INTERVISTA/ Kodheli: Opozita do përgjigjet në Komisionin Hetimor për akuzat

22 Prill 2014, 09:07Kronika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, tha në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku se Forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk janë të implikuara në asnjë lloj trafiku.

 

A janë të përfshira në trafiqe Forcat e Armatosura?

Forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk janë të përfshira në asnjë trafik, me asnjë mjet të tyre, asnjë individ. As të tjerët. Nuk ka asnjë të dhënë se në bazat e ushtrisë shqiptare të jetë zhvilluar një aktivitet kriminal.

Po opozita?

Opozita do të përgjigjet në një komision parlamentar të kërkuar nga PS dhe LSI. Opozita do të përgjigjet se ku e ka gjetur këtë informacion. Politika duhet të jetë serioze, dhe ajo që është më serioze, është që duhet bërë transparencë para publikut të gjithçkaje, të mirës dhe të keqes. Politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve. Dhe unë mund të them që Forcat e Armatosura janë në shërbim të qytetarëve dhe duhet t’i lëmë në këtë shërbim.

Të gjitha çështjet e ngritura, dhe kur është kërkuar Komision Parlamentar, nuk janë zgjidhur. Do ndodhë kështu?

Shqipëria ka një demokraci të brishtë. Duhet të funksionojë drejtësia, që korrupsioni të shuhet. Ajo që unë kam bërë të nesërmen e ngritjes së kësaj akuze, që për mua është një tullumbace, i kam kërkuar prokurorisë që të hetojë këtu.

A besoni te prokuroria?

Unë duhet të besoj tek institucionet dhe tek prokuroria. Unë nuk jam treguar agresive ndaj prokurorisë.

Braçe ka deklaruar se në një dokument është shkruar se ka trafik?

Unë shikoj shumë korrespondenca në ditë dhe shumica janë sekrete. Ajo që unë dua të ndaj me publikun është kjo: Institucionet që bashkëpunojnë me Forcat e Armatosura, që në fund të ditës duhet të sigurojnë diçka, duhet të vijnë në një analizë të shëndetshme kur flasim për punën e ushtrisë, policisë, etj. Bazuar në analizë, duhet të arrijnë në konkluzione. Të gjitha këto institucione duhet të funksionojnë. Flas në parim për këtë gjë. Fakti që unë them publikisht që Forcat e Armatosura nuk janë të përfshira, tregon se unë e kam informacionin. FA janë në detyrën e tyre dhe e bëjnë detyrën shumë mirë, pavarësisht vështirësive. Publiku duhet të dijë se në çfarë vështirësish na ka lënë qeverisja e kaluar.

Departamenti i Shtetit dhe institucione të tjera kishin mosbesim të madh ndaj institucioneve të inteligjencës dhe shkak ishte korrupsioni. Besoj dhe shpresoj që do e bëj mirë këtë detyrë, jo se unë jam në këtë detyrë, por se kam besimin e forcave ushtarake që Forcave të Armatosura t’u hiqen njollat, që nga pagesat për të shkuar në Afganistan apo për të marrë një gradë.

Keni ndonjë rast?

Unë kam çuar në prokurori shumë dosje.

Sa, një shifër?

Dosje nuk çon vetëm ministria, por edhe Policia Ushtarake sepse është një e drejtë e tyre ligjore. Janë dosje të shumta. Kjo është një kauzë që u ngrit për të balancuar numrin e dosjeve që shkojnë në prokurori me këtë tymnajë. Nuk do ia arrijnë dot largimin e vëmendjes së qytetarëve nga problemet që ka partia në opozitë. Unë dua të them një gjë: Atë që kam thënë në Kuvend, është e vërteta.

Për ta mbyllur, çfarë kanë thënë shërbimet e vendeve aleate?

Nuk kanë thënë asnjë gjë. Janë pro qëndrimit tonë, e në fakt në një nga daljet e ambasadorit të SHBA-së, u tha: SHBA është në mbështetje të Ministrisë së Mbrojtjes, ministres Kodheli, në luftën kundër korrupsionit, reformat që janë duke bërë, etj. Të gjithë janë në mbështetje të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA.

6 komente në “INTERVISTA/ Kodheli: Opozita do përgjigjet në Komisionin Hetimor për akuzat”

  1. futja kot says:

    nuk e di cfar kerkohet.
    Informacionet sekrete jane eskluzivitet vetem i institucuioneve qe i ngarkon ligji te njihen me to, C’far duan keta . qe informacionet sekrete te behen publike??? ato nuk jane te partive politike por te institucioneve qe i ngarkon ligji dhe ceshtjet qe trajtohen ne to zgjidhen ne menyre institucionale me vepriume sekrete .Pasi informacioni deri sa te vertetohet nuk duhet te lendoje as nje njeri ose institucion.
    Kjo eshte demokracia.

  2. nigo says:

    Znj Ministre
    Pse nuk con ne prokurori per cpifje ata qe deklarojne publikisht se kane informacion apo nuk ta mban te denoncosh S Berishen.

  3. Populli says:

    Qeverri qurrashes qe merren me idiolliqet e nji shkerdhate si berisha ,
    ooooooooooooooooo mortja tju haje ,kur pret ky popull nga ju .
    Vazhdoni lojen se eshte nji loje qe e luani bukur te dy palet o poltikane te ndyr qe i shkaterruat jeten ktij populli ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu

  4. ramastan dhe tritolistan. says:

    deri sa mimi -letra higjenike e rames merret me kanaqe-trafikantet po marrin shtetin-droge e tritol thua se je ne avganistan.tet muaj ju deshen qe te behet kjo katastrofe-te paret per azil,te paret per droge,te paret per tritol.berisha ruge,rruge,rruge-rama droge droge droge,.-Berisha shkolla,shkolla,shkolla,.-rama tritol,tritol,tritol,.-Berisha drita,drita drita 24 ore ,.-rama azyl,azyl,azyl,.-Berisha viza e NATO-rama vrasje e hajni edhe para kamerave.rilindje e skrrajave te wc.

    1. Zeneli says:

      Nuk e di kush je ti qe paske kaq informacione,por ajo qe me ben me shume te qesh eshte “trinomi i famshem i Berishes” qe ti i atribon me aq buje: Berisha: shkolla, drita dhe viza dhe NATO. Per shkolla mos fol me, se i beri naften cilesise dhe te rinjte mbeten rrugeve me diploma qe i blene neper tregjet e hapura te disa universiteteve jo publike… Drita ka pasur keto vite, por edhe tani ka vijuar me mire akoma. 100 milion euro do te jepte qeveria per te mos nderprere per asnje cast dritat, por Zoti na ndihmoi dhe rreshjet e diteve te fundit po mbushin basenet e hidrocentraleve dhe keto para me siguri qe do te perdoren ne fusha te tjer… Sa per vizat dhe NATO nuk eshte merite e Berishes ( mos harroni kurre ngjarjet e 97 kur ai ishte ne krye), por e gjithe qeverive dhe popullit qe kan punuar dhe derdhur djerse e mund per keto arritje…

    2. Kujtimi says:

      Eh, more i mjere! Kur permend apo shkruan emrin e Mimi Kodhelit duhet te lashe mire dhembet. Eshte nje grua dhe nje zonje e nderuar, e ndershme dhe shume profesioniste, kudo ku ka punuar ka qene shembull dhe faqebardhe para kujtedo. Pranda, mbylle gojen dhe mos u bej kaq qesharak dhe sharlatan…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje