Babai i arrestuar
Fatmira Dushku nuk jeton më.
Ajo u qëllua për vdekje nga babai i saj, ndërsa ishte në muajin e 5-të të shtatzënisë.
Ngjarja e rëndë u shënua në një fshat të Dibrës dhe shokoi opinionin publik.
Fatmira jetonte me tre meshkuj në familje, babanë dhe dy vëllezërit.
Nëna i kishte vdekur, ndërsa 21- vjeçarja kishte nisur një lidhje dashurie.
Pasi mëson lajmin e shtatzënisë, babai i saj, Doksani, e qëllon me armë, ndërsa ajo bie nga veranda.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të shtunën që ta lërë në burg babain 69- vjeçar, ndërsa ai ka shfajësuar djemtë e tij.
Megjithatë ka ende dyshime nëse ai ka vepruar i vetëm.
Një prokuror i krimeve të rënda është nisur për të hetuar në Dibër.
“Djemtë nuk kanë lidhje me atë histori. I kërcënova se do t`i vrisja nëse do të tregonin për ngjarjen. Gjithashtu i kërcënova se nëse do të afroheshin do t`i vrisja edhe ata”, tha Doksani përpara hetuesve.
Ai ka rrëfyer edhe se kush mund të jetë babai i fëmijës.
Dyshohet se ai është një person i martuar në fshat, që kishte hyrje- dalje me familjen.
Por këto mbeten ende spekulime, pasi pritet që të bëhen analizat.
O Zikeeeeeeeeeeeee i sheh korraket e tu mer? Una razza una faccia!