Publikohen dëshmitë e gardianëve për dhunën: Ja si e vramë Ilia Karelin

6 Prill 2014, 12:57Kronika TEMA

Me titull “Ja si torturuan 14 nëpunës burgu deri në vdekje Karelin”, faqja elektronike e gazetës “To Vima” publikon një pjesë të dosjes hetimore të rojeve të burgut, që duket se janë autorët e vdekjes së tij.

Bëhet fjalë për dëshmitë e dhëna nga disa prej gardianëve, tek agjentët e hetimit të brendshëm të policisë greke, dhe jo për deklaratat e tyre në Hetuesi.

Në këto dëshmi përshkruhen hollësitë tronditëse të skenave të torturave dhe emrat e të gjithë gardianëve, që ndodheshin atë ditë në burgun e Nigritës, përveç njërit, si dhe të rojeve të jashtme të këtij institucioni për të burgosurit e krimeve të rënda.

Sipas artikullit, të gjithë e kanë qëlluar 42-vjeçarin shqiptar, në të gjitha pjesët e trupit, por dy prej rojeve e gjuanin me tërbim të madh. Njëri prej tyre, madje, ishte edhe personi që i dha goditjen me bërryl në gjoks, e cila thuhet se i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Tekstualisht, në një fragment të dosjes shkruhet “Dikush nga të 14-tët që gjuanin Karelin thirri: Ndaloni, do ta vrasim. Por asnjëri nuk e dëgjonte. Edhe ai që thirri, pas pak e qëlloi me shkelm. Në një moment, drejtori i burgut, që dëgjoi britmat e të burgosurit shqiptar, hyri në dhomë dhe pasi pa gjendjen e tij iu drejtua gardianëve duke u thënë ‘kush do që ta gjuajë, ta bëjë tani dhe të marrë përsipër përgjegjësinë, pasi nëse vdes do të humbasim shtëpitë tona’. Më pas, rojet e burgut kanë thirrur një të burgosur tjetër, i cili ka pastruar dhomën nga gjaku. Nuk ishin të shqetësuar, sepse kishin planifikuar ta çonin të nesërmen Karelin te mjeku, përveç njerit, i cili me shqetësim të madh ka shkuar menjëherë te salla e kamerave, duke e vëzhguar vazhdimisht Karelin në qelinë e tij, pasi kishte frikë se mos vdiste”.

Në vazhdim të dëshmive thuhet se drejtori i burgut, kur është marrë në dorëzim Kareli prej policëve, i ka ardhur keq për të dhe ka vendosur ta çojë në një qeli të mbikqyrur prej kamerave, për ta ruajtur nga sulmet e mundshme të rojeve, dhe ka urdhëruar një prej rojeve të jashtëm të përgatisë qelinë.

Ky i fundit, pasi ka zbatuar urdhrin, ka hyrë në dhomën ku torturonin 42-vjeçarin shqiptar dhe, pasi e ka qëlluar disa herë, ka urdhëruar t’i sjellin një peshqir të madh të lidhur nyje dhe ka filluar ta gjuajë me të në të gjithë trupin.

10 ditë pas vdekjes në burg të Ilia Karelit, tetë prej gardianëve kanë marrë afat të dëshmojnë në Hetuesi ditën e martë, kurse gjashtë të tjerët dhe drejtori priten të thirren për të deponuar në ditët në vazhdim./TCH

15 komente në “Publikohen dëshmitë e gardianëve për dhunën: Ja si e vramë Ilia Karelin”

  1. antigrek says:

    Rrâce pederastesh… Bij kurvash, tregoni forcen 16 veta kunder njerit te vetem

    1. emigranti says:

      Ngushellime familjes, per kete akt makaber.
      Edhe i ndjeri prapa kraheve e therri gardianin. Aristotel Gumen 5 kriminela e goditen me makine dhe asnjeri nuk u denua. Bravo Drejtesis Greke qe i ka “kallur daten” te huajve dhe Grekeve.

      1. informat says:

        O zogu, jane denuar nje here ata apo i lexon gazetat me bythe

  2. hajduti says:

    kush e xorri ate fjalen e urte nje grek i mir eshte vetem nje grek i vdekur…..lexon artikullin dhe te vjen jo keq por shikon nje xhelozi qe kan greket perkundrejt shqiptareve shikon nje inat qe shfaqin perkundrejt shqiptareve sepse nuk mund te behen aq te mire sa shqipet..shikon hajdurine e tyre dhe gjithashtu pabesine….shikon friken ne syte mendjet e tyre sepse kan frike nga shqiptaret nga zakonet nga miresia nga sjellja e shqiptareve dhe mundohen me doemos ta vjedhin vrasin ose hedin balte..keta gardianet po themi..qe vrane djaloshin sepse vrau nje shok gardian te tyre ..dmth e vrane djalin sepse ju vrau bashkpunetorin e tyre gardian..por keta po ta kishin bere per shoqeri do ishin ne nje mendje dhe nuk do ja fusin njeri tjetrit tani kur te dalin para ligjit…jo se bona une jo i gjujti ai…Legena..

  3. moni says:

    Kjo eshte shtazeri dhe meriton te denohen maksimalisht te gjithe keta gardiane. Denim ekzemplar qe mos t’u shkoj me ne mend ne burgjet e tjera kjo gje. Shteti yne duhet t’i kerkoj atij grek nje rishikim te strukturave te tij ne burgje, polici apo ushtri ku ka estremiste antishqiptar. Keto gjera demtojne marrdheniet midis popujve. Ilia Kareli s’ishte burre i mire, por mori denimin nga gjykata dhe burgun e beri. Dhuna e vazhdueshme nuk ka justifikim per nje vend te BE-se.

    Por mos ti pergjithsojme gjerat, s’ka pyll pa derra. Per fat te keq lajmet e mira nuk dalin ne media aq shpesh sa te keqijat, keshtu do luftohej injoranca dhe barbaria e nje pjese te popullates si atje e ketu. Nese jane punedhenes grek qe i paguajne normalisht punonjesit e tyre shqiptare, kjo s’ben lajm. Nje punedhenes qe ia mban rrogen, behet lajm dhe ne krijojme idene se te gjith greket jane keshtu.
    Po ne Shqiperi sa raste kemi te punedhenesve qe s’japin rrogat??? Me dhjetra raste njoh qe punojne ne ndertim a ne fusha te tjera dhe kur vjen puna nuk paguhen.

    Shpresoj qe te pakten kjo situate te sherbej per ndalimin e dhunes ndaj te burgosurve te tjere.

    1. emigranti says:

      Kete ceshtje do ta zgjidhi gjykata Greke.

      Po per Remzi Hoxhen qe u masakrua nga ShIK-asit, po per 4 viktimat e 10 shkurtit, po per vrasjen e pa bese te Aristotel Gumes kush do te mbaj pergjegjesi.

  4. Dirty bastards says:

    Jam mesuar me sjelljet e grekve por cfare me ben per te vjelle me shume esht se si disa shqiptare pa gjak ne vena pa bese, pa seder dalin e komentojne qe ska gje kriminel eshte
    Ta them une kush esht kriminel me pak fjale
    Kriminel jan ata qe smbrojne te drejtat e shqiptarve jashte atdheut edhe pse ka ligje
    Kriminel jan ata qe heshtin
    Me shume vret fjala e shqiptarit kunder shqiptarit sesa grekut
    Kete sjellje qe keni mbjelle do ta korin femijet tuaj ne vitet e ardhshme
    Shqiperia nje shtet pa baba.

    1. Lleshi says:

      Vdiq Babai , vdiq babai
      Moj e mjera Shqiperi
      Vdiq babai , AI ustai
      trim i çartur si AI

      Me tradhetare te pushtuan
      Moj e mjera Shqiperi
      gjer ne kocke te dhunuan
      me parlament dhe Qeveri

      Kuislinge shume ke pasur
      Dhe moderne keshtu si sot
      Vdiq babai , vdiq Babai
      Ai qe shqipes i dilte Zot !

  5. askushi says:

    Kjo gje eshte nje gje e peshtire dhe e pabese. 10 veta.
    Vete e kishin fajin per shokune e vet. Te ishin me te kujdesshem, qe te mos u ndodhte gje. Vete jane fajtore per ate qe u ndodhi.
    Por kjo qe ben keta eshte jashte trurit te njeriut. Keta jane shndruar ne kanibale.

  6. Shqip says:

    Uroj qe gjithe grekerit the pesojne the njejtin fat si ai the ndjerit Ilia. Uroj ti prehen kockat the qeta… Mallkuar qofshi of rrace greke

    1. emigranti says:

      Ne na ka mallkuar Zoti dhe Greqine e ka Bekuar…prandaj kemi 1 miljon emigrant Shqipetare ne Greqi.

  7. aratisur,syrgjynosur says:

    greket kane 24vjet qe i vrasin dhe i keqtrajtojne shqiptaret ,ne u japim shkolla ,vareza ushtaresh,qisha greke,u falim teritor,dule grekun nekryetar parlamenti se tha edvin ortodoks filogreku,janulla drejton kishen qe punon per gerqine,sduhen zgjedhur politikanet kallepit tradhetaret shqiptareve,berishovici,nano drogaxhiu,meta hajduti,basha vrasesi,dhe piktori si servil venizellosit.si mund te haroet genocidi dhe shperngulja popullates came nga trojet e tyre autoktone.

  8. ARJANI says:

    O emigrant I janulles po qe se eshte kaq vend I bekuar pse minjt grek jane te shperndar ne gjithe rruget e botes? 10 000 000 minj grek jane neper bote, pse nuk kthehen te ”p–I I bekuar?

  9. Aldiger says:

    Pyetja e vetme qe me lind mua esht kur k…. eshte shteti shqipetar. Nje shtet qe nk eshte ne gjendje te mbroje as qytetaret e vet. Cdo te ndodhte nqs do te kishte ndodh me nje qytetar grek ketu ne shqiperi? (qe as ka ndodhur as ka per te ndodhur, sepse greket ketu ne shqiperi jane po aq te mbrojtur sa edhe ne greqi, biles kane me shume te drejta se cka i takon ktu ne shqiperi pas aq shume te keqija qe u kane bere shqiptareve.)

  10. AvniRystemi says:

    Gjykimi me I mire eshte gjykimi asnjeanes, por ne kete rast vija e ndarjes eshte shume e holle dhe ta bene te veshtire asnjeanshmerine.

    Greket bene cfare bene jo se iu keput shpirti per kolegun e vrare, – sepse ne ate rast mund ti hiqnin nje dru fajtorit dhe ta linin gjalle, – nese fajtori do te ishte grek p.sh., por ata e vrane larelin me paramendim sepse ai qe shqiptar dhe aq me teper nje shqiptare qe kishte vjedhur kishte vrare dhe tani vrau perseri dhe kesaj radhe kolegun e tyre… ky rast ne syte e grekeve qe shqiptari ideal, qe shqiptari qe ata te gjithe njihnin si modelin e vertet te shqiptareve I cili u dha te gjitha provat per shfajesim per vrasjen e tij. Por ky rast ne te vertet ndezi dritat per profesionalizmin e policise greke te cilet e kthyen ceshtjen ne marrje te ligjit ne duart e veta duke lene njeriun e semure antishqiptar brenda tyre te dali ne dukje si kafshe karnibale dhe e shemtire e shpifur. Ata nuk jane profesioniste por te semure psikik.
    Nga ana tjeter ne drite te historise se karelit duhet shtruar pyetja se ke perfaqesonte kareli ne greqi??? Sa I perhapur eshte I shqiptarit kareli ne evrope. Nuk duhet harruar se ne vitet 90 kur karreli ka hyre ne burg per here te pare ishte shume normale te degjoje per shqiptare qe ktheheshin ne shqiperi te care me thika , me brinje te thyera apo ne arkivole te vrare nga shqiptare garipa te tipit kareli qe preferonin rrugen e shkurter prej trimi te grabitjes dhe xhvatjes se dhuneshme per fitimin e mbijeteses. Kame bindjen se te gjithe ata qe ne vitet 90 e benin rrugen e greqise neper male per te shkuar dhe pununar ne feshat e greqise dhe per te flejtur nen qiell te hapur e kane patur pikpyetjen e te renit ne duart e kasapeve shqiptare midis dy syve dhe midis dy vesheve diten dhe naten duke fjetur gjume.
    Ne nuk duhet te harrojme se shoqeria shqiptare e hedhur ne ere nga mjeshterat e ppsh dhe te ish sigurimit te shtetit prodhoi nje shtrese njerezish pa spiranca ideologjike ne jete, prodhoi njerez qe pervec parase nuk njihnin asnje vlere materiale apo njerezore ne boten ku jetonin. Gjate qeverrisjes se pare te sali berishes shqiptaret bene kerrdine me njeri tjetrin ne greqi dhe itali, me dhjetra e qindra arkivole djemesh te rinje jane kthyer ne shqiperi cdo vit qe saliu ishte president por une nuk di sanje rast te bujshem qe shteti shqiptare te hetonte apo te sillte dike para ligjit. Te pa shkolluar te pa shprese pa dinjitet pa siguri sociale pa siguri fizike dhe te cuar ne destitucion nga kampionet e demokracise ne vendin e tyre djemte e shqiperise u leshuan rrugeve te greqise dhe italise ne shpresen e gjetjes se punes se keahut duke mos patur asnje lloj mbeshtetje dhe pervec te qendruarit klandestin ne ato vende.
    Te gjendur ne keto rrethana shqipet e ppsh-se dhe me vone te pd-se shume shpesh u ballafaquan me te vetmen zghedhje te te vjedhurit dhe bastisurit per te mbijetuar dhe ne shume raste shenjestra me e pershtatshme ishin shqiptare te tjere qe flinin rrugeve te pambrojtur te ciletvekur nuk nxirnin parat e fshehura qe ndishta edhe nuk I kishin nuk u kursehej as thika ne bark.
    Eshte shume tragjike qe qeverritaret tane dhe e ashtuquajthura inteligjenca shqiptare nuk e vune ujin ne zjarre per vlerat njerezore qe avulluan nga shpirti shqiptar por shpenzuan vitet e tyre nen tranzicion te diktuar ne cdo sekonde nga etja per pushtet dhe para. Por sidoqofte demi I neglizhences prej shtetit eshte I materializuar dhe e nxjere kokev vazhdimisht ne krimet e vazhueshme te habitshme qe shqiptatet bejne beenda dhe hashte vendit.
    Eshte e veshtire dhe eshte zemer vrares fakti qe nje njeri I piste si sali berisha vrapon pa humbur asnje sekonde per te perfituar dhe kapitaluzuar ne dhimbjen e familjeve qe jetojne tragjedi te tilla kur dihet qe ky njeri dhe te gjithe ata qe punuan prane tij ne pozite dhe opozite, jo vetem qe nuk e bene detyren e marre persiper duke mos u kujdeseyr per te ardhmen e njerezve si kareli por bene cdo pisllik qe te siguronib qe ghenerata e karelit te degradonte dhe re shfarosej vetem e vetem qe keta pushter te rrembenin me lehtesi pasurite e vendit ashtu sic bene, sheshit.
    Problemi yne si komb nuk eshre se kemi shume njerez qe moren rrugen e karelit por ne cfare force morale do te mundemi ne qe te bazojme argumentimin per te mbeshtetur njerez qe shkojne aq large sa te vrasin njerez per tu plackitur shtepine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje