Visho Ajazi raporton në Komisionin e Sigurisë: Përgjimet? Janë aludime. Kemi zbatuar ligjin

22 Prill 2014, 12:22Kronika TEMA

Kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit Visho Ajazi Lika po raporton në Komisionin e Sigurisë në Kuvend, ndërsa ka theksuar se raportet mes këtij institucioni dhe Policisë së Shtetit janë bashkëpunuese.

Mësohet se Lika ka pohuar se gjatë 2013 shkëmbimi i informacionit me shërbimet partnere është dyfishuar, sikundër është dyfishuar edhe shkëmbimi i informacionit me Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese në vend.

Në lidhje me çështjen e përgjimeve, kreu i SHISH tha se është zbatuar legjislacioni, ndërsa sqaroi se në çdo rast përgjimi merret miratimi nga Prokurori i Përgjithshëm. Sipas tij, të gjitha rastet kur flitet për përgjime janë aludime të pabaza. Gjithashtu Lika ka dhënë sqarime në lidhje me shpërthimet me tritol gjatë muajit Janar, duke sqaruar se është dhënë informacion, ka pasur bashkëpunim me Policinë dhe është zbatuar legjislacioni. Lika ka pohuar se në vjeshtën e vitit të kaluar SHISH i ka dhënë Ministrisë së Brendshme informacione në lidhje me trafikimin e eksplozivëve dhe minave, duke përmendur kështu dy informacione ku përfshihen 15 persona.

Në lidhje me trafikimin e drogës dhe mundësive që ajo të transportohet edhe ne rrugë ajrore, Kreu i SHISH mësohet të ketë deklaruar se në Shqipëri nuk ka radarë për fluturimet nën 3 mijë metra. Gjithashtu Lika ka pohuar se nuk mund të ketë trafikim në përmasa të mëdha pa një mbështetje të strukturave të shtetit.

Burimet theksojnë se kreu i shërbimeve sekrete i ka cilësuar sulmet ndaj SHISH si të rrezikshme për sigurinë kombëtare.

Një tjetër çështje për të cilën ka dhënë sqarime Kreu i SHISH ishte ajo e rekrutuesve të shqiptarëve që shkojnë për të luftuar në Siri, për të cilën mësohet se Lika ka thënë se institucioni që drejton ka dhënë informacionet e mbledhura në rrugë operative, në përputhje me ligjin, drejt institucioneve ligjzbatuese në vend.

Burimet nga Komisioni i Sigurisë pohojnë se përsa i takon emërimeve të kryera në SHISH, kreu i shërbimeve sekrete ka pohuar se pjesa më e madhe e të punësuarve kanë qenë ish-punonjës në këtë institucion, duke shtuar se për cdo emërim është zbatuar ligji mbi funksionimin e SHISH.

7 komente në “Visho Ajazi raporton në Komisionin e Sigurisë: Përgjimet? Janë aludime. Kemi zbatuar ligjin”

  1. . says:

    ——————————————————————————————————-

    Ky nje “malok-vegel” i kriminelit Ali Bisha,
    qe me parat e “fajdeve” iku dhe e fsheh kaq
    vite ne Canada, duke pretenduar si politik.

    Ky te procedohet, me te kundert do vazhdoje
    te pergjoje dhe jape gjithe sekretet e shtetit
    krimineli Ali Bishes.

    ——————————————————————————————————-

    1. bledi says:

      Po mo visho po, sipas ligjit i ke bere, ktej mblidhje informacione per policet kur plaste tritoli ne gjithe shqiperine.

      1. lini says:

        Po jo mo shefi shish jo se nuk eshte ashtu sic thu ti se po pergjoje cdo njeri te mundshem pervec ktyre krimineleve e hajduteve.

  2. Herta says:

    Hajd me ca aludimesh po hec se e morri vesh gjithe shqiperia.

  3. ooooooooooo shtet hiqeni kete sherbetore te berishes se nuk kemi per te patur gje ne terezi ky vetem berishes ka per tia dhene informacionet,dhe berisha dote ju sulmoi me institucionet tuaja mjaft mè me keta mercenare.
    Nuk behet shteti me mercenare por vullnetare,persona qe kane vullnet per te punuar dhe bere detyren sipas lligjit.te tjeret……………..

  4. ALpini says:

    Perse duhet te raportoj ke Spartak Braho apo qe ky ti perdore per presion si beri ne emisionin Opinion me canten e zeze.
    Visho Ajazi duhet te hetoje me mire per rrjetet kriminale ne Durres qe kane per usta Baba Takun,keshtu eshte pagezuar KY KRIMINEL.

  5. georges says:

    Ky eshte nje bashkpunetor vrasjesh, shirita manjetofoni me zerin e dhe emrin e tija jane gjetur ne vitin 1997 ne Ministrine e Jashteme Te Republikes se Shqiperise ku urdheroheshin vrasje dhe torturime. Ky njri eshte per burg kleta koqet e PS na e mbajne shef te SHISH, sepse do Banda Berisha-Basha- Nishani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje