25- vjeçarja: S’doja ta vrisja bashkëshortin, ndonëse më rreh sapo t’i jepet rasti

27 Maj 2014, 09:31Kronika TEMA

“Nuk e plagosa me thikë bashkëshortin tim. Ai u plagos aksidentalisht. Fatjoni tentoi të më rrihte, siç ka bërë gjithnjë, dhe unë e shtyva. Në këtë moment, atij iu ngul thika që ishte në banakun e picerisë”.

Kështu ka deklaruar dje në polici 25- vjeçarja Vanesa Aliraj, e cila mbrëmjen e së dielës plagosi me thikë 27- vjeçarin Fatjon Qosja.

“Ngjarja ishte aksidentale. Nuk kisha për qëllim ta vrisja tim shoq, ndonëse ai më rreh sapo t’i jepet rasti. U bë që nga lindja e vajzës që nuk kam parë ditë të bardhë me sy. Rreth orës 18:30 të së dielës, shkova në piceri që ta ndihmoja, pasi sapo e kisha vënë vajzën në gjumë, por nisi prapë sherri. Fatjoni tentoi të më godiste, por unë u shmanga. E shtyva sepse do më rrihte siç bën gjithmonë. Kur e shtyva, atij iu ngul thika që ishte në banak”, ka deklaruar në polici 25- vjeçarja.

Vanesa Aliraj është shprehur se “viktimë nuk është burri im, por unë. E gjithë familja e tij më ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht”.

Ndërkohë, fqinjë të familjes Qosja pohuan se Vanesa ishte e mirë.

“Prej më shumë se një viti ajo nuk ka parë një ditë të bardhë. Nuk dilte kurrë si njerëzit, sytë i kishte të mavijosur. E ka rrahur i shoqi sa i ka dashur qejfi. Ajo është vajzë e mirë, punëtore, e sjellshme dhe pastërtore e madhe. Nuk u ka faj nusja. Nusja është ta pish në kupë”, thanë banorët e lagjes.

Ndërkohë, vjehrri i të resë, Novruz Qosja tha për GSH-në se nusja tentoi t’i vriste djalin dhe se ajo është shkaktare e sherreve në familje.

4 komente në “25- vjeçarja: S’doja ta vrisja bashkëshortin, ndonëse më rreh sapo t’i jepet rasti”

  1. tourkofagos says:

    o Zikeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee…………………

    1. Fjalim/Trishtim says:

      Ngele mavri o zikeee o zikeee, bast qe internetin ta paguan e jema sa te futen cash nga pensioni hellASS!! YTTT BLAMENE E BLAMENE PALIO GIAOURI!!!!

    2. Obergruppenfuhrer says:

      Rrofte Erdogani!

  2. net says:

    fara e qenit do ta gamisi stin manasu . mire ja ka bere qafirit, kjo eshte kapedane grua.Eshikoni more majmun se ca pasojash sjell alkoholi?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje