Gjykata vendos 25 vite burg për pedofilin Ardian Prrenjasi

17 Prill 2014, 14:48Kronika TEMA

Dënohet me 25 vite burgim pedofili Ardian Prrenjasi, mbi të cilin rënduan dy akuza ajo e “marrëdhënies homoseksuale me të mitur kryer me dhunë” dhe “heqje e paligjshme e lirisë”. Kërkesa për dënimin e Prrenjasit u bë nga prokurori i çështjes Ramadan Troci, ndërsa vetë i akuzuari i pranishëm në seancë kërkoi mëshirë dhe ulje të dënimit.
 
Nga ana tjetër avokatja e tij mbrojtëse Vjollca Pustina kërkoi dënimin e Prrenjasit me 20 vite burgim dhe pasjen e të drejtës për të fituar liri me kusht. Gjykata rrëzoi kërkesën e mbrojties duke lënë në fuqi kërkesën e organit të akuzës dhe duke dënuar Prrenjasin, të njohur dhe si pedofili Laprakës me 25 vite burgim pa të drejtën e fitimit të lirisë me kusht.

Ardian Prrenjasi u arrestua rreth 1 vit më parë, pasi dyshohej dhe si autor i rrëmbimit e më pas vrasjes së Julian Celës, por kjo akuzë nuk u provua asnjëherë ndërsa 11-vjeçari është ende person i zhdukur. Dy akuzat për të cilën u dënua Prrenjasi janë vetëm për ish-fqinjin e tij, i cili falë ndërhyrjes së policisë së shtetit arriti të shpëtojë pasi ishte rrëmbyer e më pas dhunuar nga pedofili. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje