Drejtoria e Emergjencave Civile, pranë Ministrisë së Punëve Brendshme, në bashkëpunim me Pushtetin Lokal kanë angazhuar gjithë kapacitetet njerëzore dhe mjetet për të përballuar vështirësitë e krijuara nga reshjet e dëborës, rënë ditët e fundit, kryesisht në veri dhe verilindje të vendit. Emergjencat Civile në administratën e Prefektëve të Qarqeve, subjektet private të mirëmbajtjes së rrugëve, po punojnë për kalimin pa vështirësi të mjeteve në akset kombëtare, si edhe hapjen e disa akseve rurale ende të bllokuara.
Situata sipas rretheve me probleme, paraqitet:
Rrethi Shkodër: Akset rrugore rurale për në qendër të komunave Shalë, Shosh dhe Pult, vazhdojnë të jenë me një kalim dhe qarkullimi i automjeteve në këto akse rrugore bëhet me vështirësi pasi trashësia e dëborës është rreth 30 – 40 cm.
Rrethi Malësi e Madhe: Si pasojë e reshjeve të dëborës akset rrugore Selcë – Vermosh dhe Bogë – Theth, vazhdojnë të jenë të bllokuara. Trashësia e dëborës në këto dy akse rrugore është mbi 50 cm.
Rrethi Pukë: Në këtë rreth nuk ka akse rrugore kombëtare të bllokuara. Në zonat malore të këtij rrethi rrugët komunale vazhdojnë të jenë në vështirësi për qarkullimin e automjeteve sepse trashësia e dëborës është rreth 80 – 90 cm.
Rrethi Dibër: Në këtë rreth nuk ka akse rrugore kombëtare të bllokuara.
Rrethi Bulqizë: Në këtë rreth nuk ka akse rrugore kombëtare të bllokuara.
Qarku Kukës:
Qarku Korçë:
Në Qafë Thanë, Qafë Plloçë dhe Dardhë, kanë filluar të bien reshje dëbore me intesitet të ulët, të cilat nuk kanë krijuar probleme në akset rrugore për qarkullimin e automjeteve.
Qeveria duhet te beje dicka
http://peshkupaujedosje.wordpress.com/
Gjnah se vuajne njerezit…