Strategjia e Menaxhimit të Integruar/ Rama: Siguria prioritet kyç. Tahiri: Kufinj të hapur, por të sigurt (VIDEO)

6 Maj 2014, 11:30Kronika TEMA

Siguria përbën prioritetin kyç të Qeverisë në kushtet kur vendi ynë ka nevojë të vazhdueshme për sigurinë në të gjitha aspektet. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Strategjisë së Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2014-2020. Kreu i Qeverisë theksoi se në kantierin e madh të reformave që njëra pas tjetrës hyjnë në fazën e konceptimit dhe pastaj të jetësimit të tyre, rishikimi i strategjisë së sigurisë kombëtare, që shoqërohet me një sërë ndërhyrjesh të cilave  ka kohë që u ka ardhur koha, dhe pjesa e saj që ka të bëjë me menaxhimin e integruar të kufirit, përbëjnë  një domosdoshmëri për të adresuar problemin kompleks dhe jetik të sigurisë.

”Sot Shqipëria ka 4 shtete, me të cilat ndan kufirin e saj tokësor që janë katër shtete mike dhe partnere me të cilat ne projektojmë së bashku një të ardhme përditë e më të përbashkët.Është e rëndësishme që të kuptohet se kufijtë mbeten vija të rëndësishme të përgjegjësisë institucionale të çdo shteti edhe të shtetit tonë, vija që shënojnë në terren dhe në hartë shtrirjen e një hapësire lirie dhe demoracie, mirëqënie dhe progresi, por edhe të një hapësire përgjegjësisht në raport me të tjerët dhe pa asnjë dyshim me BE ku ne duma të integrohemi sa më parë”, u shpreh ai.

Në vijim Rama e cilësoi Strategjinë një dëshmi serioze të një përpjekje të domosdoshme të qeverisë për një reformë modernizuese. Ai evidentoi problematikën e deritanishme të menaxhimit të kufijve, puna për të cilën sipas tij, është zhvilluar në mënyrë të pavaruar, një institucion nga tjetri në kuptimin më të keq duke u bërë çdo institucion përçuesi i një presioni burokratik dhe abuziv që ka çuar në dizintegrimin e veprimtarisë së shtetit në hapësirën ku shteti duhet të garantojë menaxhimin e kufirit.

“Kufiri është sot një sfidë për tu kapërcyer duke e transformuar në një hapësirë garancish për qytetarët dhe për sipërmarrësit dhe në një vijë të pakapërcyeshme për abuzuesit dhe kriminelët. Rezultatet shumë të dobta në menaxhimin e kufirit deri dje, kanë qënë të lidhura vetëm me mosfunksionimin e marrëdhënieve mes institucioneve me njëra tjetrën dhe mosfunksionimin e këtij raporti bazë”, theksoi Kreu i Qeverisë.

Sipas tij, sot kemi më shumë arritje konkrete të përbashkëta me partnerët me të cilët ndajmë kufirin sepse kemi filluar të rivendosim ato marrëdhënie që për një periudhë relativisht të gjatë në vitete e fundit ishin kthyer në inekzistente, në radhë të parë në shkëmbimin e informacionit.

Lidhur me Strategjinë, Rama tha se ky është një model i rekomanduar mbi praktikat më të mira të Komisionit Evropian por mbi të gjitha është një model që na garanton një hap të madh dhe vendimtar kundër krimit dhe korrupsionit përmes kufirit. Në këtë kuadër, Kryeministri u shpreh se realizimi i Strategjisë është kontribut rrënjësor në drejtim të plotësimit të angazhimeve tona kombëtare në funksion të BE-së, ndërsa kujtoi se “duke synuar të hyjmë në BE, synojmë të bindim partnerët tanë evropian se kufiri ynë është i sigurtë.

Ai tha se Shqipëri duhet të garantojë se kufiri ynë është i sigurytë në tëgjitha aspektet për të gjitha vendet e tjera të BE-së, gjë që sot  nuk mund të thuhet për fat të keq për shkak të një trashëgimie të rëndë.  Por,  Rama shprehu besimin se strategjia përbënë një garanci pasi është e mbështetur mbi një parashkimin konkret burimesh njerëzore, materiale dhe financiare që do ta mundësojë zbatimin e saj në praktikë duke e kthyer në një instrument garancish për mirëmenaxhimin e kufirit.

I pranishëm në konferencën “Strategjia e menaxhimit të integruar të kufijve 2014-2020″ , të organizuar sot në Hotel Rogner, ku ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksander Arvizu, ambasadori i OSBE-së në Tiranë Florian Rauning, etj, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se “menaxhimi i integruar i kufirit përbën udhërrrëfyesin insitucional për të konkretizuar vizionin tonë për kufij të hapur, por të sigurtë, për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë jo vetëm pa barriera, por lehtësues për zhvillimin ekonomik dhe shkëmbimin tregtar”.

Sipas tij, strategjia e menaxhimit të integruar të kufirit parashikon në mënyrë konkrete përgjegjësitë, objektivat strategjikë dhe veprimet specifike për 17 institucione publike, Ministri dhe agjencitë shtetërore, të cilat bashkëndajnë përgjegjësi konkrete në administrimin e kufirit”.

“Nëse deri më sot pasiguria për qytetarin nga njëra anë dhe këtu nuk e kam fjalën për rrezikun kriminal, por edhe për rrezikun ushqimor dhe epidemologjik, pasigurinë për sipërmarrësin dhe shërbimin tregtar nga ana tjetër, janë ndërtuar mbi kaosin institucional, veprimet burokratike të shumta e të shumëllojshme, sipas planeve pjesore në rastin më të mirë, sipas asnjë plani në rastin më të keq, mungesës së transparencës, korrupsionit. Zgjidhja nuk mund të vijë vetëm nga vullneti, por nga reformat që garantojnë siguri dhe zhvillim. Përgjigja më e mirë është kjo strategji që integron detyrat për 17 institucionet publike në kufi, me një plan veprimi konkret duke planifikuar në mënyrë specifike e të detajuar çdo hap të veprimit shtetëror për reformimin e punës së institucioneve, përgjegjësi në administrimin e kufirit nga sot deri në vitin 2020″, u shpreh Tahiri.

Sipas tij, “Strategjia për Menaxhimin e Integruar të Kufirit është jo vetëm një rekomandim i Komisionit Europian , por përbën edhe një gur themelor për integrimin e Shqipërisë në BE, duke ndërtuar standarde për t’i shërbyer qytetarëve dhe sipërmarrësve nga cilado anë e kufirit”. 

“Të gjitha objektivat dhe plani i veprimit nuk janë një katalog dëshirash, por janë hartuar pas një analize të sistemit dhe pasqyrimit të detajuar të problemeve që hasen sot, të përkthyera këto në sfida për të ardhmem”, nënvizoi Tahiri duke shtuar se strategjia nuk synon të mbetet në letër siç kanë patur fatin shumë të tjera para saj.

Ministri Tahiri tha se “përveç strategjisë është hartuar edhe një plan veprimi konkret si dhe kritere specifike për matjen e performancës dhe monitorimin e realizimit të detyrave për çdo agjenci të përfshirë në menaxhimin e integruar të kufirit. Plani i veprimit parashikon realisht 69 objektiva strategjike dhe më shumë se 170 nënobjektiva për të gjitha agjencitë, ndërkohë janë parashikuar 636 masa konkrete secila me afat për realizimin dhe me buxhet përkatës të gjitha bashkë për t’u implementuar deri në 2020″.

Ambasadori amerikan Arvizu tha se menaxhimi i kufijve është një sfidë e hapur për Shqipërinë, si edhe garantoi mbështetjen amerikane.

Lëvizja e njerëzve paraqet edhe sfida. Duhet të ruheni nga ilegaliteti. Kjo është ende sfidë edhe për SHBA-të. Sfidë mbetet edhe teknologjia e avancuar. Siguria kombëtare përforcohet duke siguruar kufirin. Është e rëndësishme që Shqipëria të mbrohet nga kërcënimet terroriste. Duhen persona të trajnuar dhe kontrolle të shpeshta”, tha ambasadori amerikan.

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë Florian Raunig deklaroi se OSBE ofron mbështetjen e saj në zhvillimin e mëtejshëm të strategjisë së sigurisë së kufijve, harmonizimin e legjislacionit dhe ngritjen e kapaciteteve. Duke marrë fjalën në konferencën ku u prezantua “strategjia e menazhimit të integruar të kufijve, 2014-2020″, Ambasadori Raunig vlerësoi progresin e autoriteteve shqiptare dhe bashkëpunimin e tyre me komunitetin ndërkombëtar në sigurinë e kufijve. Ai theksoi rëndësinë e rajonit tonë në lëvizjen e njerëzve, nga jashtë brenda kontinentit europian apo në gjithë kontinentin.

“Ky rajon ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë proces. Dhe çështja duhet të adresohet nga këndvështrimi i gjithë rajonit. Lëvizja e qytetarëve të vendeve të treta nëpër rajon nuk mund të jetë çështje paragjykimesh lokale. Një kuadër rajonal migrimi është thelbësor dhe kjo frymë duhet të vazhdojë që t’i japë formë punës”, theksoi ai.

Raunig nënvizoi se kufijtë janë fokusi i marrëdhënieve midis shteteve, për shkak të pozicionit strategjik të këtij rajoni, kufijtë rregullojnë lëvizjen e njerëzve në gjithë Evropën.

“Një strategji kufijsh nuk ka të bëjë vetëm me menaxhimin e pikave të kontrollit, por dhe me menaxhimin e rrymave ekonomike dhe të sigurisë së një rajoni, të një kontinenti. Një strategji e tillë synon ruajtjen e sigurisë, duke mundësuar në të njëjtën kohë qarkullimin e mallrave dhe njerëzve që sjell zhvillim ekonomik. Siguria moderne e kufijve ka të bëjë në thelb me garantimin e lirive, si është liria e lëvizjes, që i ka sjellë kaq shumë përfitime hapësirës evropiane”, tha Ambasadori i OSBE-së.

16 komente në “Strategjia e Menaxhimit të Integruar/ Rama: Siguria prioritet kyç. Tahiri: Kufinj të hapur, por të sigurt (VIDEO)”

  1. Flavia says:

    shume e rendesishme per sigurine kombetare ! Bravo Rama !

    1. sandri says:

      Zoti Rama bejeni sa me shpejte te pushoje dhe Luli dhe Saliu nga meraku i mushkonjave te droges dhe gomereve trafikante

      1. Ledio says:

        Bravo Tahiri !

        1. Renato says:

          Po ministri Tahiri dhe pse esht sulmuar shume esht ai qe po punon me shume dhe me mire !

          1. herta says:

            Bravo qeverise per punen qe poben deri me tani, eshte super e impenjuar per te permirsuar kete vend e per te hecur para drejt bashkimit europian.

            1. bledi says:

              Po ja pra ku dallon nje sistem i kalbur qe punon per 5 individ si ai i saliut nga nje sistem normale e qe si qender ka popullin, transparenc e planifikuar e ne te mire te gjithe shqiperise.

        2. Mondi says:

          Tahiri eshte nona fare

      2. Besi says:

        Lejeni saliu me lulin dhe avjonat e droges

    2. babushi says:

      Nisma te tilla na afrojne me sh me europen !

  2. doda says:

    Kjo na ben shtet dinjitoz ! dhe i mbyll gojen saliut per avjonat dhe myshkonjat e droges

  3. muhamet dema says:

    dyje njerz qe tallen meshume me shqiptaret edvini dhe sajmir mut tahiri aekuptoni secflet qeveria kufi tehapur por tesigurt njerzit skan asnje siguri ne shtepit eveta brenda epalere sigurin ne pylle ne kufi kaq koqe qenkan keta te rilindjes njerzit qe vriten cdodit mese qytetit mose keta kujtojn se rilindin pase vdekjes sekeshtu ekane perdorur slloganin gjat fushates hhhhhhhh linda hhhh

    1. Gjirokastriti says:

      Kaq analfabete Besoj je me shkolle te larte ?????

    2. Ti qenke nje koqe injoranti qe se paske shokun dhe si I tille nuk mund te presi njeri ndonje mendim te vlefshme nga ty .
      Njerez si ty nuk I vlejne shoqerise shqiptare. Ju jeni aksident ne kete zhvillim te sukseshem te shqiperise.
      Te pakten tregohu I sinqerte:Sa para ke marre nga banda e Sales apo Lulit ,per te folur me kete lloj helmi kunder qeverise Rama?
      Perfundimisht mbylle ate hale se qelbe dynjanesi padroni yt Sali Berisha.Meso te shkruash njehere pastaj mund te flasesh.Puro injorant.

  4. roni dr says:

    siguria e kufirit na ben me dinjitoz dhe ne syte e europes

  5. Drini says:

    Suksese Ministrit Tahiri

  6. arben says:

    Siguria kombetare dhe ekonomia duhet te jene prioritetet e qeverise Rama, i cili po i trajton mjaft drejt dhe sakte keto ceshtje! Suksese dhe me shume pune qe te shihen rezultatet nga te gjithe, perfshire 2B.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje