Prokuroria kërkon informacion nga Kosova e Maqedonia për “rrjetin e terrorizmit”

27 Prill 2014, 17:23Kronika TEMA

Me arrestimin e besimtarëve myslimanë, të dyshuar për “terrorizëm“, Prokuroria për Krime të Rënda, kërkon nga drejtësia e Kosovës dhe Maqedonisë, të dhëna për bashkëpunëtorët e 9 të arrestuarve në Shqipëri.

Sipas dosjes, rezulton se imami i veteshpallur i xhamisë së Unazës së Re, Genc Balla, i njohur si Shehj Abdurrahim Balla, mbante kontakte të vazhdueshme me celulat e dyshuara si terroriste të ngritura në Kosovë dhe Maqedoni, raporton “Abc News”.

Bazuar në këto të dhëna, thuhet se pak ditë para ikjes për në Siri të Lavdërim Muhaxherit nga Kaçaniku i Kosovës, ky i fundit dhe imami Balla, janë takuar në xhamine e Unazës së Re. Kjo provohet edhe nga fakti se më 20 janar të këtij viti, Kjani Muhaxheri dhe Shaban Muhaxheri, dy të afërmit e Lavdrim Muhaxherit, kanë ardhur nga Kosova dhe së bashku me imamët Balla e Hysa, kanë takuar Shaban Rashën, babain e Diamant Rashës, i vrarë në Siri. Takimi është bërë në shtëpine e tij, pikërisht ditën kur Shaban Rasha është pyetur për disa orë në Prokurorine e Krimeve të Rënda për rastin e te birit.

Akuza dyshon se në disa raste, besimtarët që dërgoheshin në luftë në Siri, përdornin edhe aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Sipas prokurorisë në Kosovë, ata priteshin dhe përcilleshin nga të afërmit e Muhaxherit dhe shtetasit e dyshuar si financues të udhëtimeve, Bekim Fidani nga Maqedonia dhe Jeton Raka nga Kosova. Emrat e këtyre personave tashmë ndodhen në dosjen voluminoze të prokurores, Elizabeta Imeraj, e cila ka kërkuar të dhëna për aktivitetet e tyre në Kosovë e Maqedoni. Ata dyshohen se janë pjesë e një grupi radikal, që drejtohet nga shtetasi turk Murat Gezenler, ku si zv/komandant i njësitit që lufton në Alepo të Sirisë, është shtetasi shqiptar nga Elbasani, i njohur me emrin fetar Zeyd Al Albani. 

Ndërkohë, edhe në Shqipëri prokuroria po heton për financuesit e këtyre dy imamëve, ku figuron edhe pronari i një agjencie turistike. 

8 komente në “Prokuroria kërkon informacion nga Kosova e Maqedonia për “rrjetin e terrorizmit””

  1. tourkofagos says:

    po vijne dite te keqija per korraket……….
    Zike,shterngo marmiden se nuk i dihet ku do te perfundosh……..

  2. jeronim de rada says:

    Dite te keqija do te vijne per antishqiptaret. E antishqiptare jane keta te sojit te Abdurrahim Balles dhe te tourkofagos-it.

  3. c says:

    ..ky duhet te arrestohet nha kjo “mirela-MRRELA” , KY QE E SOLLI ISLAMIN NE SKIPETARI DHE E BERI PUNA TE MADHJA E PROBLEMI TE MADHI PERE OLA QAFIRI ,,,,,

    http://www.youtube.com/watch?v=r0DpYtlYHRo

    1. Ilir says:

      HOXHA Omer Bajrami kunder Barcelones dhe Realit shifna ku ka perfundu Kosova

      https://www.youtube.com/watch?v=KIzqHAhtN18

  4. sync says:

    Obobo prap ky c,,,,kot lodhet qeveria duke i kerkuar neper vrima kur keta jane ulur karrigeve duke komentuar ne tema si ky tipi qe ben propagande ,fillojeni nga keta ,shtydhini se pastaj emrat e tjere i gjeni me lehte

  5. Wendy-B says:

    Kohe te keqija po vine per te gjithe arixhinjte turko- arabo- shqiptare ( edhe @ net mes tyre). Me ne fund sikur po u hapen pak syte shqipetareve, te pakten nga ana ligjore.

  6. Ilir says:

    HOXHA Omer Bajrami kunder Barcelones dhe Realit shifna ku ka perfundu Kosova

    https://www.youtube.com/watch?v=KIzqHAhtN18

  7. c says:

    Wendy-B :))nuk e dija qe ka ketu te tema forum burra me emer grash(female)por gjithesesi per ta hequr cdo keqkuptim ka shkruar ne google” wendi” pastaj “image” dhe per cudi qindra figura femrash:

    https://www.google.co.uk/search?q=wendy&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ei=_W1dU4LTI8GKOMrtgPgP&ved=0CAYQ_AUoAQ&biw=1366&bih=643

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje