu i matematikes kerkonte para per provimin. Studentet kane shitur shoqen e tyre ne shkembim te ndyre te notes me te njejtin pedagog te matematikes. Mendoj qe prokuroret duhet et pyesin mire hallen e Irisit ( por edhe persona te tjere ) se cfare informacionesh ka per ceshtjen e provimeve me pagese nen dore.

    1. Para ne kembim te notes says:

      Pedagogu i matematikes me inicialet O.S. ka kerkuar para ne kembim te notes.
      Mjere studentet qe kalojne per provime nje here nga dora e ketij e nje here nga dora e gruas se tij me inicialet A.S. qe jep gjithashtu mesim ne fakultetin ekonomik.

      1. Eljana says:

        Thuaje troc, Omer Stringa. Gjarper i ulet , njeri i peshtire, pijanec ordiner, i paafte, kriminel ordiner sepse nuk jep mesim dhe kerkon para dhe shikon studentet nga shalet.

        1. Tiku_Jr says:

          Mos harroni edhe Areti Stringen…

  3. LORA says:

    Ka mjaft detaje thelbesore te kolisura ,ndoshta nga e njejta dore,per te fshehur te verteten e thekshme te “vetvrasjes” se tmerrshme.
    Eshte nja nga momentet me te rendesishme per t’i shkuar hetimeve ,me egzigjence superiore,mu ne zemer te problemit qe mori jeten e nje vajze yll.
    Eshte nje alarm i kobshem per te gjithe shoqerine,,,a do te lejojme qe te rinjte te na “vetvriten” mu para turinjve tone???????????????

    1. TEA says:

      universitetet jane kthyer ne ferr per studentet, dhe te mendosh qe ne universitetet publik shkojne nxenesit me te mire pasi u nenshtrohen disa filtrave. Leksionet dhe seminaret nuk zhvillohen normalisht pasi pedagoget jane te punesuar edhe ne uni. private, Nga mungesa e mesimdhenjes studentet kerkojne kurse te cilat nuk u ofrohen, per konsultime nuk behet fjale.Laboratore zero, praktike zero, imagjinoni nje fakultet inxhinjerie elektronike a mekanike, pa laborator,cfare mund te mesosh.Min e arsimit e ndriti me financimin e Univ Publik, mendon per financimin e Univ Private. Perpiqen si e si te fusin para ne xhepat e pronareve te U Priv, se nuk u dalin parate e studenteve per ti lozur kazinove…..Datat e provimeve caktohen ne varesi te angazhimeve te pedagogeve, pa pyetyr ka apo jo sezon midis provimeve. Ka raste bien 3 provime ne 3 dite rresht. Provimi eshte hall me vete, menyra si hartohen tezat, sjellja e pedagogeve skandaloze, perpiqen si tua nxijne jeten studenteve mos nxjerrin ndonje lek.Sekretarite hall me vete, nuk gjen pergjigje per asgje. Harxhojne kohen studentet per te marre nje pergjigje per provimin. Ministria e Arsimit para se te ndermmare reforma per arsimin e larte, te organizoje takime dhe sondazhe te rastesishme me studentet te degjoje hallet dhe problemet e tyre,te shohin si degjenerohen studentet ne ate mase sa detyrohen te ndermarrin veteflijime te tilla.

  4. Gledis Vasili says:

    Provimi i matematikes po behet gjithnje e me shume problem ne feut. Maqon duhet ta qerojne njeher e mire nga mesimdhenia! Kalojne studentet ne depresion per nje lende qe me pas ne profesion nuk te hyn ne pune fare! Ngushellime familjes

    1. elona says:

      Vazhdon akoma Maqo plehra e shkatrron njerezit?!

    2. Futja kot says:

      O goca po mos beni te tilla deklarata se eshte turp! Per petagogun thuaj c’te duash, po te thuash qe ne ekonomik sduhet matematika eshte si te thuash qe ska ci duhet kimia atij qe studion per mjeksi! Do dilni neser do thoni prej raqit qe ska cna duhet as kontabiliteti!

  5. Albi1 says:

    Per te gjithe ata studente qe kane probleme me matematiken ( perjashton ketu problemet me profesorat ndyrsira e te korruptuar) mund ti hedhin nje sy websiteve qe po shkruaj me poshte:

    https://www.khanacademy.org/
    http://patrickjmt.com/
    http://www.examsolutions.net/

    Mos lejoni nje provim te shkuar keq t’ju prishi jeten.

  6. Tarras Zhapkoqi says:

    Zakonisht mesuesit dhe pedagoget qe kane lende te dores se fundit mund te behen te tmerrshem per shkak te inferioritetit te lendes, inferioritet qe ja bashkangjisin personalitetit te tyre. Une nuk do ta besoja qe lenda e matematikes ne ate dege ku studjonte Irisi te ishte nje lende e dores se dyte. Duket e pamundur. Kjo nga ana tjeter nuk do te thote qe kur lenda eshte e dores se pare, nuk do ta kishte mundesine qe pushtetin e saj tja transmetonte profesorit dhe ky te kthehej ne nje ciniko-sadist te ndyre me kerkesa jo vetem per para por edhe per kerkesa te tilla si ato te nje fare pedagoguci te fryre me emrin Pango. Megjithe ate kjo vajze iku ashtu si e thoshte edhe nje studente Albertina Jaçe, për shkak se shoqëria shqiptare po kthehet në nje përbindësh të ftohtë individualist qe nuk sheh asnje mikron përtej egos së vet, gjë e neveritshme për shumë njerëz që kanë sado pak te edukuar humanizmin jetëdhënës.

  7. Bledi says:

    Me sa kam mesuar tani, problemi paska qene sotiraq dhamo, gjakpires, plehre , kafshe me fytyre njeriu. sotiraqi ne burg.

    1. Studenti says:

      Bledi nuk je vec nje vemje! Problem eshte shqyerja e dyerve te Universitetit qe te futi dhe ty student kur nuk je vecse per fillore!!! Turp!!

      1. Adi per Studentin... says:

        Studento mos je gje Sotiraqi ti…Po na jane bere keta Sotiraqet pu pu pu, ska as guxim te mbrojne veten hapur.

        1. Studenti says:

          Adi mos je gje Adushke?

  8. Ish student says:

    Une do te deshiroja me shpirt te me vinte vetem nje here ne dore sotiraq dhamo, omer stringa e manjola naco. i lutem zotit vetem njehere te mi sjelle ne dore, vetem 1 here

    1. Studenti says:

      Mos harro te marresh dhe nje brisk me vehte o “ish student” kur te bjene keta persona ne dore!

      1. Ish student says:

        PO studento po do ta mar dhe kam per ti pre ato koqet e fishkuar si fik i thare

      2. lexuesi says:

        Vetem sa konfirmon qe je “student”, sa here qe replikon studentet dhe ish studentet e vertete!

  9. Gert Lena says:

    Nje engjell me pak, jete te gjate te pangopurve me shembellyra njerezore!
    Arsyeja perse nuk kthehem ne ate toke rrumpalle!

  10. Ish student says:

    O tip studenti, hajde edhe ti , merr edhe ca ke nga fisi dhe do te te rruaj 14 breza.

  11. trimi says:

    O palaco, kam nje shpate te madhe, e do, ta jap falas. jam ndodhur njehere perballe me maqon e matematikes. me eshte lutur si femije. e degjenerova plehren

  12. egi says:

    sa keq ? dikush thote nga provimet dikush nga drama familjare, po kush po e merr vesht, thjesht ishalla nuk sprovohemi me drama te tilla:
    http://bit.ly/1oRINFz

  13. murrizi says:

    Shume keq.Nje veprim kunder urdherit te zotit,kunder natyres,se njeriu qe lind duhet te jetoje deri sa vetem zoti mund te jape vendimin.Me teper respekt per jeten o njerez..!

  14. Pa emer says:

    Fjalet jane gjithmone pa buke! Ti leme organet kompetente ta zgjidhin problemin. Ngushellime familjes!

  15. Albania1 says:

    Ish goce Tallavaje ….. ;)!!

    Me vjen keq …..

  16. Wendy-B says:

    Kushdoqofte arsyeja (ose te gjitha bashke) nje vajze kaq e re,nuk pati guzim te vazhdonte jeten me gjithe problemet e saj. Nje nene humbi gjene me te shtrenjte, femijen, familja nje njeri te dashur dhe shoqeria nje mike.
    Ngushellime familjes.

  17. fun_tr1 says:

    ky eshte bere problem i zakonshem ne shoqerine shqiptare, rasti i goces mund te jet ndryshe, ndoshta mund te kete qene dhe nxense me rezultate te larta,veshtire se ka per tu marr vesh e verteta me keta prokurore ne qarkullim, por provimi nuk eshte motiv per te vrare veten.E shumta po ishte e merzitur te dilte te pinte nje nate…por jeta eshte e gjate dhe ka shume veshtiresi, provimet nuk hyjne fare tek veshtiresite.
    Studentet shqiptare duhet te behen te ndergjegjshem, qe nqs nuk jane ne gjendje te kuptojne matematiken , apo lende te tjera,eshte e kot qe mundohen te diplomohen, te pakten ne shkenca inxhinieri apo ekonomi, e me rradhe.Kjo puna e diplomave eshte bere semundje kolektive si piramidat ne 96-97, qe te gjithe mendonin se mund te kishin te ardhura pa punuar.Edhe tani mendojne se mund te diplomohen pa studiuar.Thjesht nuk eshte e mundur, nqs keni patur veshtiresi per te bere gjimnazin, mos u lodhni kot me provimet e universitetit, nuk do tju vlejne kurre per asgje.Per te bere shitsen, per te punuar ne call center, per te bere kamarierin apo mobilierin apo bojaxhiun etj, nuk ka nevoje te besh sikur diplomohesh ne ekonomi apo juridik apo shkenca politike e me rradhe.Behuni te ndergjegjshem, diploma eshte per 20-30% te popullsise, jo per 100% te popullsise, nuk mund te behen te gjithe drejtore.Sa me shpejt ta kuptojne kete gje te papunet qe bejne sikur studiojne, aq me mire eshte per te gjithe shoqerine shqiptare.Nuk ka punedhenes qe te punesoj nje ekonomist qe nuk kupton nga matematika dhe nuk di te beje bilanc, mund te kete dhe 10 diploma, nuk vlejne per asgje…vecse si leter per banje

  18. dani says:

    Jam ne USA dhe kam mabruar Fakultetin Ekonomik ne Tirane por kam bere dhe shkolle ketu. Jam dakord me studentet qe folen. Bile ketu ata te vjetrit (priderit e emigranteve) te ketushem vazhdojne avazin e “shkolla ne Shqiperi ka qene dhe eshte me e fort se ne USA”.I kuptoj keta mjerane qe do vdesin bashke me idete staliniste. Dhe shpesh u shtroj pyetjen : Kush ka ecur me shume USA apo Shqiperia ? Sepse me llogjiken e nje dy vjecari shkolla i sherben vendit per te nxjerre breza te pergatitur qe ta cojne vendin perpara. Kete Sotiraq grekun nuk e njof por at Stringen e njoh – nje ordiner qe e mban veten per gjeni. Dhe mos u cudit o Sotiraq “studenti” se ka dhe tritol me 2 mije lek kilja ne Tirane, do ta hedhin ty dhe greken tende ne ere ndonje dite. Pedagoget e ketushem jane njerez ne rradhe te pare dhe jo kafshe. Bejini mutin atyre shkollave dhe shkoni e studioni jashte.

    1. Albi1 says:

      Te lumte goja….
      Problemi eshte se atje vazhdojne akoma te llomotisin se Universtiteti Shqiptar eshte me i veshtire se jashte shtetit, GJEPURA!!! Perralla me mbret, e them nga eksperienca ime, si student si ne Shqiperi ashtu edhe ne Itali. Ketu ne Itali nuk merren provimet duke nejt 3 ore ne dite tu pi kafe te lokali i rradhes, do bythe shkolla ketu, do studim me ore te tera ne bibliotek.

  19. Bariu says:

    Shkolla e lart ne Shqiperi ka marre fund me tranzicionin. Sidoqofte edhe ju qe ketu akuzoni dhe villni vrer pse nuk denonconi. Sa pasive jemi ne Shqiptaret ndaj krimeve ?

    1. Voxpop says:

      Nuk denoncojne se kush ka bythe, ulet dhe e merr provimin me maqon, raqin a kedo qofte! Kam qene vete studente ne FE ndaj mos na tregojne prralla se i kemi marre provimet pa tragjedira si thone keta, ama jemi lodhur e kemi punuar. Patjeter qe kam pasur edhe zhgenjime, po keta e bejne sikur te studiosh te ekonomiku do te thote te luftosh perdite me shpata me perbindesha e gogole! Nuk na ka torturuar e as na ka dhunuar kush psikologjikisht se kto jane fjale te medha. Jemi lodhur, merzitur, kemi pasur petag. koti po edhe petag. sh te mire, lende koti po dhe lende te bukura, kemi plot kujtime te bukura nga shkolla e shiqeria. Per te ardhur keq eshte se Keta qe ulerasin me fort, e kalojne kohen duke lujt me letra te morri e duke bere qef gjithe vitin dhe ne fund pretendojne edhe te marrin provimet. Normal qe futen nga dhjete here dhe smarrin gje dhe ia ka fajin petagogu. Dhe normal qe duan ta blejne pastaj noten. Dhe normal qe skan bythe te denoncojne petag. qe merr leke se jane te ndergjegjshem qe nuk meritojne te kalojne, ndaj paguajne. Po denoncuan dalin zbuluar vete.
      Irisi te pushoje ne paqe atje ku ka shkuar, po nuk me duket se nje provim eshte aq shkaterrues psikologjikisht sa divorci i prinderve. Plus si shqiptare injorante qe jemi akoma nuk e kuptojme qe depresioni eshte SEMUNDJE! Jo medoemos ka nevoje per ndonje shkak madhor qe i semuri te beje ate qe beri Irisi, ndonjehere eshte thjesht nje pike qe derdh kupen.
      Vetem shpirti i asaj qe iku e dinte se ku i dhembte… RIP dhe fali ata qe perdorin emrin dhe tragjedine tende per tu shfryre e per te peshtyre te tjeret.
      P.s. Prof Omeri pi vertet shume dhe ka nje tufe me te meta (nuk kam degjuar ndonjehere qe te marre leke) po kush shan zyshe Aretine i bie te jete njeri i keq se eshte nga te paktat zysha nobel te ekonomikut! Te kujtoj me shume respekt zysha ime!

    2. Voxpop says:

      Se harrova, ne budallenjte qe lexojme dhe nuk ankohemi, sesi ndodh qe ngelemi pa pune…. Se per cudi punet i zejne keta te traumatizuarit qe blejne me para ne dore noten 5 dhe pastaj vendet e punes. Nga klasa jone, ngelsat i ke te gjithe me pune shefa ne banka ose ne shtet dhe flasin gjithe urrejtje per shkollen. Une urrejtje kam per sistemin qe na beri ne studenteve te mire te vinim verdalle me muaj pas diplomimit per te gjet nje cope pune, se vendet e mira jane per keta njerezit e ndjeshem me xhepin plot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje