Cigaret kontrabandë/ Gjykata lë në burg kapitenin ukrainas. Demakov: Jam i pafajshëm

20 Maj 2014, 18:17Kronika TEMA

Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kapitenin e anijes “Era 1”, e cila ishte ngarkuar me cigare, të cilat mendohet se ishin kontrabandë.

Kapiteni 63- vjeçar, Volodomir Demakov, deklaroi përpara togave të zeza se ai është i pafajshëm.

“Më lejoni të shkoj për ku isha nisur. Unë ndalova në Vlorë vetëm për shkak të motit të keq. Nuk kam kryer asnjë shkelje,” tha ai.

Anija kishte 47 ton cigare, të cilat u tha se ishin destinuar për tregun shqiptar.

Por kapiteni pretendon se cigaret do dorëzoheshin në Mal të Zi.

Anija ishte ankoruar në Vlorë, por u largua nga porti pa paralajmërim. Kjo ngriti dyshime se ngarkesa do të shkarkohej në Durrës.

1 komente në “Cigaret kontrabandë/ Gjykata lë në burg kapitenin ukrainas. Demakov: Jam i pafajshëm”

  1. robert says:

    Kjo eshte anija me cigare kontrabande e Shkelzen Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje