Tahiri në Tropojë: Të zbardhen ngjarjet e vjetra kriminale

3 Maj 2014, 17:06Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me strukturat e policisë së Tropojës. Takimi është zhvilluar në ambientet e komisariatit të “Barjam Currit”.

Gjatë takimit ministri Tahiri ka kërkuar nga vartësit e tij, të intensifikohet lufta ndaj kriminalitetit si dhe të punohet për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të cilat janë lënë në harresë, raporton “shqiptarja.com”.

Po ashtu të pranishëm në takim kanë qenë dhe përfaqësues të pushtetit lokal ndërsa Tahiri mësohet të ketë garantuar mbështetje maksimale të Ministrisë së Brendshme për drejtuesit e policisë në rrethin e Tropojës.

Tahiri ka qenë edhe në Kukës, ku ka takuar prefektin Safet Gjici dhe drejtorin e policisë.

10 komente në “Tahiri në Tropojë: Të zbardhen ngjarjet e vjetra kriminale”

  1. edina says:

    ti je bob o Tahiri! hallall ta befte zoti!

    1. rudi says:

      rend dhe siguri! rend dhe drejtesi! fytyra e policise po ndryshon. sajmir keep doing your job like this! respekte.

  2. Ana says:

    Trim djale.Lum nena qe e ka.

  3. Tani says:

    Bob eshte se ju tun si drejtoreshen e tatimeve… SHko tahir futi nji kontraband ilacesh

    1. pali says:

      Tani shpifesa mbete te gjithe jeten

  4. beni says:

    shife pak tropojen e beje nje reforme ne polici sepse atje ka polic te perfshire ne shum gjera jane te pa shkolle e shum djem te tropojes sillen rrugve e jane heqe ne menyre te pa drejte nga strukturat e pd tropoje e jane zevendesu me militante hajdute te votave e e qe skane as nje pike shkolle vec diploma te blera si dhe pas lazaratit e dyta vjen tropoja per mbjelljen e kultivimin e hasshashit e cila me duket se drejtohet nga krere te policise te cilve su intereson vetem mos te kete ngjarje

  5. Boksi says:

    Bravo Tahiri, keshtu kerkon Shqiperia. Djem si ty…

  6. alion says:

    kush qeveritar qe ka vajtur ne tropoj keto 14 vjetet e fundit te njejten gje kan then qe do zbulojne ato 150 vrasjet qe kan ngelur pa autor, po ne ralitet nuk behet azgje

  7. lenci says:

    Akoma ne pune ai surratziu nga Tropoja qe bente kerdine per PD kur ishte ke Operacionalja. Nga vegel e Nikolin Bales dhe Kulicit Tahiri e ka cuar shef komisariati ne Kukes dhe oficeret me profesioniste jane ende rrugeve.
    TURP!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje