Vjedhim dhe na vjedhin/ “Policët” grabisin dy turistë shqiptarë në Gjermani

7 Qershor 2014, 18:17Kronika TEMA

Dy ditë më parë, një turiste angleze u grabit në Tiranë.

Asaj iu mor varësja nga qafa.

Lajmi natyrisht lë shije të hidhur, sidomos tani në nisje të sezonit turistik.

Por jo vetëm vjedhin, edhe na vjedhin.

Kështu, në Frankfurt të Gjermanisë, dy turistë shqiptarë ranë pre e dy grabitësve.

Ata hiqeshin si policë të rremë.

Rreth mesnatës, ata u kërkuan turistëve që t’i kontrollojnë për drogë.

Gjatë kontrollit, ata i morën turistit shqiptar 1 mijë euro nga portofoli.

Më pas ikën në drejtim të paditur.

Mediat bëjnë me dijë se një nga autorët e krimit është rreth 2 metër i gjatë, muskuloz dhe rreth 40 vjeç.

I dyti është i shkurtër dhe ngjante nga pamja si indian.

8 komente në “Vjedhim dhe na vjedhin/ “Policët” grabisin dy turistë shqiptarë në Gjermani”

  1. xeni says:

    patjetër që shqiptarë kanë qenë , hajdutët

    1. Albi says:

      Sa per dijeni ne europe vjedhin me shkence dhe jane 100 here me hajdute se ketu
      Une isha ne Barcelone me makine bashke me vajzen
      Ne nje semafore me çane rroten e makines dhe 100 m me tutje dy hajdutet hypur ne nje motor me lajmeruan me miresjllje qe me kish rene goma .Ndalova dhe njeri nga ata po me shpjegonte ku ishte servisi me i afert
      Nderkohe tjetri nga xhami i hapur vjedh çanten e vajzes ku kish gjithe dokumentat,karten e kreditit,telefonin qe po e perdorja si navigatër nja iphone 4s
      Beme denoncimin,ndruam rroten e makines qe doli jashte perdorimit se ishte çare me thike
      Demi qe pesuam rreth 2000€ dhe pushime te nderprera
      Prandaj ,gazetaret tane te mos i fryjne gjerat vend dhe pa vend
      Te pakten ketu nje varese te vjedhin dhe del ne gazete,ndersa andej nuk e çan b….njeri dhe perfundon te flesh ne lulishte

  2. Daniel says:

    Edhe ne Gjermani te vjedjin,kjo nuk eshte çudi. Por dićka do te thoja ,meqene se une jetoi gjate ,ne kete vend te çudirave. Dua te them se viktimat kane qene aq “fshatare” sa vjedhesit as qe jane trembur fare . Vetem te qenit Albana duhej ti trembte ata “police”,ne se do te kostatonin indentitetin. Perfundimishte njerez te humbur bejne mire te qendrojne afer shtepise.

    1. Rebeli says:

      Koment me se i sakte.

  3. kushtrimi ks says:

    O jane bere banda hajdutesh nga rumania e bullgaria na flliqen fare. Policia dhe gazetat cdo jave japin
    lajmerime per vemendje. Prej se u hoqen kufijt jane shtuar si minjt.

  4. marshalli TITO za uvijek says:

    NJE LAJM SHUME KURIOZ KY QE PO PERMEND: sipas statistikave te vitit 2012 vendin e pare ne evrope per grabitje bankash e mbante Gjermania, dhe te kryer po nga shtetas gjerman, pra jo te huaj (emigrant,turist etj etj)dhe vendin e pare ne Evrope per grabitje TIR pra kamionesh te tonazhit te rende e mbante ITALIA !

  5. egi says:

    shife shife keta vjedhin ne menyre te sofistifikuar duke u sjellur si police http://bit.ly/1kNbzas

  6. Pak e sakte says:

    Mos e beso po deshe !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje