“Hipoteka”, arrestohen 5 zyrtarë për shpërdorim detyre

11 Prill 2014, 09:35Kronika TEMA

Sektori kundër Krimit Ekonomik e Financiar në drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, në kuadër të operacionit të koduar “Hipoteka” bëri të mundur arrestimin e 5 personave, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”.

Burime të Policisë bëjnë të ditur se “në pranga janë vënë shtetasit Sali Terziu me detyrë specialist regjistrimi pranë Zyrës së Pasurive të Paluajtshme, Librazhd; Fatmir Kaca, specialist i kadastrës në komunën Orenjë, Librazhd, Xhemal Bozhiqi me detyrë specialist topograf pranë komunës Hotolisht, Librazhd, Baki Bragjeci, kryeplak i fshatit Zdrajsh, Librazhd”.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin, duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet e pronësisë, kanë regjistruar një pronë në kundërshtim me ligjin.

Në pranga gjithashtu është vënë edhe shtetasi Naim Kaca, banues në Librazhd, i cili ka përfituar pronën në kundërshtim me ligjin me anë të falsifikimit të dokumentave zyrtare. Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

2 komente në ““Hipoteka”, arrestohen 5 zyrtarë për shpërdorim detyre”

  1. elbasani says:

    Kjo eshte nje mase e pa perfillshme ne krahasim me masakren qe eshte kryer ne hapsirat publike dhe te gjelbra ne qytet sikunder jane ndertimet ne parkimin para stadiumit,ne parkun e qytetit ndertime brenda tije,hapsira te zena ,rruge,tortuare,shtesa mbi kate,te kryera ne kohen e zgjedhjeve pa leje e me leje te fsheht nga bashkia dhe me letra te dhena nga aluizni.Te kontrollohen gjith dekumentacioni i aluiznit per periudhen para e mbas zgjedhjeve,dhe verefikimi i objekteve te legalizuara do tu jape nje panorame te qarte.Prandaj mos beni sikur punoni ne qytetaret shohim dhe ju monitorojm cdo dit.

  2. Gezimi says:

    Meritoni pergezime, por jeni ende shume larg peshkaqeneve te medhenj. Kur te mesojme arrestimin e ndonjerit, apo shume prej tyre, atehere do themi me plot gojen: ME NE FUND PO FLET DREJTESIA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje