Ushtria “merr” aerodromin e Lumalasit, pritet betonizimi

9 Maj 2014, 13:30Kronika TEMA

Prej gati dy javësh në fushën e aviacionit të Lumalasit në Korçë, e cila është nën varësinë e Forcave të Armatosura Shqiptare, ka nisur ruajtja e tij nga forcat e ushtrisë.

Burime kanë bërë me dije për Ora News se patrullimi dhe ruajtja e fushës së aviacionit është në kuadër të masave të nxjerra nga Ministria e Brendshme për rritjen e sigurisë nëpër aerodromet e Shqipërisë, pas akuzave të Partisë Demokratike, se struktura të ushtrisë po përdoreshin si infrastrukturë për trafik narkotikësh.

Patrullimi i ushtarëve në fushën e Lumalasit nis prej orës 5:00 të mëngjesit deri në 21:00 të mbrëmjes, ndërsa askush nuk lejohet të hyjë në të.

Shumë shpejt pritet që hyrjet e fushës së aviacionit të bllokohen nga kanale dhe do të vendosen blloqe betoni, ashtu si ndodhi edhe në Gjadër të Lezhës.

Pavarësisht këtij fakti, në fushën e Lumalasit nuk ka informacione që të jetë ulur ndonjë avion dhe kjo gje konfirmohet edhe nga banorët e zonës.

Patrullimi i ushtarëve do të jetë i përhershëm në këtë fushë aviacioni.

4 komente në “Ushtria “merr” aerodromin e Lumalasit, pritet betonizimi”

  1. KULUFI says:

    Ka lezet,fusha aviacioni gjithandej. E pate dhe zyren e aeroportit qe ndodhet disa hapa me tej?

    Pse merreni me budallenjte. Ata kete pune kane. Do thone mileti pastaj qe, ja,hodhi budallai gurin ne lume dhe u turren te mencurit ta kapin.

    1. beqiri says:

      Po ja aman vetem ti mbyllet goja ktyre te PD e mos merren me me aviona e me prralla me mbret. Eshte per barsaleta ne fakt po hajd me cti bejme kete mendje kane ato.

  2. safeti says:

    Ca behet kshu do na mbysin mushkonjat kete ver

  3. Niko Faber says:

    Shume zhurme per asgje . . . Ore, cdo te behet me kete fushe, gati tre kilometra te gjate, qe po rri kotsekoti ne palcen e vendit . . . Ja, per kete te vrase mendjen qeveria . . .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje