Kodheli viziton trupat në Afganistan: Angazhimi juaj është mbresëlënës

12 Maj 2014, 22:30Kronika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo zhvilluan një vizitë 24 orëshe në Afganistan.

Drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve u takuan me komandantin e ISAF, Gjeneral Josefph F. Dunford, me ambasadorin e NATO-s në Afganistan, Maurits R. Jochems, gjeneral lejtnant Joseph Anderson, komandant i Komandës së Bashkuar, si dhe me gjeneral brigade, James E.Rainey, zv. komandantin e Komandës Rajonale të Jugut, komanda direkte nën të cilën veprojnë trupat speciale shqiptare, të cilat kontribuojnë për paqen në Afganistan, në rajonin e Kandaharit .

Vizita e ministres dhe Shefit të Shtabit të FA në Afganistan, shërbeu për të kontaktuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë me trupat tanë në terren.

Znj.Kodheli dhe gjeneralmajor Bazo në takimet direkte me efektivët e MAT 5 dhe Eagle 8, dy misione të cilat shërbejnë në Kabul dhe Kandahar, përkrah aleatëve tanë, vlerësuan profesionalizmin e tyre në kryerjen e detyrës.

“Angazhimi juaj me përgjegjshmëri maksimale në kryerjen e detyrave është mbresëlënës,” tha Kodheli.

“Në takimet që unë pata me drejtues të lartë ushtarakë dhe civilë, vura re me kënaqesi se komandantët e Aleancës në terren, ndajnë të njëjtin vlerësim: “trupat speciale shqiptare janë të përgjegjshëme dhe në lartësinë e detyrës së tyre” dhe kjo më gëzoi dhe me mbushi me krenari”, tha Kodheli.

11 komente në “Kodheli viziton trupat në Afganistan: Angazhimi juaj është mbresëlënës”

  1. Studenti says:

    Naj lek per ushqimet e ushtarakeve, a ka o zonja Ministre?????????

  2. Blue Jasmine says:

    Bravo forcat ushtarake shqipetare. E kane nderuar Kodhelin edhe vendin qe perfaqesojne. Po kush mund te ma shpjegoje, perfaqesues te ushtrise luftojne kunder Asadit, dhe mjekercjapat kosovare pro Asadit??? Apo aty rremuje hesapi, shif mjekercjape me fustane e qello??!Allah Allah, s’di njeriu ke te luftoje…

    1. spetsnaz says:

      Nje peytje per Zonjen Kodheli: Ky angazhim mbreslenes do vazhdoje edhe kur te terhiqen trupat e SHBA-se?

  3. Raimond Vlonjati says:

    I thoni kesaj te vije ne Shqiperi…Ca ben andej kjo mor aman ?

  4. sokol dhe taulante palla. says:

    paska shkuar per Kokain te re pasi ju rrezua mushkonja dhe droga i shkoi bosh.me siguri do te sjell leter higjenike te zhytur ne kokaine qe rama mos ti perlyej hundet por ta merre nga prapanica.se bene vaki e zen si prifti me Hunde ne miell.tash eshte kryeministri i kokaines il barono di kokaine.

  5. Ncuk says:

    Po “porosi” a la atje kjo?

  6. Albani says:

    Xero Zero avione dhe syte i mbante siper jo nga deputetet. Dritanin se more me vete ???

  7. Ali pashTepelena says:

    Na sill ca kakao nga Afganistani se e Kane te mire Ata por mos u ul ne Divjak.

  8. kaurri says:

    Pse nuk shkon per nji vizite edhe te trupat tona ne Siri, Ministresha e Mbrojtjes? Apo ka frike se e zane robinje, bashkeqytetaret tane xhihadista?

  9. idealist says:

    Moj Kodheli, pse ma prish siptatinë që kam për ty…! Fjalë dhe gjuhë “e drunjtë-klishe”, si të komisarit të PPSH-së… Ne s’kemi ushtri në vëndin tonë, por kryejmë në mënyrë shëmbullore “detyrat ndërkombëtare”…(???!!!)

  10. Ncuk says:

    Ia fusni kot! Qe kur shkuam ne atje, s’ka burre nene te beje trafik ne afganistan. Per fat te keq kemi lene prapavijen pak zbuluar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje