Bllokohet pallati 9- katësh në Golem si ndërtim pa leje. Do shembet!

19 Maj 2014, 20:18Kronika TEMA
Bllokohet pallati 9- katësh në Golem si ndërtim pa leje. Do

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar realizoi sot pranë Shkëmbit të Kavajës bllokimin e një objekti 9-katësh, pasi rezultoi pa leje ndërtimi.

Fillimisht konstatimi i paligjshmërisë së objektit u bë nga komuna Rushbull, që iu referua më pas për ndërhyrje INUK. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar kreu bllokimin e ndërtimit deri në marrjen e vendimit për prishjen e tij dhe përcaktimit të mënyrës së rrëzimit, me shpërthim të kontrolluar apo me mjete të tjera.

Policia e Durrësit shoqëroi 4 punonjës të firmës që kryente punimet në objektin e paligjshëm.

INUK njofton se do të prishen të gjitha objektet pa leje kudo që ndodhen.

11 komente në “Bllokohet pallati 9- katësh në Golem si ndërtim pa leje. Do shembet!”

  1. BASHA DHE BERISHA JENI TURPI I KOMBIT, PRANDAJ LARGOHU. says:

    Te shkatrrohet keqas.

    1. Velo partizani says:

      Po nje 24 katesh, i gjithi pa leje dhe qe ka mbire si ciban ne mes te plazhit te Golemit, kur do te shkaterrohet???

    2. Nje skipetar says:

      Po pse or,tani qe u be nente katesh e ka vu re komuna Rrush-Buall????
      Ndoshta duhet te vizitohen nga syte..qe si thote populli:
      Si nuk ju plasen qe nuk shikojne asnje shtatekatesh…

  2. VEZHGUESI says:

    po te prishen ore se me leket popullit te varfer po ndertohen(dhe droge)

  3. ali says:

    Akoma nuk zene mend keta njerz, apo nuk jane njerz? Jo vetem te prishet por te shoqerohet me gjoba drastike, ku te punoje nje brez i tere per ti shlyer ato. Barbaret jane qenie qe nuk duan te ndertohet shqiperia, asnje meshire per keta antikombetar.Prishja e gjithe ndetimeve pa leje eshte nje veper monumentale e kesaj qeverie, qe duhet te perkrahet nga gjithe shqiptaret qe duan te ndertohet shqiperia. Shqiperia akoma po vuan aplikimin e kasolleve nga regjimi berishes, te nisura ne fillimet e demokracise, prandaj bota ne krye te puneve vene qytetar, per te ndertuar qytete dhe jo kasolle. Do te ishja shume i lumtur, bile edhe te kontriboja me te holla,ne se qeveria e Edi Rames, qeveri qytetare, te pastroje te gjithe qytetet nga kasollet e ngritura nga saliu dhe tu jap qyteteve pamjen e merituar.

  4. Treviso says:

    Puntoret pse duhet te shoqerohen ne komisarjat? Nese padroni i pallatit i lejon te punoje duke e ditur se do ti shembet, puntoret do nxjerin buken e gojes.Une nuk shikoj asnje shkelje nga puntoret kur padroni vazhdon dhe i paguan.

  5. Cibuku says:

    Qe prishni ndertimet pa leje, mire beni, por mos harroni se populli nuk pret vetem keto. Njerezit kane nevoje per pune. Varferia ka shkuar tek s’mban me.

  6. ardi durres says:

    Edhe ai 24 katshi ne golem dhe 30 katshi te porti po nji pronar kan

  7. Pepokorcari says:

    I ka dale jashte kontrollit territori kesaj qeverie ne Kruje plasen prape furrat e gelqeres, ketu ne Durres e Golem ndertohet si pa te keq, ne Vlore ndertohet naten, ne Elbasan po behet baterdia, pogradec e Sarand akoma me keq, ne cdo qytet eshte kaos sepse keta te rilindjes kane lene horrat e tyre ne heshtje te punojne, mesa duket i ndajne hiset keta dhe ne fund ne duhet ta quajme rilindje? jo nuk eshte rilindje por hi syve, turp per nje qeveri qe leshohet pa fre me deklarata e i le punet pa bere, zhurma e madhe per idiotesite e droges ka terhequr vemendjen dhe keta si kalamaj shkojne e i shkruajne hartime nga pas nje njeriu qe duhet te ishte ne burg. O rilindja, nuk rilind shqiperia me horra e xhaketa te vjetra qe ju sulmojne e ju ngulin thika pas shpine, beni more terror me kryetaret e komunave e te bashkive se po lene namin me fallsifikime si Petro mustaqemuti qe pyet nga zyra me mesazhe e tallet me ju ne publik. Ku jeni o rilindje???

  8. Kujdes me pallatet e te majteve, seeeeeee……!?……

  9. I zhgenjyeri says:

    Meqenese aty ka edhe pallate te tjera , pse te prishet.Te paguaje leket sipas ligjit,do te ishte me mire edhe per buxhetin.Keshtu te veprohet edhe per ndertimet e tjera,kur ndodhen ne nje vije te drejte me ndertimet e tjera.Ne Shqiperi ka shume te pa strehe,mendoni edhe per keta.Jo prishje per hakmarrje !……Te prishesh eshte e lehte,por per te ndertuar eshte veshtire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje