Ish-të përndjekurit/ Totozani premton mbështetjen e Avokatit të Popullit

24 Prill 2014, 12:09Kronika TEMA

Një grup i ish-të përndjekurve politike takuan Avokatin e Populli, Igli Totozani, duke i kërkuar mbështetjen për integrimin e kësaj shtrese, që sipas tyre, janë në një gjendje të rëndë financiare e morale. Avokati i Popullit, Totozani, ka ofruar mbështetjen e këtij institucioni, si dhe u premtoi ish-të përndjekurve, se do të punojë gjatë gjithë mandatit të tij për ri-integrimin e kësaj shtrese.

Po ashtu, Totozani në lidhje me protestat e të përndjekurve, tha se “ne jemi pro protestave demokratike, por ne jemi kundra protestave ekstreme”.

“Ne ndjekim me vëmendje të gjithë shtresat, por ish-të përndjekurit në veçanti, pasi ata kanë vuajtur dhe kemi detyrimin moral e financiar për integrimin e tyre. Ne nuk duhet të shohim më skena të tilla ekstreme, si rasti i grevës së urisë, apo vetëflijimit, duke u djegur siç edhe u tentua sot”, tha ai.

Ky grupim, tha Totozani, “kërkon një kujdes të vecantë që nga dëmshpërblimi, integrimi, punësim etj. Duhet të ketë një afat për dëmshpërblimin për të gjithë  ish-të përndjekurit politike në Shqipëri. Për ne është gjë e shtrenjtë ruajtja e dinjitetit të ish-të përndjekurve politikë”.

Ai tha se “dinjiteti i këtyre njerëzve është dinjiteti ynë kombëtar. Unë shpresoj, që të mos arrimë në akte të tila ekstreme, pasi janë të gjitha mundësit për riintegrimin e tyre dhe ne si institucion do të punojmë shumë për këtë”.

5 komente në “Ish-të përndjekurit/ Totozani premton mbështetjen e Avokatit të Popullit”

  1. ERA says:

    Jane ata njerez qe dogjen veten si ne rregjimin e enverit dhe ne ate te deleguarit te tij te saliut kshuqe duhen mbeshtetur.

  2. zamo says:

    kjo qeveri do mbeshtese ish t eperndjekurit ne co momnet pa disuktim dhe sdo i lej ata ne balte sic i la qeveria berisha

  3. Para Noja says:

    Shume mire po ben qe mbeshtet keta dhe te gjithe ata qe ti mendon se duhen mbeshtetur. Komplimente, POR, nje pyetje kisha: SI I KE PUNET ME DEKLARIMIN E PASURIVE? Kur erdhe ne fillim na deklarove se kishe vuajtur per buken e gojes. Me Z. Xhuken e kishe rregulluar, po me Shkelqim Ganin, si i ke punet? Mos po te vjen radha pas Gjin Gjonit? Se mos na hidhesh edhe ti ne kundersulm pastaj, se medemek, po te sulmojne per “arsye politike?!” Je perfolur jo pak ne media per akaparim fondesh te BE-se dhe konflikt interesi flagrant. Kjo eshte nje thirrje dhe ftese per z. Gani dhe ILDKP-ne. Me pas edhe per Parlamentin.

  4. realist says:

    Na e bëtë kokën daulle, me ish të pëndjekurit “politikë”, a thua se s’ka halle të tjera ky vënd. Nga këta “ish të përndjekur”, vetëm një pjesë e vogël, ishin vërtet të përndjekur për bindjet e tyre politike, nga diktatura. Shumica ishin kondravajtës ordinerë dhe spiunë që “ja fusnin” njëri-tjetrit dhe shteti diktatorial fuste në burg disa nga ata, për të “plotësuar planin”, për mbajtjen e popullit nën frikë e terror…

  5. Besa says:

    Ka emer te madh Totozani:Avokati i POPULLIT! Problemet qe trajton nuk i ka te popullit,por te ca huqalive si puna e homove…Populli sot ka deshire qe te rrefeje xhepat e tij…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje