1450 kg drogë nga Shqipëria kapet në Katania. Në pranga tre italianë

21 Maj 2014, 20:34Kronika TEMA

Një tjetër sasi e madhe droge është sekuestruar nga autoritetet italiane.

Policia e Katanias, në kuadër të operacionit “Sunset”, ka sekuestruar 1450 kg marijuanë në portin “Ognina”, e cila vinte nga Shqipëria.

Sipas mediave, droga është sekuestruar në bordin e një anije peshkimi, 22 metra e gjatë, që mbante emrin “Arizona”, dhe që prej të premtes kishte dalë në det të hapur.

Policia ka arrestuar edhe tre persona, vëllezërit Giuseppe dhe Sebastiano Costanzo, respektivisht  51 dhe 52 vjeç, dhe Sandro Mirabella, 45 vjeç.

Po hetohet lidhur me identifikimin e personave, të cilët kanë porositur ngarkesën.

Policia ka theksuar se kishte mbajtur anijen në një monitorim të vazhdueshëm.

Me të mbërritur në brigjet italiane, anija është bllokuar, ku në bazë të kontrollove është gjetur edhe ngarkesa e drogës, e cila ishte fshehur në brendësi të motorit të anijes.

Në bazë të përllogaritjeve të autoriteteve italiane, nëse droga do të kishte dalë në treg, ajo do të kapte shifrën e 6 milionë eurove.

Kjo vlerë do të dyfishohej, ose trefishohej nëse droga do të shitej me pakicë.

Ky operacion është pjesë e një hetimi të gjerë të policisë së Katanias lidhur me trafikun e drogës përmes kanalit detar nga Evropa Lindore në Siçili.

12 komente në “1450 kg drogë nga Shqipëria kapet në Katania. Në pranga tre italianë”

  1. robert says:

    Pervec vendeve diktatoriale nuk ka vend ne bote qe te kete fituar betejen me drogen. Shtetit shqiptar i duhet te marre nen kontroll territorin nqs do te minimizoje trafikun. Lazarati sot eshte republike me vete.

  2. Treviso says:

    Kjo droga sigurisht paska dalur nga Shqiperia me nendecen 105. Pergjigjen me te sakte do ta japin Dasho Aliko dhe Kuliçi. Fijet e merimanges po priten çdo dite, çdo ore dhe çdo minut. Pse nuk duhet te ulurasin mafjozet e ish qeverise?Pse nuk duhet te dalin ne protesta Dasho Aliko me antaret e mafjes te partise se tije? Pse nuk duhet te çirren kriminelet Berisha e Bassha kur po i vjen fundi?

  3. vlonjati says:

    Bravo cuna!

  4. gryka e kacanikut says:

    Djemte e Lazaratit: Gjejme rastin te falenderojme ne vecanti Marrshallin (Sali Berisha ish-kryeminister i Shqiperise deri ne shattor 2013) Mulin(Flamur Noka ish-minister i brendshem deri ne 14 shtator 2013) Gonin (Agron Kulici ish-drejtor i policise kriminale dhe zv-drejtor i pergjithshem i Policise se Shtetit deri ne shtator 2013), Jecen (Ajet Ibro ish-drejtor i policise se Gjirokastres deri ne shtator 2013), Monin(Osman Levanakun ish-drejtor i forcave te nderhyrjes se shpejte FNSH), Dashon(Dashnor Aliko kryetar i komunes Lazarat) te gjithe keta pjesemarres ne protesten kunder narkotrafikut te enjten e kaluar, per ndihmen e madhe qe kane dhene ne mbjelljen, rritjen, grumbullimin, magazinimin pa firo te 900 toneve hashash ne fshatin Lazarat gjate sezonit pranvere-vere 2013(mars-shator 2013). Ne saj te bashkepunimit te tyre me narkotrafikantet Shqiperia ka sot gjithe kete buuuuuum ekonomik hashashi….Perpara

    1. plaku mero says:

      Bravo cuni i Tahirit. Kjo tregon se policia e shtetit eshte ne krye te detyres. Kapja ka qene e mundur fale bashkepunimit te policise tone me ate italiane. Nuk donim ta kapnim ne territorin tone qe te kapin ndonje gje edhe ata andej nga bregu tjeter se marin ndonje medlaje dhe promovim ne detyre. Raporti i kapjes eshte: per cdo ton te kapur ne shqiperi do te kapen 10 ton ne Itali e po kaq edhe ne Greqi. Bravo cuna.

  5. Ncuk says:

    Me siguri e ka saju sala kete lajm! Me gjithe drogen… Eshte lajm i rreme, mos e besoni! Eviva lilindja!

  6. gryka e kacanikut says:

    Sala nuk ka saju lajmin, eshte kujdes per “mallin” me moton e kohes se merhumit “Mbill, korr, shi, grumbullo, pa firo”….Perpara

  7. LABI nga Berati says:

    Gryka e kacanikut! Mos i qaj hallin, atij merhumi qe thua ti, fytyr mut,se ishte ai burre,qe i dha nder dhe dinjitet Shqiperise, dhe qe u a perdridhte loqet ketyre’trimave’ te sotcem me sali pleren ne krye.

  8. vlonjati says:

    genjeshter do jete. Jo jo nuk bejne keshtu gjerash keta trimat e Sajmes…

  9. terminali i pasagjereve says:

    Per koincidence droga eshte trasborduar nga mjeti lundrues shqiptar ne ate italin, diten e djele, kur ministri Tahiri dhe ministri Cani po inspektonin Portin E Durresit per te pare me syte e tyre se me sa eficence policia dhe dogant i luftojne trafiqet. Ne kohen e Imam Bajalldise radaret modern te markes Lockhed Martin ishin qorruar, Ministre Mrika i riparoi, prap se prap radaret e QEndres ne Plepa nuk arriten ta “shikojne” as Arizonen italiane as barken shqiptare, kur behej trasbordimi i droges. Rrofte rilindja ! Rrofshin spiunet e Guardias se sa per Mrike e Tahir nje M… do kapeshin 15 kuintale e kusur droge.
    HA HA HA!!!!!!!!

  10. Ariustoteli says:

    mos hrxhoni kohen kote
    kjo esht loje kungulleshkash
    sala beret kapeni hajdutin
    ata thone ska hajdut
    sali i sjell tek porta hajdutet

  11. ardi says:

    Mero edhe gazeta jote ra ne kurthin e pd,sinqerisht shkruaje kete lajm ne italisht ne Google dhe shife ca date eshte kapur anija un qe Jam ne itali e kam lexuar kete lajm qe ne mars,tani ca ben sala ne langot e tija futen ne Google e kerkojn keto lajme pavarsisht dates i hedhin ne gazetat shqiptare si te tanishme mbaje mend qe tani e deri na qershori shif sa mall do kapet,gjermani,greqi,itali aq sa nuk eshte kapur per 10 vjet prandaj perpara se te publikoni lajmet i verifikoni ato

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje