Një ngjarje e rëndë u shënua në orët e mbrëmjes në Pogradec.
Një 26- vjeçar, i quajtur Armando Hoxhallari, u qëllua për vdekje me thikë në një lokal.
Nga të dhënat e para mësohet se 26- vjeçari ka qenë duke luajtur në një bilardo me autorin e krimit.
Viktima ka qënë punonjës i Zyrës së Punës.
Hoxhallari është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës.
Ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.
Nga ana e bluve të Pogradecit bëhet e ditur se deri tani janë shoqëruar 10 persona në polici, për t’u pyetur për rrethanat e ngjarjes.
Kucilio me thika akoma ne Pogradec si ne vitin ’91. Pantallona kaubojs, xhup meshini, floket me bajluke dhe kacaviden ne xhep.