Nëna e Bleona Matës: Mos e lironi Isën, ai ka gisht në zhdukjen e vajzës sime

21 Prill 2014, 17:31Kronika TEMA

Bukuria, nëna e Bleona Matës, vajzës 6- vjeçare të zhdukur në mënyrë misterioze më 22 maj të vitit 2010, i ka kërkuar prokurorisë që të mos mbyllë hetimet për Begzim Isës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se nuk ka gjetur prova për implikimin e 21- vjeçarit në rrëmbimin e Bleona Matës.

Isa u arrestua nën dyshimin se kishte organizuar trafikun e fëmijëve për në Kosovë.

“Prokuroria nuk duhet të mbyllë hetimet. Begzim Isa ka gisht në zhdukjen e Bleonës, ai ka bashkëpunuar me Qamilen. Prokuroria ka dëshmi që flasin për përfshirjen e tij”, tha Bukuria për News24.

Bleona u zhduk në Zapod të Kukësit teksa shoqërohej nga 5 kushërira, mes të cilave edhe halla e saj, Qamilja. Kërkimet për gjetjen e saj janë shtrirë si brenda edhe jashtë vendit, por deri tani nuk ka asnjë informacion se ku mund të ndodhet.

2 komente në “Nëna e Bleona Matës: Mos e lironi Isën, ai ka gisht në zhdukjen e vajzës sime”

  1. lilo says:

    O ZOT na ndihmo te gjithve per kete voglushe te pafajshme – na dhimbset e kemi plage qe kurse e ndegjuam ,nuk i njohim. Po si munde te humbas femija ne mes te 5 kushurirave e halles se saj !? Po ,Djali qe u pa aty afer shtepise me cup te zi nga gjyshja e Bleones!? Si mund te mbyllet ky krim e nga me te shemtuarit.
    Policia e Kukesit , Prokuroria kan fjetur mbi kete krim e PSE !?, BENI – VEPRONI te gjendet , kthejani vajzen familjes , nenes se saj . Eshte e pafajshme – ju keput jeta ,a kan shpirt a jan njerez a marrin fryme !? Beni dicka .

  2. 4999 qelbesira+skypion prezervativin says:

    ,100 perqind ai e ka rrembyer.
    Turp per papergjegjsine e prokuroreve.
    Turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje