Ministri i Drejtësisë Nasip Naço i kërkon zv/Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të japë shpjegime lidhur me mosprocedimin disiplinor ndaj tre gjyqtarëve Valbona Duraj, Lindita Hoxha dhe Granit Qypi.
Sipas Naços, për këto gjykatës në KLD, ka patur kërkesa për procedim disiplinor në vitin 2012 dhe 2013, por nga ky këshill s’ka patur asnjë reagim po përkundrazi ka vazhduar promovimi i tyre në kundërshtim me ligjin.
Në letër shkruhet se ne rastin e gjyqtarit Granit Qypi, vazhdimi në kundërshtim me ligjin në funksionin e tij si drejtues i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, pavarësisht kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.
Po kështu, në rastin e gjyqtares Valbona Duraj në kundërshtim me ligjin është lejuar promovimi i saj pavarësisht kërkesës së sipërpërmendur të Ministrit të Drejtësisë.
Më tej vazhdon letra me rastin e tretë se me dekretin nr. 8268, date 16.7.2013, znj.Duraj është emëruar gjyqtare e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
Ministri Naço kërkon që vlerësimi për këta gjyqtarë të futet në rendin e ditës për mbledhjen e ardhshme, pasi prej më shumë se një vit KLD nuk ka bërë asnjë hap, po ka lejuar që këta gjyqtarë të promovohen padrejtësisht.
I nderuar z. Cefa,
Nga Ministri i Drejtesise ju eshte kerkuar me shkresat nr.prot.239/11 date 30.10.2012, nr. prot. 42 dhe nr. 43 date 08.01.20 I3 procedimi disiplinor per gjyqtaret Valbona Duraj dhe Lindita Hoxha. Gjithashtu, per gjyqtarin Granit Qypi me shkresen nr. prot. 64711 date 27.3.2012 eshte kerkuar ndryshimi i vendimit nr. 260/3/a date 01.04.2010 te Keshillit te Larte te Drejtesise, per shkak te konsumimit te afatit te delegimit dhe shkeljeve te konstatuara nga raporti i inspektimit tematik ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kukes,
Nga ana juaj jo vetem qe nuk jane rnarre masat per tu shqyrtuar kerkesat ne fjale, por eshte lejuar si ne rastin e gjyqtarit Granit Qypi, vazhdimi ne kundershtim me ligjin ne funksionin e tij si drejtues i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kukes, pavaresisht kerkeses se Ministrit te Drejtesise.
Po keshtu, ne rastin e gjyqtares Valbona Duraj ne kundershtim me ligjin eshte lejuar promovimi i saj pavaresisht kerkeses se siperpermendur te Ministrit te Drejtesise, Me dekretin nr. 8268, date
16.7.20 I3, znj.Duraj eshte erneruar gjyqtare e Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Shkoder dhe me pas me vendimin nr.368 date 28.10.2013 eshte deleguar si kryetare e kesaj gjykate.
Ndonese ka kaluar mbi i vit nga depozitimi i ketyre kerkesave, Keshilli i Larte i Drejtesise ne rnungese te plote te eficenses jo vetem qe nuk i ka shqyrtuar propozimet ne fjale por ne te kundert ka lejuar promovimin e ketyre gjyqtareve.
Ne zbatim te nenit 22 te Ligjit nr. 881 i date 17.5.2001 ” Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise”, kerkoj nga ana juaj qe propozimet e sipercituara te perfshihen ne rendin e dites se mbledhjes me te afert.
shqiperia ka nevoj per gjyqtar te rijn e jo keta viktimat qe edhe grat e veta i japin per pak lek.
Ne qofte se sektori drejtesise e quan veten te pavarur nga askush,do te thote qe korrupsioni u ka ndryshuar psikiken e te menduarit,kur dihet boterisht se kete vend e ka katandisur ne kete fare feje gjyqesori,kur dihet qe gjyqetare jane kapur duke marr leke nga qytetaret per te shtremberuar prosecet gjyqesore, kur dihet gjithashtu se ka sorollatje e vonesa ne perfundimin e proceseve gjyqesore, te cilat natyrisht behen ne shekmbim te lekeve, pra duke paguar gjyqtarin, prandaj do ishte me e ndershme qe te ndryshojne ligjet,te pakten personat qe kane te drejte te punesojne gjyqtaret duhet te votohen nga populli, te gjendet instrumentat e matjes se punes se gjyqtareve ne raport me krimin,pronen,me shkallen e korrupsionit etj etj.ne rajonet qe mbulojne, sherbimi informative, ne se nuk eshte vete i korruptuar, duhet te luaj rol ne kete proces. Shqiptaret kane votuar per nje ndryshim rrenjesor te situates ne shqiperi, duke filluar nga gjyqsori dhe administrata ne pergjithesi.
Po nuk u nderruan te gjithe anetarete keshillit te larte te drejtesise dhe te emerohen te tjere nuk mund te shpresojme per nje gjyqesor te paster e te painkriminuar.
Cefa e grisi gjysmen e flete kerkeses dhe e perdori. E beri top duke matur koshin e plerave, dhe gjysmen do ta ruaj per rradhen tjeter..
Kaq te pafuqishem te jemi valle per t’i treguar nje mediokri si Cefa se çfare mundesi ka vullneti i popullit???
Mjerim, pesimizem, varferi mbjell injoranca e shqiptareve mesjetare.
Ju dhjefsha fitoren ne 23 qershor me 1 milion “shuplaka”.
Ku është drejtesia e premtuar?
Shtetin shqiptar e ka mberthyer prej fyti keshilli i larte i zhdrejtesise me ne krye presidentin e shtetit.
Se kuptoj pse ben gam gam Qeveria.
Pasurine mund t’ua verifikoje nepermjet ILDKP
Shkeljet mund t’ua vertetoje nepermjet inspektimeve qe ben Ministria e Drejtesise
Korrupsionin mund t’ua vertetoje nepermjet hetimit te Policise.
Po te faktoje keto e shikoni se si zhduken gjyqtaret e korruptuar.