AKU: Policia Bashkiake përgjegjëse për lejimin e tregtimit të palicensuar

23 Prill 2014, 13:29Kronika TEMA

 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Task Forcë për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit, e ngritur në dhjetor të vitit që lamë pas, kanë inspektuar 2852 subjekte gjatë 6 muajve të fundit, ndërsa nga 1 janari 2013 deri me 12 nëntor 2013, numri total i inspektimeve ka qenë 2190.

Në një deklaratë për shtyp, AKU bëri të ditur se gjatë 6-mujorit të fundit, si rezultat i inspektimeve, janë bllokuar 421 subjekte, pasi nuk plotësonin kushtet e përcaktuar, si dhe janë vendosur 140 gjoba. AKU njofton gjithashtu se inspektorët e saj ndërhyjnë çdo ditë për mos lejimin e tregtimit në rrugë të produkteve me origjinë shtazore, si qumështi, bulmeti etj.

Por, duke qenë se individët që tregtojnë në këtë mënyrë, nuk janë persona fizikë apo juridikë, është i pamundur ndëshkimi i tyre. “Policia Bashkiake, është përgjegjëse për lejimin e tregtimit të ambulantëve të palicencuar në hapsirat publike”, sqaron AKU.

AKU garanton konsumatorët, se prioritet i saj është forcimi i sigurisë ushqimore dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj të gjithë operatorëve të biznesit që nuk plotësojnë detyrimet ligjore. Nga ana tjetër, u bën thirrje konsumatorëve, që të shmangin blerjet në pikat ambulante e të palicencuara, veçanërisht të produkteve me origjinë shtazore, por të drejtohen në pikat e tregtimit që plotësojnë kushtet higjeno-sanitare dhe të ruajtjes së produkteve.

1 komente në “AKU: Policia Bashkiake përgjegjëse për lejimin e tregtimit të palicensuar”

  1. miri shkodra says:

    Nuk i duhet besuar asgje Policise Bshkiake qe, se paku sa i takon qytetit tim, eshte krejt nen kontrollin e bandes se PD dhe perdoret te mbushe xhepat e bandes dhe barqet e policeve. Gjith qyteti eshte nje thertore e madhe, plus peshku qe shitet ne cdo cep. Kot thirret qytet, me mire te thirret “depo njerzish”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje