“Banda e Tritolit” në hetim për pastrim parash, i sekuestrohen pronat

1 Maj 2014, 15:24Kronika TEMA

Paratë të cilat i fitonin nga aktiviteti i tyre kriminal,duke terrorizuar qytetin e Vlorës por jo vetëm, “Banda e Tritolit” i investonte në biznese dhe prona të paluajtshme. Ndaj, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzën e pastrimit të parave ndaj Marjon Mitros dhe kushërinjve Genis dhe Andon Mëhillaj, të dyshuar si punëdhësit e vrasësit Julian Sinanaj, raporton Ora News.

Akuza ka mundur të vërtetojë se paratë që ata fitonin si ndërmjetës për Sinanajn i investonin në blerje apartamentesh, lokalesh dhe troje tokash.

Marjon Mitros i është vendosur sekuestro për 4 apartamente në Vlorë, llogari bankare dhe një biznes i përbashkët me një person tjetër. Ky fakt konfirmohet edhe nga të dhënat e bankave të nivelit të dytë, ku Mitro kryente trasaksione të shumta dhe në shuma kolosale, por në momentin e sekuestrimit është gjetur një shumë e vog ël dhe kjo është arsyetuar me blerjen e apartamenteve.

Dy kushërinjve Mëhillaj i janë sekuestruar toka,shtëpi private, apartamete në Vlorë, Tiranë dhe Orikum si dhe llogari bankare. Sipas prokuorisë vrasja e peshkatarit Sokol Veizaj në Orikum vërteton mënyrën e marrjes së pronësisë, për një truall. Kjo vrasje sipas, Julian Sinanaj, është porositur nga kushurinjtë Mëhillaj.

Sinanaj në dëshminë e tij është shprehur se disa ngjarje kriminale në Vlorë janë ndërmjetësuar nga Mëhillajt dhe paratë që fitonin nga ndërmjetësimet, i kanë pastruar duke blerë prona në Vlorë dhe Tiranë. Kështu shitja dhe blerja e pronave nga ndërmjetësit, ka bërë që Prokuroria të ketë dyshime të arsyeshme se ata kanë pastruar paratë që fitonin nga aktiviteti kriminal.

10 komente në ““Banda e Tritolit” në hetim për pastrim parash, i sekuestrohen pronat”

  1. tourkofagos says:

    keta jane bishti,politikanet jane koka,peshku qelbet nga koka e jo nga bishti……………..!!!

    1. PIFTO says:

      ja kjo eshte rilindja e Edi Rames.. ?

      1. P says:

        Lene lene, mos e permend EdWinRamen se eshte i semur psiqik! Nuk di ca ben i shkreti!

  2. Argita_B says:

    Sa model te bukur i kan floket….. keshtu dua ti bej dhe una po nuk po gjej adresen e floktores ku i kan ber kete model!

    1. Shyqo Kotherja says:

      Parukeria e tyre eshte ne Orikum, ngjitur me “Hotel Las Vegas”!

  3. ariu says:

    ku shpetim gjika qe i ka fal hyrje marjon mitro te flamingo dhe ish deputeti eltar deda qe ja premtuan hyrjen po ja futen nuk ja dhane

  4. separat says:

    Hajde kamorro hajde ,kot nuk thone Italianet qe ruhuni nga mafia di ferre (e hekurt)

  5. agostin says:

    Ashtu si kane bere pastrimin e parave ,ashtu duhen pastruar nga kjo Toke keta kriminela.

  6. Volta says:

    Po si nuk na mjaftuan hallet tona neve shqiptareve?!!!!
    Por te merremi me boten gjithmon na kenaq!!!

    1. Volta says:

      Po shihni halete tuaja o mjeran……..,.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje