Prokuroria e Krimeve të Rënda duket se ka siguruar një tjetër provë për akuzat e ngritura ndaj biznesmenit Ilir Karçini pas dëshmisë së “vrasësit me pagesë”, Julian Sinanaj, raporton gazeta Panorama.
Bëhet fjalë për pamjet e kamerave të sigurisë në një lokal në zonën e “Komunës së Parisit”, pranë Liqenit Artificial në Tiranë.
Në këto pamje, sipas prokurorisë, Ilir Karçini shikohet se është takuar me Julian Sinanajn në fund të muajit nëntor 2013.
Sipas organit të akuzës, biznesmeni Ilir Karçini ka porositur vrasësin me pagëse Julian Sinanaj që të kryente një atentat ndaj ndaj biznesmenit tjetër të karburanteve, Piro Bare.
Julian Sinanaj ka pretenduar se pasi ka marrë porosinë për vrasjen e Piro Bares, ka planifikuar ekzekutimin e tij me ksploziv në rrugën Tiranë-Kavajë.
Për shkak të lëvizjeve të policisë, ai është tërhequr nga ky plan dhe ka vendosur ta kryente vrasjen me armë në Tiranë, por më 25 janar është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila parandaloi ngjarjen.
“per shkak te levizjes se pordhicic eka anulluar vrasjen me exploziv”hajde analiz.u bet si 55-sa o Mero por jo blu por te kuq!
Mendoj qe eshte nje skenar i kurdisur
Video nga nentori 2013? Habitem qe jane ruajtur, zakonisht 30 dite eshte maksimumi sepse mbarohen GB e kompjuterit