Qyteti i çadrave të urisë/ Në Facebook hidhet ideja për një grevë para Bashkisë deri në largimin e Florenc Hoxhës

29 Maj 2014, 11:11Kronika TEMA

Pranë dy institucioneve kryesore në vend, godinës së Qeverisë dhe asaj të Parlamentit janë instaluar çadrat e grevistëve të urisë. E ndërsa për ish-punonjësit e administratës publike greva ka hyrë në ditën e 9-të, ish-të përndjekurit politikë pas përplasjeve të një dite më parë me policinë, kanë mundur të ngrenë çadrën e tyre dhe të nisin grevën e urisë prej 24 orësh.

Në të dy rastet, leja për vendosjen e çadrave shumë pranë qendrës së Tiranës është dhënë nga Bashkia, ndërsa kërkesat që i drejtohen Qeverisë për zgjidhje janë të ndryshme.

Ish-punonjësit e administratës i kërkojnë Kryeministrit Edi Rama të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ato të Gjykatës Administrative për të rikthyer në punë të larguarit nga administrata. Në anën tjetër ish të përndjekurit kërkojnë dëmshpërblimin financiar për vitet e burgut, integrimin e tyre në shoqëri, dënimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha etj.

Në të dy rastet grevat e urisë kanë marrë mbështetjen e Partisë Demokratike, deputetët e të cilës tashmë janë ndarë në dy grupe në mbështetje të grevistëve.

Në anën tjetër, me përjashtim të Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, i cili ka kërkuar që grevat të mos politizohen, duke akuzuar lidershipin e PD-së për përdorimin e tyre kredo politike, nga Qeveria apo Partia Socialiste, më e madhja në koalicionin qeveritar nuk ka pasur komente në lidhje me grevën e urisë.

Skenarët për nisjen e grevës së urisë në të dy rastet ishin të njëjtë.

Ashtu sikundër të larguarit nga administrata edhe ish të përndjekurit, zhvilluan disa protesta dhe në fund shpallën grevën e urisë duke krijuar incidente me Policinë e Shtetit, për shkak të mos pajisjes me leje prej kësaj të fundit, në një kohë që Bashkia e Tiranës ka lejuar instalimin e çadrave.

Ligjvënësit demokratë në të dy rastet janë shfaqur në krah të grevistëve, duke u bërë “barrikadë” mes policisë dhe personave që do të hynin në grevën e urisë, deri në tërheqjen e uniformave blu dhe lejimin e instalimit të çadrave.

Kjo është hera e parë në vitet e fundit që njëkohësisht zhvillohen dy greva urie njëkohësisht nga dy grupe shoqërore të ndryshme dhe përballë dy prej institucioneve më të rëndësishme në vend.

Grevat e urisë tashmë të nisura janë shoqëruar me debate politike, por jo vetëm kaq. Debatet kanë përfshirë edhe rrjetet sociale ku nuk kanë munguar pozicionimet pro dhe kundër grevave të tilla.

Përballë një situate të tillë, në rrjetet sociale është hedhur idea e nisjes së një tjetër greve, nga ata punonjës që u larguan nga administrata e Bashkisë së Tiranës në vitin 2011, pasi zgjedhjet u fituan nga kreu demokrat Lulzim Basha.

“Bëhuni gati të hyjme në grevë urie para Bashkise deri sa Luli të zhduke Florenc Hoxhën nga administrata dhe t’iu ktheje qindra punonjesve të Bashkise dhe mijëra atyre të Ministrive ku vegjetoi si minister lekët dhe vendet e punës, të fituara me vendime Gjyqësore të formes së prerë !! E bëjmë ne për të gjithe ata!”, është një nga statuset e hedhura në Facebook nga një ish-punonjëse e Bashkisë së Tiranës.

14 komente në “Qyteti i çadrave të urisë/ Në Facebook hidhet ideja për një grevë para Bashkisë deri në largimin e Florenc Hoxhës”

  1. doda says:

    Me qe ankohen per largimet nga puna kta te ShQUP, te gjithe e kujtojme kur ky palaco godiste grate brenda bashkise paturpsisht.
    Mendojne se shqipetaret i harojne kto skena.

  2. Mira says:

    E mirëpresim, por përveç kryeqytetit duhen të ngrihen çadra dhe në pjesën tjetër të Shqipërisë.
    Shqipëria e çadrave….! ?

  3. ladi says:

    Greva e te larguarve nga puna eshte e pasinqerte dhe e nxitur.., pasi une jam hequr nga bashkia (prej Lulit 3 vjet me pare) dhe akoma nuk e kam marre vendimin e formes se prere nga Apeli edhe se e kam fituar shkallen e pare..!!??

  4. ja pra says:

    Dakort filloni greven ju te bashkise ne Tirane, e mbushi Luli me djathtise imorale nga Elbasani e qytetet e tjera.Hoqi te aftet urgjent me çadra para bashkise.

  5. mira10 says:

    Grevë urie para bashkisë dhe Shqupit!

  6. Bentirona says:

    Pa u denuar ky projektus i GERDECIT shqiperia nuk ka paqe

  7. -..kesaj i thone per inat te sime vjerre, shkoj e fle me batakcine.

  8. MOKO says:

    Po ku kini mendere ju te PS,per kesi punesh.Poshtesise me poshtersi e kam dhene idene une qe diten e pare te greves,e ju kam sugjeruar te dergoni 10 çadra rreth bashkise,ku punon,grabitesi i 230 milion eurove,vrasesi i 21 Janarit,personi qe ka pushuar,njerezit duke i hedhur ne rruge,pa i njoftuar,ku punon nazisti Florenc Hoxha,bejeni kete dhe çadrat e tjera rethoni,prokurorine,gjykatat me mijera njerez e kur te jepet vendim sipas udhezimeve te Saliut,mos i lini me gjykatesit dhe prokuroret ne pune.Bejeni kete,ose shpejt do behet qe te mos leme ne pune asnje institucion duke i rethuar me 1 milion njerezit qe votuam kete qeveri.
    Nuk mund te durohet me as Saliu,as Luli e as Edi Rama.

  9. Tomorri says:

    Mjere ti moj shqiperi,mjere ju o shqiptare se çpo vuani nen thundren e Sali kreminelit,çfar ben o popull i vertete deri kur do lengoshe nen kete zgjedhe fashiste te importuare nga Serbia dhe miratuare nga Raisoni,Biberi e te tjere kreminele shqiptare qe jane strehuare ne amerike.
    Ku jane te mençmit,te shkolluarit,te lauruarit,te super graduarit etj.pse heshtin,pse e lene shqiperine te marre rruget e mutit me keq se i ka marre,pse nuk i tregohet vendi te gjithe kremineleve,tradhtareve,kolaboracionisteve qe e kane marre peng kete komb nga 1945 dhe ne vazhdim pa nderprerje por sistematikishte paguan haraçe te Serbit Grekut,perse po lejohet holokausti shqiptar.Kujt i sherben ky holokaust dhe a do marre fund ndonjehre apo jo.Presim ndryshime dhe per kete ne votuame Edi Ramen por akoma nuk po na leshon djellin qe te na ngrohe vertete,deri tani po qendrojme akoma ne hije dhe nuk dime se çfar te bejme ku te dridhet shpirti kur shikon djalin me grua dhe femije 40vjeç pa pune dhe pa te ardhme,kjo eshte vdekje e parakoheshe e kombit shqiptar.Medohu dhe vepro z.K/minister se sipas neshe nuk te mungon asgje,populli te ka dhene forcen dhe ti duhet ta perdoresh ate pa tu dridhur qerpiku ose……………….???

  10. Kendveshtrim tjeter says:

    Berisha me gjithe emerimet e njerzve te tij,ne krye te gjyqesorit shqiptar,perseri kerkon te bej show politik,duke i anashkaluar ata,per zgjidhjen e problemeve nepermjet gjykatave shqiptare.

  11. Nji greve urie per Gerdecin .
    Dhe nji greve urie per 21 janarin.
    Cadrat te ngrihen para gjykates deri sa te futen ne burg te gjithe fajtoret.
    Dhe ,harrova ,greve urie edhe per 230 000 000 miliona euro ,qe jane vjedhur nga rruga e kombit !
    Dhe kemi dhe greva te tjera pak me vone,……

  12. dajti says:

    Keto greva jane ngjitese ,paska per tu mbushur gjithe Tirana
    me cadra .

  13. koli says:

    TE GJITHE TE VUTEMI NE GREVE. FLORECCI ESHTE KREMINEL KUR RREHE NJERES TE PA FAJSHEM. FAJI ESHTE I LULIT DHE PREKURORISE AI DUHESH HIQEJ QE KUR RRAHU GRATE E BASHKISE. ATO GRA SKAN BURRA DHE DJEM TE MARRIN HAK KUR SHTETI HESHTI, AI BURRE QE RREHE GRATE NUK DUHET TE JETE DREJTUES SE AI PAGUHET NGA TAKSAT TONA DHE JO NGA LULI DHE SALA.

  14. . says:

    ——————————————————————————
    Kujdes shqiptare,

    ashtu sic ka parashikuar krimineli s-Ali Bisha
    po provokon “lufte-civile”.

    ——————————————————————————

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje