Pas nisjes së aksionit për shembjen e lokaleve apo kioskave të ndërtuara në të dy anët e rrugës së Kombit, kanë nisur procedime penale për ata që kanë vendosur kioska dhe shesin anës autostradës.
Brenda një dite, janë kallëzuar në prokurori 9 persona, me akuzën e “Ndërtimit të paligjshëm”.
Ndërtimet janë kryesisht kioska, rulota apo kamionçina me karroceri për tregtim mallrash, apo çadra të kthyera në kioska dhe të përshtatura në lokale.
Ato janë ngritur kryesisht në vendim e quajtur Fushë Milot dhe në aksin Milot- Kurbin.
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, apeloi gjatë një inspektimi në këtë aks javën e kaluar, për të ruajtur dhe mos dëmtuar sinjalistikën rrugore.
Për vendosjen e gjithë sinjalistikës u ri-investua, pasi ajo mungonte pothuaj në gjithë rrugën duke u bërë shkak për aksidente.