Akt-akuza fajëson gardianët për vdekjen e Ilia Karelit

7 Prill 2014, 17:12Kronika TEMA

Akt-akuza kundër punonjësve të burgut të Nigritas nuk lë asnjë pikë dyshimi për fajësinë e tyre në vdekjen e Ilia Karelit.  Agjencia gjysmëzyrtare greke e lajmeve, ANA-MPA, që ka siguruar një kopje të aktakuzës, bën me dije se hetuesja Jeorgjia Tutunxi akuzon 15 të pendehurit si protagonistë në torturimin e të burgosurit shqiptar, tortura që përfundimisht çuan në vdekjen e tij.

Sipas aktakuzës, të gjithë ata, për më shumë se dy orë e torturuan “vazhdimisht dhe në mënyrë sistematike” Ilia Karelin, për ta ndëshkkuar për vrasjen e kolegut të tyre grek, Jorgos Cironis, më 25 mars, në burgun e Malandrinos.

Gjithë të pandehurit, 12 gardianë, një rreshter, një tetar dhe një nga rojet e jashtme të burgut, e lagnin vazhdimisht me ujë Karelin, me qëllim që goditjet e tyre të shkaktonin sa më shumë dhimbje.

“Duke vepruar të gjithë së bashku, ata goditnin Ilia Karelin me grushte, me shkelma, me një çarçaf të modifikuar në hobe që kishte nyje të shumta, me gjatësi rreth 50 centimemtra; e goditnin në pjesë të ndryshme të trupit, në shpinë, në këmbë, kryesisht në shputa dhe në pulpa, në gjoks, në bark dhe në kokë duke e lagur njëkohësisht me ujë, me qëllim që goditjet të shkaktonin sa më shumë dhimbje”, nënvizon akt-akuza.

Akt-akuza vë në dukje se torturimi i Karelit zgjati nga ora 15:37 deri në 18:38, në dhomën e pritjes të burgut të Nigritas, dhomë që quhet ndryshe edhe “frigorifer” në gjuhën e gardianëve.  Aty Karelin e vendosën sapo mbërriti në burgun e Nigritas, deri sa të kryheshin disa punime teknike në qelinë ku do të dërgohej përfundimisht e do të vdiste pak më vonë, mbrëmjen e 17 marsit.  Sipas akt-akuzës, si rezultat i torturave, Karelit iu shkaktuan plagë të shumta dhe fraktura, si dhe thyerje të kafazit të kraharorit.

Kjo thyerje, nga ana e vet, ka shkaktuar filtrimin e hemorragjisë në indet e buta, duke shtypur zemrën gjatë lëvizjeve respiratore dhe lëvizjeve të trupit.

Në vazhdim, rreth orës 18:38, të pandehurit e kanë ngritur peshë Ilia Karelin dhe e kanë çuar në qelinë e izolimit, ku ka qëndruar i vetëm, i lagur dhe dukshëm i lënduar, dhe nuk janë kujdesur që të vizitohej nga një mjek.

Sipas akuzës, thyerja e kafazit të kraharorit, ndërthurur me aktet e torturës, “solli vdekjen për shkak të aritmisë”.

“Ilia Kareli vdiq disa orë më vonë, në harkun kohor nga ora 18:38 deri 23:15, atëherë kur u konstatua se nuk merrte më frymë dhe u njoftua qendra e ndihmës së shpejtë që e transportoi në spitalin e Serresit, aty ku u konfirmua vdekja e tij”, thuhet në akt-akuzën e firmosur nga hetuesja e çështjes.

4 komente në “Akt-akuza fajëson gardianët për vdekjen e Ilia Karelit”

  1. Gjykta e Strasburgut says:

    Kafsh, sadist, ma t’nyt nuk i ba zoti!! Do ti shohim ne fund sa do ti denojn keta plehera..

    1. Pelasgian says:

      1 vit maksimumi ….kshtu eshte kur ske shtet dhe ke per kryeminister nje koqe kanari qe thot : zero probleme me fqinjet . OOOOOO KTU DUHET VETEM TURKU ,,,AI JU VJEN HAKUT !

      1. Gjykata e strasburgut says:

        O pelasgjian…gomarin e nxjerr i zoti nga balta..po te mburremi gjithmon me koqet e te tjereve, asnjeher skemi me pas dinjitet..prandaj, duhen pervesh menget e me shporr ket injorantin qe kemi si kryeminister e shqiptaret, nuk duhet te ikin ne Siri me luftu, por te luftojn ne shqiperi ku armikun e kan sa nje gomar.

  2. Elvisi says:

    Ky nuk eshte rasti pare, beri buje se folen shum mediat dhe se mazhoranca politike ne greqi ka ndryshuar se po te kishte mazhorance Samara ky rast mbase nuk permendej fare ashtu si rastet e tjera te keqtrajtimeve te huajve ne Greqi, gjithsesi fajin e ka ne rrall te pare KE qe nuk merr masa ndeshkuese ndaj Greqis per shkelje te drejtave te njeriut por akoma vazhdon dhe i jep lek borxh , pastaj vjen menyra se si duhet te rreagoj shteti jone qe kurr nuk ka rreaguar pervec rastit te perzenjes se Janullatos dhe me pas Fatosi e pranoi prap , rast tjeter nuk mbaj mend ti ket kundershtuar shteti jone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje