Studimi/Sistemi i drejtësisë në parametra shqetësues, vonesa në zbardhjen e vendimeve

12 Prill 2014, 12:51Kronika TEMA

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri është në parametra shqetësues. Gjykatat në të tre shkallët e tyre dhe pse duhet t’i shërbejnë qytetarëve, me vonesat që krijojnë në zbardhjen e vendimeve krijojnë padrejtësi. Ky është konkluzioni i studimit për vonesat e shpalljes së vendimeve gjyqësore të realizuar nga Qendra për Çështjet e Informimit Publik.

Sipas studimit, qytetarët presin me vite për marrjen e një vendimi, ndërsa në Gjykatën e Lartë ku është gjykuar për moszbardhje vendimi gjykatësi i Durrësit Neritan Tabaku, kjo gjykatë dhe vetë ka shkelur afatet për zbardhjen e vendimit.

Veç konstatimeve në gjetjen për vonesat e shpalljes së vendimeve,  studimi sjell dhe një sërë rekomandimesh ku për piramidën e gjyqësorit, siç konsiderohet Gjykata e Lartë shihet me vend që kjo gjykatë të kontrollohet qoftë edhe nga Parlamenti pasi aktualisht është intitucion i cili qëndron jashtë llogaridhënies për çdo veprimtari të saj.

Drejtori i INFOCIP Gerti Shella tha se fenomeni i vonesave nuk është vetëm shqiptar, por edhe një fenomen europian. Ai i bëri thirrje Ministrisë së Drejtësisë të marrë masa që të shkurtojë proceset e tejzgjatura gjyqësore dhe përpunimin e tyre sipas ligjit.

Raporti është rezultat i një studimi disa mujor për Gjykatën e Tiranës, Gjykatat e Apelit, Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Periudha e studimit nuk është e njëjtë për të gjithë gjykatat por ajo varion nga 3 muaj deri në 1 vit për Apelin.

4 komente në “Studimi/Sistemi i drejtësisë në parametra shqetësues, vonesa në zbardhjen e vendimeve”

  1. Atila says:

    Kjo “Drejtesi” duhet shembur nga themelet pasi aty fle korrupsioni dhe padrejtesia qe i i eshte bere vendit dhe publikut ne keto 20 vjet. Qeveria duhej te kishte filluar Reformen rrenjesore ne kete institucion per ta pastruar nga korrupsioni qe e ka gerryer dhe percudnuar “Drejtesine” ne kurriz te atyre qe trokasin ne dyert e saj dhe te mbarvajtjes se Demokracise dhe prespektives Evropiane te vendit. Kontrolli i pasurive te vena nga gjyqtaret,avokatet dhe prokuroret e treguesi me i qarte i korrupsionit dhe shperdorimit te detyres nga keta te ashtequajtur punonjes te drejtesise.

  2. Treviso says:

    Institucionet e drejtesise bejne sikur nuk e kuptojne se jane mvartesit e popullit dhe duhet ti japin llogari popullit per punen e tyre. Cdo punonjes i administrates eshte mvartesi popullit dhe duhet ti qendroje pronto per çdo problem qe te kene. Krimineli sali Berisha kerkon te ngreje militantet e tije ne protesta per interesat e tije, ndersa populli nuk ngrihet ne protesta per te drejtat qe ja shkel me dy kembe keshilli i Larte i Drejtesise me mvartesit e tije. Reformen ne drejtesi nuk ka fuqi qeveria ta beje pa ndihmen e popullit.Mjafton, vetem ato qe kane proçeset hapur te ngrihen kunder drejtesise qe nuk po e gjejne per shume vite, per qeverine eshte nje ndihme.

  3. populli says:

    Pak shpresa kemi se mund te behet gje me drejtesine. Eshte nje sistem totalisht i kapur. Krimet e gjykatave shqiptare kane bere kerdine. Sa vendime te padrejta e kriminale kane dhene keto gjykata? Gati te gjitha vendimet e tyre kane qene kriminale, te korruptuara. Vetem litari i zbut sado pak padrejtesite e drejtesise shqiptare. Sidomos tani qe me kete sistem kriminal e te korruptuar flene Jari, Sala, Xhezairi, Luli……

  4. patosi says:

    Po tani po lozni me poppullin me duket …po pse ky eshte i vetmi problem ne drejtesi ??????PO ca thoni mor burra ….Po keni konstatuar ndonje here ne ndonje gjyq …jo ,patjeter …po ata nuk jan ene gjendje te kapin nje gabim procedurial …palere me ato themeloret ..Ata nuk i lexojne dosjet …ata bejne pazare me gjyqet …ata dosjen ehapin vetem kur kan nderhyrje ne ranga deputeti ose krimineli …i hapin dosjet kur u ngopet syri me euro ….a cjane ata cjane ata …Ata jane qe ju pembyste makina te gjitheve dhe u shofshin me fare eme fis ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje