Ish- shoqëruesi i Sali Berishës emërohet shef sigurie në PD

10 Qershor 2014, 09:50Kronika TEMA
Ish- shoqëruesi i Sali Berishës emërohet shef sigurie në PD

Besnik Murati, ish- kreu i eskortës së Sali Berishës kur mbante postin e kryeministrit, është emëruar shef i sigurisë në Partinë Demokratike.

Murati prej disa ditësh ka marrë detyrën e re të përgjegjësit të sigurisë në të gjithë selinë e demokratëve.

Ai duhet të mbikëqyrë çdo lëvizje në godinën e demokratëve. Murati ka një karrierë të gjatë në Gardën e Republikës dhe në mënyrë të veçantë ai ka punuar pranë Berishs që gjatë kohës kur ishte në opozitë dhe më pas gjatë dy mandateve në krye të qeverisë.

Gjatë 8 viteve të qeverisë së PD-së, Besnik Murati ka mbajtur pozicionin e shefit të eskortës së kryeministrit, ndërkohë që më parë ai ka punuar edhe me grupin e shoqërimit të ish- Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, gjatë viteve të para t mandatit të tij.

Murati njihet si një ndër njerëzit më të afërt dhe më të besuar të Berishës dhe që ka shërbyer shumë vite pranë tij dhe familjes së ish-kryeministrit.

Murati për 8 vite me radhë drejtonte grupin e shoqërimit të Berishës, të përbërë prej shumë gardistëve, disa prej të cilëve sot ose janë në detyra të tjera ose kanë mbetur pa punë pas ardhjes në pushtet të të majtëve.

Konkretisht Arjan Adhami është punësuar në sektorin juridik në Bashkinë e Tiranës, Astrit Gosturani sot është shoqërues i kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe Ardit Hoxhaj, shoqërues i kreut të SHISH-it, Visho Ajazi Lika, raporton GSH.

7 komente në “Ish- shoqëruesi i Sali Berishës emërohet shef sigurie në PD”

  1. debili i Temës says:

    Me një fjalë, ky mbante “trastën e kalit”, për të mbledhur bajgat e Berishës…

  2. Afroviti says:

    Si e mban PDja kte pleren qe me ka shtyre tutje kur u afrova te puthja berishen per zgjedhjet vjet

    1. spiro cobo says:

      Sa mire qe ka bere qe te ka shtyre tutje. Pse nuk te theu brinjet? E c’doje ti te puthje Saliun? Apo eshte ndonje burre i bukur ai?

  3. 006 says:

    Pooo shumeee interesant lajmi.
    Vari lesht.

  4. Shikojini pak ,pasurine e ketij shoqeruesit ,dhe do te gjeni miliarda euro……Ky eshte per INUK !

  5. mireli says:

    Besniku eshte nga BURRELI.Kam pase rastin ta njohe kur punoja ne policine e VLORES.Eshte oficer profesionist dhe djale i shkelqyer.Te gjithe ata qe kane punuar me B.MURATIN e njohin si oficer te kulturuar,te ndershem dhe punetor.Gardist nga me te vjetrit me nje kariere mjafte te sukseseshme.I uroje gjithe te mirat ne detyre dhe familje.

  6. Kruja says:

    Mos ka dore ne vrasjet e 21 janarit. Shikoni kete pune se kot nuk e mbante sala pas bythe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje