Llalla: Deputetët që kanë fakte për trafikun e drogës, të vijnë në prokurori (VIDEO)

17 Prill 2014, 10:34Kronika TEMA

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, komentoi akuzat e ngritura së fundmi nga politika për përdorim të ushtrisë për trafik droge.

Llalla tha se ka pasur akuza publike, ndërsa është depozituar edhe një kërkesë nga Ministria e Mbrojtjes.

Ai tha se prokuroria është në momentin e verifikimit dhe shumë shpejt do ketë një komunikim të dytë.

Por Llalla u kërkoi deputetëve që t’i paraqesin faktet tek organi i akuzës.

“Do u kërkojmë SHISH, SHIU, Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe gjithkujt që ka informacione apo fakte përsa më sipër, që është i mirëpritur që t’i paraqesë ato pranë organit të akuzës,” tha Llalla.

Duke komentuar arrestimin e gjyqtarit në flagrancë, Llalla tha se Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë për procedura të mëtejshme.

16 komente në “Llalla: Deputetët që kanë fakte për trafikun e drogës, të vijnë në prokurori (VIDEO)”

  1. Ai says:

    ska fakte as pakte.po pse ska kallzime penale per mashtrim abuzim akuzim etj

    1. ww says:

      Ti more idiot nuk mund te flasesh me kopetence per faktet dhe paktet,
      Ka se kush merret me kete ceshtje .

    2. feniks says:

      Ziti Llalla!!
      Thirrja qe u beni deputeteve,me duket si HIPOKRIZI NGA ANA JUAJ!!!
      Ne se DOSJET qe u jane dorezuar nga QEVERIA RAMA per KRIMET E SHUMTA,sidomos ne ministrine e Mbrojtjes,nuk ju duken PUNE per ju,atehere kjo tregon se ju NUK DONI TE PUNONI ,POR FSHIHENI PAS LOJRAVE TE FJALEVE!!!
      Rruge te mesme nuk ke,o Llalla:
      O do cosh DOSJET mne Gjykate brenda afatit te caktuar,ose do t’i shtosh vetes nje AKUZE PLUS per me vone kur te hiqesh nga detyra!!!

  2. Zambi says:

    O Llalla zbatoje ligjin per ndonje nga politikanet e perlyer (te majte apo te djathet qofshin ata)se nuk prish pune. Do perfundosh edhe ti i paune si Ina Kanarina pastaj se nuk do i hysh ne pune asnjerit.

  3. vini says:

    Ajuzat jane publike besoj se organi i prokurorise duhet te filloje hetimet dhe jo te fshihet mbas gishtit

    1. Argita_B says:

      Shume e sakte. Nga momenti qe nje deputet ben publike nje akuze kjo duhet te perbeje nje sinjal te qarte per prokurorine qe te filloje hetimet. Te therritet deputeti per te bere kallzimin me statusin me statusin e deshmitarit, nese ka prova te ndiqen penalisht te akuzuarit, nese jo te ndiqet deputeti per shpifje, e thjeshte.

      1. Pedagogu/Tirane says:

        Nuk mund te vazhdoje keshtu qe secili politikan flet seriozisht si Shvejku kur tallej.

        Z Llalla! Merr politikanet akuzues ne pyetje.Ndiqi akuazat e tyre.Nese qendrojne te futen ne burg pergjegjesit nese nuk qendrojne te ndeshkohen shpifesit.

        Shteti nuk eshte loder qe politikanet ta terheqin prej hunde dhe te harxhohen kot parate e shtetit me investigime.
        Cdo investigim eshte harxhim dhe cdo harxhim duhet te kete rezultate!

  4. vini says:

    Akuzat jane publike besoj se organi i prokurorise duhet te filloje hetimet dhe jo te fshihet mbas gishtit.

  5. cili says:

    Pse nuk therret Imamin, Bashen dhe Berishen e ti marresh ne pyetje sipas ligjit por kerkon qe deputetet te paraqesin faktet? Apo ke frike. Prandaj sbehet asnjehere drejtesi ketu.

  6. NJERIU says:

    o Llalla dhalla palla po ku ke bythe to mor legen te sulmosh njerezit ti je mashe e dikujt si shumica e gjyqtareve dhe e Shqiptareve.,Po nejse do thuash nje gje dhe ti per te thene gjera kot i mer leket.

  7. Genti says:

    Nuk po flije gjume ti po ti cpate rri mos u ndjej se mire je aty ku je naten e mireeeeeeeeeeeeeee.

  8. ilir says:

    more i lodhur, merru nje here me dosjet qe ke mbi tavoline, 11 Janarin, Gerdecin ku humben jeten 26 njerez, rrugen e kombit qe edhe pse mori 1Miljard Euro sot spo sjell asnje zhvillim, perkundraziz po e hane qente… Po ske faj ti se as qe e di sesa di, po te pakten behu burre e hap krahun

  9. 4999 qelbesira + skypionin prezervativin e sales says:

    Fantastik ky dhalla. Me pelqen shume.
    Kerkon qe lepujt te vijne vete te qerrja.
    Hahahaha.
    Ky eshte hetues.
    U thoshte qe qeverria e kap lepurin me qerre, kurse ky I ben thirrje lepujve te vijne te qerrja.
    Hahahahaha. Ckam qeshur.
    Si e do lepurin te madh apo te vogel z. Dhalla

  10. 4999 qelbesira + skypionin prezervativin e sales says:

    Sa Ilezecem qe eshte. Si u thote?
    Kur te keni kohe dilni noihere nga zyra ime per muhabet se une skam kohe per tu marre me kto gjera. Jam pak I zene. Hahahahahahaaaaaaaaa.

  11. Shpellari says:

    Llalla, Kryemodhi, Kokedhima, K**modhi, cfar emnash jon kta kshtu, kurr s´kom nigju!

  12. iliria shqiptare says:

    Vete FA duhet duhet te mbrojne nderin e tyre.Akuzat qe iu behen jane te renda ne syte e opinionit shqiptar ne mos edhe me gjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje