Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në bashkëpunim me Forcat Ajrore me përmirësimin e kushteve atmosferike organizuan operacionin nga ajri për të dërguar ndihma në zonat e thella të Tropojës.
Me helikopter u dërguan 40 pako me nga 10 kg secila, ushqime të shportës, veshmbathje, çadra dhe batanije si dhe dyshekë.
Ndihmat ishin dhuratë e Kryqit të Kuq Shqiptar dhe nga Rezervat e Shtetit.
Ndërsa 500 kg koncentrat dhe 300 kg hime dhe ushqime për bagëtitë, u siguruan nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në bashkëpunim me nënprefekturën Tropojë.
Në orën 11:30 u bë ngritja e helikopterit në drejtim të Tropojës me destinacion Bjeshkët e Lumit të Gashit, për t’ju ardhur në ndihmë 13 personave, të cilët u përballën me kushtet e vështira të motit.
Ata u bllokuan me 150 krerë bagëti të imta dhe 24 krerë bagëti të trasha, prej 2 ditësh. Në këtë zonë, trashësia e dëborës ka kaluar mbi 150 cm.
bravooooooooo
E te ka lezet shpirti, po paskemi vdek dhe per keto ndihma(lajme), te behet zemra mal po spo me besohet qe po ndodh ne Shqiprin ton ksoj gjerash. Ky eshte shteti qe merakoset per njerzit e vet. rofsh Edo bashk me te tjeret.
shteti i sali trapit i kishte lene me vdeke nqs do ishin te majte bravo rilindja njejte peer te gjithe popullin