Një nga vendimet e para dhe më të rëndësishme të qeverisë së re ishte pezullimi i i ndërtimeve shumëkatëshe në zona me rëndësi dhe interes të veçantë kombëtar si kurora e gjelbër e Tiranës dhe qytetet me trashëgimi të rëndësishme historike e kulturore si Krujë, Gjirokastër dhe Berat.
Vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit synonte që t’i hapte rrugën hartimit të një Plani të Përgjithshëm Kombëtar për Territorin.
Por ndërsa vendimi u mirëprit në opinionin publik, disa nga bashkitë dhe komunat e prekur nga ky vendim, depozituan padi në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar rrëzimin e vendimeve pasi prekej decentralizimi i pushtetit vendor.
Por Gjykata Kushtetuese, me 9 vota pro, mori vendim kundër tyre. Këto vendime të Gjykatës Kushtetuese, sidomos më një vendimmarrje unanime në favor të vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe të Qeverisë, janë një mbështetje e qartë në kushtetutshmërinë e qëllimit për të mbrojtur këto zona më rëndësi kombëtare të vendit, gjatë procesit të hartimit të një plani të qartë zhvillimor kombëtar.
Për shkak të vendimeve, shpeshherë jo në përputhje me ligjin, planet rregulluese apo në mungesë të këtyre, kanë sjellë sot një situatë që, në pjesën më delikate dhe me vlera të vendit, si zonat e gjelbërta, zonat e trashëgimisë etj, të ngrihen një valë ndërtimesh abuzive, aspak estetike dhe për më tepër, pa ndjeshmëri për demin që shkaktojnë në aspektin mjedisor dhe të trashëgimisë kulturore.
tani qe votojne pro qeverise[dhe me te drejte ]jane gjykates te pa korruptuar kur bejne te kunderten ………………………….
O Korab, kur nuk u nderhyn Saliu dhe kur nuk u ofron njeri zarfin me pare ata vendime te drejta marrin se nuk jane Gjykatesa budallenj, por jane te korruptuar. Pra kur nuk te ofrohet njeri per korrupsion, i pakorruptuar do jesh.
Problemi qendron qe sa here ofrohet korrupsioni cfare bejne keta te Kushtetueses.
po gjyqtareve shqiptare edhe kripe me ju dhen ,nderrojne mendje , he thone se ryshfeti esht i embel
@korabi -> fjala “te korruptuar” ne gjithe kete lajm, vetem nga ti po degjohet.
aty te cepi i pallatit eshte njeri qe mbush bomblat me gaz, e pra, ik …
S’po me kujtohet emri i nje filozofi qe thoshte nje fjale te mencur: “guximi per te shkruar shkon krah per krah me budallallekun”.
Mos flisni Kot kur nuk e dini per cfare behet fjale. Sipas qeverise, kurore e gjelber e Tiranes jane pese komunat kufitare me gjithe territorin e tyre. Kurore e gjelber eshte Unaza e Re ne Tirane dhe zona e Sharres qe sot nuk merr dot leje as per te nderruar catine e shtepise? Apo Paskuqani dhe Bathorja?
ska asnje vendimmarrje pro qeverise, Gjykata Kushtetuese ka vendusur qe nuk eshte ajo kompetente per shqyrtimin e kesaj çeshtje, por jane gjykatat administrative. Gjithsesi, tentative e mire per t’iu servilosur pushtetit dhe per te bere propagande.
o Budalla qe thua se jane te korruptuar . nese do ishin te korruptuar ketu do e tregonin se eshte gjithe mafia e ndertimit qe te ble ty dhe gjithe sojin tend. si nuk thoni ne fjale te mire, por vetem shanin per te gjithe .
ata te kushtetues nuk kane cfare paraje te marrin . shkoni andej nga gjykata e larte e shihni se cfare behet . keta te kushtetuese kur munden rregullojne pislliqet e gjithe sistemit. kam pasur gjyq atje nuk kapa asnjeri dhe fitova. e kisha humbur kudo dhe me dhane drejtesi atje ku nuk e prisja.