Kapen 700 kg hashash/Trafikantët e kishin transportuar me mushka

29 Prill 2014, 13:18Kronika TEMA

Shtimi i kontrolleve policore në rrugët automobilistike ka shtrënguar trafikantët e drogës që e marrin lëndën narkotike në Lazarat, të vihen në kërkim të rrugëve alternative.

Ndër to janë edhe kalimet përmes Malit të Gjerë, drejt Delvinës.

Por në një operacion të përbashkët policor të koduar “SOPOT 2014”, në orët e mesditës u bë i mundur që në fshatin Varfaj, pikërisht në vendin e quajtur Bushec të gjenden dhe të sekuestrohen 17 çanta të mbushura me rreth 700 kg lëndë narkotike.

Hashashi ishte fshehur nëpër shkure.

Lënda narkotike është transportuar atje me mushka dhe më pas do të trafikohej në drejtim të Greqisë.

Policia kishte marrë informacion në rrugë operative për sasinë e konsiderueshme të lëndës narkotike që ishte transportuar në fshatin Varfaj, Delvinë.

Policia po punon për identifikimin e autorëve të këtij rasti trafikimi lëndësh narkotike të mbetur në tentativë.

4 komente në “Kapen 700 kg hashash/Trafikantët e kishin transportuar me mushka”

  1. ali demsi says:

    ja pra si bohet shteti..

  2. taso says:

    ME vjen keqe se trsportusit jane thjeshte puntore por bota po perdore dronet(mini dronet)per ti zbuluar dhe kostua eshte 100 here me e vogel se aparatet e pergjimit qe pruri ishministri klloun i mbrojtjes IMAMI per te pergjuar opoziten.

  3. emer says:

    Jam kurioz, ku e cojne kete drogen e sekuestruar policia?

  4. ramastan dhe tritolistan. says:

    mushke ka qene tahiri po ja qe nji Police i Guardia di financa prap e zuri mate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje