Saimir Tahiri takon Llallën: Gërdeci, 21 Janari dhe “Imami” nuk mund të lihen pezull

16 Maj 2014, 12:01Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka pritur zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Gjatë këtij takimi, Tahiri ka kërkuar që çështje të tilla si ajo e Gërdecit, 21 janarit, apo edhe zyrtarëve të lartë, si Arben Imami, të mos lihen pezull.

Tahiri ka thënë se qytetarët presin përgjigje për këto çështje.

Konfirmoj plotësisht gatishmërinë e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme për të kontribuar me të gjitha kapacitetet tona profesionale, në të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, për të hapur e çuar përpara deri në dënimet penale në gjykata, të gjitha çështjet e mbetura pezull, por mjaft sensitive për rendin ligjor dhe shtetin e së drejtës;

 Veçanërisht ato më të rëndësishmet, për të cilat drejtësia dhe qytetarët presin përgjigje e që ne nuk mund të lejojmë të kthehen në simbol të padrejtësisë, pabarazisë, pandëshkueshmërisë: Gërdeci, 21 Janari, evazioni fiskal me tatimet në rendin e miliona eurove, zyrtarët e lartë, ndoshta nivelet më të larta, të kallzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion etj”, tha Tahiri.

Tahiri gjatë fjalës së tij vuri theksin në bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punës mes dy institucioneve, përfshi këtu edhe atë që e quajti si pastrim të  agjensive ligjzbatuese.

“Ne duhet të punojmë bashkarisht në pastrimin agjencive ligjzbatuese. Deri tani janë proceduar mbi 180 punonjës policie. Për ti dhënë një tjetër ritëm hetimeve proaktive kemi rënë dakord me kryeprokurorin të ngremë një grup pune të nivelit të lartë, po kështu për luftën kundër krimit dhe trafikut të lëndëve narkotike kemi ngritur një grup pune”, tha Tahiri.

Në vijim ai shtoi se takimet e përbashkëta mujore të drejtuesve të policisë dhe prokurorisë do i japin substancë bashkëpunimit të domosdoshëm institucional dhe në mënyrë reciproke do na mbajnë të detyruar tu përgjigjemi përgjegjësive duke shmangur çdo burokraci.

“Prej pak muajsh drejtuesit e policisë janë porositur të mbajnë shënim fatin e procedimeve. Përfundimet e këtij vlerësimi ja kam bërë të ditur presidentit dhe ministrit të Drejtësisë. Pasuria e pajustifikuar e zyrtarëve të lartë apo individëve që kanë zhvilluar krime cënojnë rëndë barazinë para ligjin duke ricikluar krimin në shoqëri ndonjëherë në politikë dhe vendimmarrjen publike. Për këtë arsye vlerësojmë disponibilitentin e prokurorisë. Konfirmoj gatishmërinë e Policisë së Shtetit për të kontribuar me të gjitha kapacitetet tona profesionale për hetimet,” u shpreh Tahiri.

Llalla theksoi se lufta ndaj krimit nuk është një sfide e lehtë.

“Prokuroria mbështet strukturat policore për të zbatuar me rigorozitet ligjin. Sfida jonë e përbashkët mbetet përballja me krimin. Nuk është një sfidë e lehtë, por plotësisht e përballueshme nga ne. Takime si ky i sotmi  janë të rëndësishëm për të diskutuar mbi luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të cilat janë edhe prioritet për integrimin. E gjej me vend të vlerësoj disa aspekte të këtij bashkëpunimi. Së bashku kemi arritur të realizojmë operacione shumë të rëndësishme. Ka edhe problematika që punojmë dita ditës ti zbusim dhe eliminojmë”, tha Llalla

Ai tha se “Prokuroria  është e prirur të ofrojë bashkpunim të plotë për strukturat policore përsa i përket zbatimit rigoroz të ligjit. Kjo është mëyra e vetme për të pasur rekorde pozitive përballa gjykatës”. “Fale bashkëpunimit tonë janë vendosur përpara përgjegjësisë ligjore në nivele të ndryshme, prokurore, gjyqtarë, grupe të ndryshme kriminale, në kohën që kemi në proçes hetimi mjaft raste, të cilat mbase do të rezultojnë të suksesshme e mund të kenë ndikim në të ardhmen europiane të vendit”.

Gjatë fjalës së tij, ai përmendi edhe rezultatet e analizës per  bashkepunimin e Prokurorisë dhe Policisë.

“Ka rritje të efektivitetit, të shpejtësisë së veprimeve, cilësisë së referimit të veprës penale, mënyren e kërkimit  dhe marrjes së provave, së bashku kemi arritur të realizojmë operacione të rëndësishmë, të cilat kanë pasur si objekt goditjen e strukturave të ndryshme kriminale”, shtoi Llalla.

Prokurori i Përgjithshëm tha se “Prokuroria dhe Policia e Shtetit janë përfituesit të drejtpërdrejtë të disa prej projekteve evropiane dhe amerikane për forcimin e teknikave të hetimit. Falë tyre kemi formësuar disa elementë të cilat na afrojnë me standardet europiane”.

24 komente në “Saimir Tahiri takon Llallën: Gërdeci, 21 Janari dhe “Imami” nuk mund të lihen pezull”

  1. Gerti says:

    Bravo. Shtet.

    1. ela says:

      nuk ka dhe nuk do te kete te dyte minister si S.TAHIRI ne polici! eshte i papar!

      1. ermir says:

        Sajmir Tahiri eshte bob djal dhe ka respekt nje Shqiperi e tere, ata qe mundohen ta ulin dhe felliqin, thjesht sa ja shtojne vleren! Bravo Saje, je i madh!

        1. demi says:

          ai BEN IMAMI, nje aktor qe akuzon per fantashkenca! seshte pak e dyshimte?

          1. Gregori says:

            Ku ka qene ndonjehere aktor ai? Meqe politika eshte profesioni me i lehte, si aktor ngelej pa pune, filloi te merrej me politike, megjithese edhe ketu ngelet perseri i paafte, se ky eshte niveli i tij, por te vjedhi e te mbrohet nga tutori i vet, duke i dhene atij pjesen e luanit, eshte perseri gjeja me e lehte dhe nuk do tru shume, se po te kishte tru, nuk do te vidhte kaq shume, se pastaj e di se cfare e pret, BURGU.

          2. Viktor says:

            O Sajmir ty te ulet avioni me droge diten oer diell para hundes, te qellohen te zgjedhurit e popullit me antitank dhe ti del e na derdellit per bashkepunim me prokurorine.

            Prokuroria nuk duhet te kthehete ne zgjatim te bandes se emiliano shullazit sic eshte kthyer policia

            1. sit back and relaks says:

              u cove ne fluturim ti vik-kacatorri i sales?

    2. Kunder says:

      Ju gezoni se ne rastin me te mire ca peshq te vegjel do shtyhen per disa muaj ne dyert e gjykatave me pretendimin se po luftohet korupsioni dhe krimi i organizuar??? Ke nga peshqit e medhenj mendoni se do shihni pas hekurave????? Asnje nuk do shihni, ju kujtoni se luftojne e punojne per ju dhe shtetin e se drejtes???? Po ju rikujtoj nje fakt te vetem Sali Berisha e priste vendimin e gjykates se larte per ceshtjen Meta pikerisht duke ngrene darke ne shtepine e ILIR METES. . . Vazhdoni militantizmin tani. . .

  2. ero says:

    ministri tregon profesionalitet keshtu, duhet te forcohet marredhenia per te pasur nje shtet me te forte! bravo Sajmir

  3. papagallo says:

    E ç’pret nga ky tutkun që ka vite që fle mbi dosje dhe i del në andërr vetëm ai – Zeusi i Vicidolit.

  4. sale says:

    Une s’kam besim se do vendoset shteti po nuk pashe saliun ne litar.

  5. sherifi says:

    Edhe une kame besim se po punohet per rivendosjen e shtetit ligjor,qe vetem shtet ligjor nuk kemi pasur ndonjehere keto vite te demokracise, por perseri dyshoi ne ngadalesimin e dosjeve te peshqeve te medhenj,si salihi,luli,imami,andej nga policia apo financat e tje.

  6. Revolucioni i Kacit says:

    Une mendoj qe pervec Gerdecit, 21 janarit, the Imamit te shtohet the dosja “Ristani”

  7. fatmiri says:

    Me fjale jemi ngopur, me vepra nuk shohim asgje. Cilin nga imamet ka çuar ne gjykate Llalla deri me sot? Nuk flase pastaj per cilesine e hetimeve dhe drejtesine e gjykates; Llalla do ti çoje ne gjykate dy dite me vonese qe gjykata te mos ti gjykoje fare dhe per proçedure (ashtu si Lulezimi) e nxierr te pafajshem pavaresisht se mund te kete vjedhur miljona apo eshte dhe vrases si Lulezimi. Pse nuk arrestohet Sali Berisha? Arrestimi Sali Berishes do qetesoje njerezit, do te qetesoje politiken dhe do filloje qe populli te shikoje nje rreze drite ne drejetesi. Po jo vetem kaq. Duhet te denohet qofte edhe me 25 apo 20 vjet burg se faktet jane sheshit deri ne tradheti kombtare me vulen dhe firmen e tij. Kush eshte me e rendesishme Sali Berisha apo Shqiperia me njerezit e saj?

  8. Karraxhaferris says:

    Pa sali rumpallen ne burg, kot lodhet Rama.

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Nuk zgjidhet me Llallen,ai eshte i komanduar nga Nishani,ky nga Berisha.
    Duhet te shmangni Berishen,nepermjet reformave,duhet ta nxirrni jashte skemes,mbas kesaj do funksionoj drejtesia.

  10. nina says:

    edhe une ashtu mendoj qe dosja Ristani te mos harrohet, ai luajti me nervat tona.

  11. Hm... says:

    Kryekrimi eshte tentativa e deshtuar per te falur troje. Ne burg mund te shkosh si hajdut por mund te shkosh edhe si tradhetar. E dyta ka prioritet. Nderkohe PD pa patur asnje material por vec llafe e komplekson mazhorancen dhe qellimin e arriten sepse dhe ata vete e besojne se nuk ka pune droga me qeverine por boll qe e bene tituj mediatik bombastik dhe kjo fale edhe sylesheve te qeverise qe lejuan komisioni parlamentare, seance te posacme ne parlament etj etj. Tani cdo parlamentar ne BE kur te degjoj fjale si eskobar apo shohe foto avionesh etj etj nuk do mend qe trembet dhe sa te dale e drejta, lajmi i keq perhapet. PD gjen shesh pa ben pershesh.

  12. emigranti rimini says:

    po vjen era shtet me duket,SALUSHI si do ja boje ka shume per te paguar shpresojme te gjithe hajdutet e kombit ne burg te behen shembull per keta te rinjte nuk na duhet EUROPA pa drejetesin pa REND shpresa e fundit EDI RAMA po se boni dhe ky shqiperia mori fund do ta drejtoi MAFIA perfundimisht do bohemi skllever te mafies

  13. ZOTI MINISTER, ME SA DEGJOJME E LEXOJME ,LUM SI NE DHE U PERGEZOJME ! PO ME SA PO SHIKOJME ,PER MOS THENE MJER NE ,PASI ESHTE PAK SHPEJT, JEMI TE PA KENAQUR. IMAMI ME SHOKE NE USHTRI, ata me firma fantazem e sidomos punonjesit qe i aprovuan keto firma,dielli eshte i tepert. Mos u tutni nga SALI BERISHA E USHTARET E TIJ,PASI U ESHTE LAGUR BARUTI E U KA RENE CARKU I PUSHKES. Koburet si Ristani, Noka, QEROZI S. JANE TE MBUSHURA ME UROF I THEMI NE KETEJ NGA MALESIA ….. NDAJ VEPRONI.

  14. shqiponja says:

    More Sajmir djali ty te lumte per punen qe po ben po sa te keshe Llalla e dhalla atyre qe ti permend nje gjemb ska me ju hy ne kembe. Lallla do e terheqi zvarre deri ne pambarim dhe si perfundim nje flluske sapuni ka me dale. Ka mareveshje te heshtur te pashkruar po qe kuptohet shume qarte. Ata i dine dhe jane te ndergjegjshem per gjithcka bejne. Prandaj vetem zevendesimi i ketyre maskarenjeve dhe vendosja e njerezve te ndershem do i zgjithe ato pune e do vihen pikat mbi I si i thote populli more djale i mbare.Sali maskarai i ka bere mire planet te mbuloj gjithcka benye e ben.Ai vuri njerez ne pozita kyce qe te mbulonte dhe ti sherbenin atij dhe sigurisht keta te fundit kane marre dhe kockat qe te lepijne.Prandaj duhet levizje e madhe qe te ndodhi ndryshim.

  15. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    SHQIPETARET JETOJNE. SI MBI NJE MINE ME SAHAT ,,,, NGA PRESIDENTI , PROKURORI I PERGJITHSHEM , KRYETARI I GJUKATES , OPOZITA ME SALIUN DHE LULIN , SHIKUN ,,,,,, SHKURT OPOZITA + POZITA ,,,,,SHKURT DUHET NJE GJUKATE DHE PROKURORE TE HUAJ TE HETOJE KRIMET E TYRE ,,,SKANE NDERMEND TE BEJNE MEGJITHMEND. REFORME ,,,,,,,, LIND PYETJA NGA KUSH PRESIN SHQIPETARET DREJTESI. ,,,,,NGA KETA QE I VRANE DHE I VODHEN ,,,,,, DHE VEGLAT E TYRE TE EMERUAR. NE KETO POSTE NGA KRIMINELET E PA DENUAR ,,,,,, AI SHTET SKA AS UJE ESHTE ACOMA SI NE AFRICE ,,,,,PAMVARESISHT SE U VODHEN MILIARDA NGA KETA KRIMINELE ,,,,,,,,,,,,ESHTE TEME SHUME E GJATE ,,,,,,,,

  16. beni says:

    EDI RAMA DHE SAIMIR TAHIRI TE RRUAJNE SUMEN. MERREN ME GJOBAT E MAKINAVE DHE NUK MERREN TE VENE DREJTESI. NJEREZ LEGENA.

  17. Treviso says:

    A e justifikon punen si Prokuror i Pergjithshem zoti Llalla?
    Pergjigja ime do te ishte: Zoti Llalla e justifikon vendin e punes aq sa e justifikon Presidenti i vendit, zoti Bujar Nishani. Per te dhene fakte duhet nje faqe gazete ti pasqyrosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje